E enjte, 01.05.2025, 09:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Kulaku që desh bleu "Shtëpinë muze të partisë"

E hene, 01.03.2010, 10:20 PM


Kulaku që desh bleu "Shtëpinë muze të partisë"

"Ka gjëra që unë nuk i di.Po unë kurrë nuk shkruaj për gjëra që s'di "
Leon Filipe

Tregim

Nga Përparim Hysi

         E  di që do çuditeni,sapo të shihni titullin e këtij
tregimi.Se si është e mundur që një kulak(dhe ç'kanë hequr
kulakët,veçanërisht në fshat,vetëm ata e dinë),të vejë e të tentojë që
të blejë bash  atë shtëpinë muze ku"Shoku Shpati themeloi partinë"?Po
është një e vërtetë që nuk e luan topi.Se aq bujë bëri kjo tentativë
blerjeje(se si mund të vihej në shitje një objekt me aq"vlerë
historike?!!!),sa gazetat që kishin  nisur të dilnin si kërpudhat pas
shiut,në fillimet e demokracisë e dhanë lajmin me shënja
korsive:"Qytetari Luan Jaupllari donte të blinte shtëpinë ku u
themelua partia!".Natyrisht,ky lajm i bujshëm dhe krejt sensacional në
atë kohë,jehonën më të madhe e pati në fshatin tonë,Mbrostar-Ura të
Fierit,se Luan Jaupllari qe bashkëfshatari ynë dhe ca më tepër:Luani
qe  kulak.Dhe kushdo bënte pyetjen:-Përse,xhanëm?Drejt dhe
atë"shtëpinë muze" .Por,pak nga pak,le t'ia heqim petët lakrorit,për
të zbuluar "lakrat".Pra,përmjet këtij tregimi,unë dua që lexuesi të
njihet me këtë Luanin ,kulak që donte të blinte"Shtëpinë muze".

                                 *   *   *
    Kulakllëkun,Luani, e mori si trashëgim nga i ati,Isufi.Isufi jo se
kish bërë ndonjë gjë të madhe kundër partisë,por ja që kish qenë derë
e madhe atje,në Përrenjas të Skraparit.Derë e madhe,shtëpi e madhe: me
5-vëllezër .Aty,në shtëpinë e Isufit(në kohë të luftës shtëpia njihej
si shtëpia e Orhan Përrenjasit,vëlla më i madh nga Isufi,ky),e pati
bazën shtabi partizan:hante -pinte,ngriti dhe spitalin për zonën,por
aha,partia që kish krijuar sh.Shpati tek çdo i pasur shikonte një
armik dhe,kur thotë populli:të ha bukën dhe të përmbys kupën.Kështu
ndodhi dhe me të vëllanë e madh të Isufit:Orhanin.NJa dy vjet  pas
Çlirimit,Orhanit i vunë hekurat;e përlasën në burg dhe ç'qe më e
keqja:pa e nxjerrë në gjyq, e vranë brënda në burg.Vranë Orhanin duke
lënë jetim 5-fëmijtë  e Orhanit,por shpata e ndëshkimit komunist zu e
ra dhe mbi të vëllezërit e Orhanit.Kështu që një ditë prej
ditësh,Isufin,të atin e këtij Luanit për të cilin do ju flas unë,e
shpallën kulak.Isufi ka qenë burrë shumë i zgjuar,sa të rrallë i kish
shokët.Para dhe gjatë luftës ish marrë me tregëti dhe për tregëti i
hanin duarët.Por,po të lanë për prift,bëhesh dhe dhespot.E hoqën nga
Çorrovoda ku kishte dyqan tregëtie dhe e kthyen në Përrenjas,atje në
breg të Tomorricës.Qe njeri me nuhatje që nuk ia hante qeni shkopin
kollaj,ndaj kur pa ç'i ndodhi të vëllait të tij të madh,me dy vëllezër
të tjerë, e la Përrenjasin dhe ra drejt e në Myzeqe ku në fshatin
Petovë të Fierit bleu tokë.Se erdhi para reformës agrare në Petovë.Po
dhe këtu"hija" e të vëllat,po dhe "hija" e tij(se si tregtar qe i
shkathët),se nuk shihjej me sy të mirë.Por sa i shkathët që qe,qe dhe
burrëror.Kish një ditë për mysafir(ende nuk ish shpallur
kulak),kryetarin e pushtetit lokal dhe,ndërsa hanin e pinin,dëgjoi  që
e thirrën nga jashtë.Doli dhe e solli mysafirin tjetër drejt e
brënda.I priu mysafirit me këto fjalë:-Urdhëro,Ymer Efendi,dhe zërë
buxhakun përballë këtij mikut tjetër.Dhe kështu bëri dhe Ymer
Efendiu,atje,përballë këtij  tjetrit,të pushtetit lokal.Mirëpo ashtu
si dardha që ka bishtin prapa,kështu e pati prapa avazin(si qemania e
Nastradinit.de!) edhe kjo pritje për Ymer Efendinë.Se Ymer Efendiu
që,për të thënë të drejtën, qe EFENDI me të vërtetë,sapo qe shpallur
kulak dhe për kulakët kish porosi të veçantë:as dhënie dhe as
marrje.Po dëgjonte Isufi me atë vesh,or tunjatjeta?Pushtetari erdh dhe
u nxi dhe,kur të nesërmen e thirrën në pushtet për t'i kërkuar
llogari,ai:kur më vjen në shtëpi një mik,edhe hasm ta kem,do ta pres
ashtu siç duhet,se bëj nderin  e shtëpisë unë.S'ka në shtëpinë time
një kazil e një balash.Ashtu,ëëëë!!!-iu kërcënuan në pushtet.Pa zunë e
hapën ata"tefterët e vjetër" dhe,jo më larg se një muaj,pas kësaj
pritjeje,Isufin e bënë kulak.Kjo damkë e keqe nuk iu hoq deri sa erdhi
demokracia.Kështu që Luani,djali i  Isufit,e mori si me"tapi" këtë
damkë dhe atij nuk ia nda kjo"tapi" deri në vitet e demokracisë.

                             *      *      *
            Aty nga viti 1960 Isufi,sado që qe kulak(qe shumë i
shkathët dhe i gjallë dhe kushedi kujt zyrtari në Fier ia kish zënë
kokën me derë?!),erdhi dhe u vendos familjarisht në Mbrostar-Ura që
aso kohe qe sektor ferme,i fermës "Çlirimi" nga më të mëdhatë në
vëndin tonë.Luani atë kohë ishte a nuk ishte 15
vjeçar.Por,sidoqoftë,filloi punën në bujqësi.Kur plotësoi moshën për
ushtri,drejt e në një repart pune:qe pak si taksative kjo puna e
ushtrisë për këta të"deklasuarërt":vetëm në repart pune.Atje dhe u
"rrit" dhe,si i zgjuar që qe,e dinte që në  jetë nuk do ta kish të
lehtë,u mundua që të "nxërë" ndonjë zanat.Dhe"nxuri" për
murator.Kështu që  kur u lirua nga ushtria vëret që u kthye në
fshat,por punonte me brigadën e ndërtimit.Pak më lehtë se në
bujqësi,domosdo,por ashtu si i ati,nuhaste për diçka ku të qe më
mirë.Dhe ia arriti:në brigadën e i nvestimeve në fermë(kështu quhej
brigada që merrte përsipër ndërtimet dhe riparimet në gjithë sektorët
e fermës).Qe punëtor i madh,i shkueshëm me shokët,pak tallës me shokët
"komunsitë",të cilët,sa nuk i donte në thellësi të shpirtit,aq me
kujdes  e me takt i trajotnte faqazi.Në se  populli thotë që pema bie
nën pemë,unë them se këtë e kanë thënë për Luanin.Qe krejt si Isufi!Na
qenkësh bërë një si davet,një si jubile me brigadën ku punonte
Luani.Kur tak dhe na çohet sekretari i partisë(epo kush tjetër të qe
më i madh atje,de?),dhe,aty mes të pirash e të ngrënash,na paska
ngritur një shëndet për sh.X...,drejtorin e ndërmarjjes.Dhe ndërsa të
gjithë ngrihen në këmbë për të pirë shëndetin e atij X...,de,kur brrof
Luani,ky kulaku,bën prroçkën:-Nuk e pi unë,- thotë
shëndetin.-Siiiiiiiiiiiiiiii?!!!-gjëmoi "dollibashi!,ti nuk pi
shëndetin e sh.X... që partia kështu e ashtu,por Luan Kulaku(jo nuk e
kish hiç vetëm se ç'ka barku, nxjerr  bardhaku),e  vërviste larg
hobenë e tij.Nuk e pi jo.Le të jetë komunist.Sa të jetë gjallë një
njeri,ka akoma kohë për t'u turpëruar.Ore,-iu kthye atij
"dollibashit",- a qemë dje në zbor tok ne?-Qemë,- pranoi tjetri.Po a
nuk erdhën dhe e arrestuan atë komisarin se kish bërë turpe me atë
uloken pranë repartit?Po komisari a nuk qe komunist dhe i nderuar deri
në, atë çast?Vetëm për një komunist e pi shëndetin unë,se e di që nuk
turpërohet kurrë:vetëm për shokun Enver,tek ai kam besim,-dhe
Luani,tak dhe e hodhi dopion siç qe,po për"sh.Enver,ama!".Të gjithë
bënë siç bëri "kulaku Luan".Mos bënin,po të donin që mos i hante
zegali.Përbrënda e dinte vet për kë e pinte,por do lozur pak theatër
jeta,-thoshte,- se ndryshe jo ne kulakët ekemi keq,por dhe ju pa
baliskë.Këtë e thoshte në intimitet me ndonjë mik  të ngushtë,se
kështu nuk i jepte kot gojës.Kjo "proçkë" i doli pak si për mirë:kish
kohë që kërkonte një truall për të bërë shtëpi dhe nuk i jepnin.Rronte
me prindërit,me katër motra e dy vëllezër në një hyrje në pallat.Pas
kësaj pirjes  së shëndetit"vetëm për sh.Enver!!!",i dhanë truall.Dhe
ndërtoi shtëpi të re.Me vujatje e mundime,sa thanë për të shoqen e
Luanit,Fatimenë,po nuk vdiq këtë herë,nuk ka për të vdekur kurrë.Se
Luani qe njeri që bënte çudira:kish një urrejtje proverbiale për
partinë e për pushtetin"popullor".Por kish mënyrën e tij për të
vrigëlluar dhëmbët kundër tyre.Jo me të folur(se të marrin brënda këta
qenër,thoshte),por i sfidonte me punë.Pra,mori truall dhe vendosi që
shtëpinë ta bënte  me dy kate.Me dy kate në Mbrostar-Ura apo kudo
nëpër fshatra nuk bënte vaki.Por Luan Kulaku nuk i harronte se çfarë i
kishin punuar.Dhe donte të hakmerrej.T'u bënte krashillëk dhe partisë
dhe pushtetit.A s'i kishin babai dhe xhaxhallarët e mi atje,në
Përrenjas,me dy kate?Dhe unë  me dy kate do ta bëj sikur dhe të
vdes.Dhe iu fut punës së bashku me të shoqen,Fatimenë(kjo nga një
fshat i Korçës),që qe   po aq punëtore sa dhe i shoqi.Dhe,kur bënin
shtëpinë,fëmijtë si dy djemtë dhe çupën,i kishin të vegjël.Luani sado
që punonte më shumë natën se ditën(se ditën që të dy punonin,se
ndryshe të merrnin si parazitë e drejt në internim,apo s'ua kishin
qejfin?!).mbahej mirë,kurse Fatimeja erdh e t'u bë si ajo fleta e
ftoit në vjeshtë,sa të dhimbej.Por ia dolën.E ngritën shtëpinë
dykatëshe mu aty buzë xhadesë,në krahun e majtë kur vjen nga Fieri për
në Lushnjë,nja dyqind metra larg urës mbi lumë.Të më shohin kush
jam!-më thoshte.Qenkam kulak?Po pse ç'kam bërë?Ç'kemi bërë
ne,kulakë,vallë?Dhe bash aty ,sa erdhi demokracia,e shiti shtëpinë
dykatëshe.-Ku do shkosh?- e pyeta.Aha,- më tha,- kam një plan.Po kush
e di a do më dalë?Më tepër nuk e shpova.

                               *     *     *
               Unë,sakaq,dhe kisha filluar punë në Drejtorinë Arsimore
në Fier,dhe më ish bërë zakon që,në vitet e demokracisë,shkoja tek
pika e shitjes së gazetave dhe,nga që shitsin e kisha njeri
timin,mirrja të gjitha gazetat dhe,pasi i lexoja,i ktheja po prapë.Kur
një ditë ç'të shoh?Në njërën nga gazetat shkruhej me gërma
korsive:"...qytetari Luan Jaupllari ka kërkuar të blejë  Shtëpinë muze
ku u themelua partia?!".Sa e pashë,nuk e mbajta të
qeshurit.Ende,mendova me vete,ky kërkon që të hakmerret pak më
ndryshe.Nuk ia kishin dhënë dhe,kur e takova,në shtëpinë time ku kish
ardhur për vizitë,e pyes:-More ç'të kish hipur me atë shtëpië muze
ty?Ai pyetjes sime iu përgjigj duke qeshur:-Pse kush më parë se unë
duhet ta blinte atë shtëpi?Sa të"mira" pashë,a mund ta lija në dorë të
një tjetri?Xhaxhanë ma vranë në burg.Tim atë kulak.Ne,po siç e di,nuk
pamë një ditë të bardhë.Ah,kur nuk ma dhanë!Se,po t'ma kishiin
dhënë,atje në mur(pas riparimit,domosdo)do shkruaja  kjo është shtëpia
e Luan Isuf Kulakut!Nuk ta dhanë,- ndërhyra unë,- po tani nga do t'ia
mbash?-Po hedh themelet,- më tha,-tek "Vila e Zogut" në Durrës.Epo më
takon se Zogu,vërtet qe mbret,po ne(e kam fjalën për të mitë dhe sojin
tonë ,de) nuk na trazoi.Ky,tjetri, na vrau,na preu,dhe na piu gjakun.

                          *     *    *
Edhe tek "vila e Zogut" Luani e ngriti shtpinë me dy kate.Sa ç'e
kishte në Përrenjas.Veç shtëpisë me çunat hapi dhe një  furrë buke dhe
është bërë biznesmen.Unë kam tani gati 10-vjet pa e parë,por më kanë
thënë që punët i venë mbroth.Se gjithmonë krahët i kishte të njoma dhe
qe mësuar që rronte me djersë të ballit:njësoj si të parët e tij,të
cilëve partia e pushteti popullor i bëri kashtë e kokër dhe u hoqi
skalpin.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx