Kulturë
Alfred Uçi: Ja si u përkthye në greqisht “Prometeu dhe Hamleti”
E hene, 01.03.2010, 07:39 PM
Flet professor Prof. Alfred Uçi
Ja si u përkthye në greqisht “Prometeu dhe Hamleti”
Nga Albert Zholi
Jam lidhur me miqësi me Spiro Xhain kur ai ishte në Greqi në vitin 1992. Më parë, në Tiranë, për asrye se nuk na lidhte puna, nuk patëm muhabet. Thjesht përshëndeteshim. Unë kisha shkuar në Greqi për një punë tjetër, por ai kur më pa më ofroi bashkpunim. Sa më pa ai më ftoi të bashkpunonim në fushën e letrave. Ishte një ftesë që nuk e prisja . Pra këtë afrim, nuk e patëm aty në Tiranë ku na ndante një gardh, por në Athinë, ku u njohëm mirë dhe familjarisht. Ne krijuesit shqiptarë patëm një mbështetje të madhe nga ai. Unë e vlerësoj atë në fushën e letarve shqipe dhe ato të minoritetit. Por unë do të veçoja, disa momente që janë të rëndësishme në jetëm time. Kështu nisi biseda me prof. Alfred Uçi në Akademinë e Shkencave në promovimin e librit të shkrimtarit minoritar Spiro Xhai.
Cilat janë këto momente?
Kur u ndodha për herë të parë në Greqi , mua më propozuan të shkruaja një libër për luftën e dytë botërore,konkretisht për luftën e përbashkët të minoritetit grek në Shqipëri më shqipatrët, kundër pushtuseve nazifashistë. Pra për atë periudhë që ishte shumë e vështirë për të dy palët. Unë e refuzova në fillim se nuk kisha njohuritë e mjaftushme dhe faktet që të flsija për atë periudhë të ëvshtirë. Për minoritetin grek të Shqipërisë si dhe në kohën e socializmit. Si kasha ndjekur nha afër këto periudha për këtë etni. Nuk kasha lidhje shumë të ngushta me këtë zonë edhe pasi shkollën unë e kryejta në Shkodër. Por në kët kohë ndërhyri, Spiro Xhai. Ai më thotë merre se është temë intersante, sepse për sa I përket pjesës së minoritetit dhe Greqisë do të ndihmoj unë. Dhe me të vertëtë, ai më dha një besim të plotë, sepse ai dallohej për një kujtesë fenomenale. Ai atë kohë punonte në një nga shtëpitë botuese më prestigjioze në Athinë dhe ishte konsulenti kryesor në hartimin e një enciklopedie të madhe me 56 vëllimshme. Për këtë encikolpedi Greke, do të ishte pikërisaht ai që do të thonte fjalën e fundit, sepse ishte i drejtë dhe kujtesë që tek pak njerëz e kamparë. Botuesi më tha se Spirua ka korigjuar shumë gabime të histrisë, gabime të cilat janë krijuar nga grupet e punonjësve apo profesorëve dhe studentëve të Universiteteve të Greqisë, të cilët nuk e njihini aq mirë gjendjen e minoritetit grek në Shqipëri. Për këto pjesë të enciklopedisë ai ishte penda e parë që fitoi besimin e stafit.
Cili ishte libri që ju kërkuan të bënit dhe çfarë përmbante ai?
Ai titullohet “Njeriu në kufi”, ku dhe pse nuk isha marrë me letërsi artistike, por pashë që kisha diçka për të thënë. Në këët libër doja të thoja se jeta në kufijtë e ballkanit, sidomos mes kufijve të Shqipërisë dhe Greqisë, apo Greqisë dhe vendeve të tjera fqinjë, nukka qenë si jeta e disa vendeve të tjera të mëdha psh, Amreikës apo Kinës, që kanë terrirore të mëdha dhe ku ndarjet kufitare nuk bien shumënë sy, ndërsa kufijët në ballkan, ka qenë plot ndarje, të cilat kanë ardhë, jo nga mardhëniet miqësore mes popujve që flasin gjuhë të ndryshme, por nga intersat e shteteve të mëgjaja evropiane, të cilat bënin sehir ballkanin, bile ka pas dhe ka udhëheqës të vendeve të mëdha që fërkojnë duart,kur grinden, zihen ose acarohen mardhëniet midis popujve të ballkanit. Unë mendoja se jeta e njeriut shqiptar, bullgar, grek , turk e të gjithë ballkanit, përsderisa ekzistojnë pretendime në
kufij, ka qenë një jetë e vështirë, dhe plot ngjarje historike jo vetëmpër popujt ekëtyre vendeve që kishin probleme, por kanë qenë të rëndësishme edhe për vendet e evropës. Kanë qenë në këtë mes fate shumë tragjike dhe duke u nisur nga kjo unë desha, të tregoj një të vërtetetë se sa e mundismshme ishte që të jetoje buzë këtyre kufijve,mes popujve që kanë kontardita. Por nga ana tjetër ky problem përhapej në gjithë popujt e ballkanit. Këtu më ndihmoi Spirua., sidomos për situatën që ekzistonte në luftën e dytë botërore atje në kufirin shqipatro-grek, në zonën e minoritetit,pasi ai ka qenë luftëtar,partizan në këtë zonë në luftën e dytë botërore. Ai kishte njohuri të mjaftusehme për bashkpunimin e forcave partizanegreke me ato shqiptare sidomos minoritare. Kjo në libër është dhënë nëpërmjet fakteve të karakterit historic të vërteta por duke pasur parasysh jetën konkrete të njerëzve të ndryshëmqë e vuajtën këtë situatë. Spirua më ndihmoi për të bërë një përkthimshumë të mirë të këtij libri, në gjuhën grek. Ky përkthim më dha mundësinë për përkthimin dhe të një libri tjetër një libër që tarjtonte problemetë specialitetit tim . Libri titullohet “Prometeu dhe Hamleti”. Ishte njëlibër disi I veçantë pasi kur e përktheu Spirua, ua dhanë dy profesorëve të Universitetit të Athinës, të specialitett timpqër ta parë.
Dhe si vazhdoi udha e këtij libri?
Librin prae morën dy profesorë të Historisë së letërisë nga më të dëgjuarit në Greqi. Ata e panë me shumë vëmendje, e lexuan dhe e pëlqyen . Kështu që dhanë lejen [ër botim pasi u pëlqeu shumë. Ky pëlqimerdhi për dy arsye së pari sepse, ishte përkthye në greqisht në mënyrë të shkëlqyer nga Spirua, (sa ata u habitën për përkthimin), dhe së dyti ata u habitën si paskësh në Shqipëri njerëz të tillë Që u marrkan me probleme të tilla filozofiko-estetikë sic ishte libri “Prometeu dhe Hamleti”. Falë këtij bashkpunimi, unë me Spiron krijuam një miqësi tëmadhe dhe më vjen keq që e njoh kaq vonë kur në fakt kisha mundësi të njihesha kur ishim aq afër në Tiranë.
Si nuk kishit mundësi të njiheshit në sistemin komunist, kur ishit aq afër?
Ishin kohë të tjera. Ne kishim punë të ndryshme. Ai dilte për në punë nga ana e bulevardit unë në të kundërtën. Ai punonte në shtëpinë botuese”Naim Frashëri”, unë në fillim në Universitet dhe më vonë ne Akademinë e Shkencave kështu që skishim mundësi.
Komentoni
Artikuj te tjere
Lasgush Poradeci pret mjellmat e Ohrit
Gjon Keka: Kosova s'është diasporë, por atdhe kombëtar
Nuhi Veselaj: Drejt standardizimit të gjuhës shqipe (Hyrje)
Vladimir Bruçaj: Eagles - Hotel California
Kristaq Turtulli: Ç'është jeta e një njeriu
Mazllum Saneja: Poezi nga Ali Podrimja dhe piktura nga Jan M. Stuchly
Albert Shala: Shqipëri drithmë e stërlashtë (Cikël poetik)
Xhenc Bezhi: Si fabul
Demir Krasniqi: Aty është Kosova nënë
Halit Bogaj: Zeqir Gërvalla, përmbledhje poetike
Zef Mulaj: Studenti i akademisë së policisë
Shefqet Dibrani: Cikël poetik nga Sadik Krasniqi
Blerta Muqaku: Miss Baden-Württenbergu 2010
Sami Islami: Mos ma bani rrafsh!
Enver Visoka: Hëna e plotë prek në dritare
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Përparim Hysi: Ditar poetik
Besiana Avdyli: Pergjigje nje miku
Albert Zholi: Flet shkrimtari Kujtim Dashi për botimin e ri “Pesë yje mbi mjerim”
Kujdesi i “dy bijve” të Kodrës...