E enjte, 01.05.2025, 05:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Vlera rë reja shqiptare që e fisnikërojnë botën letrare rumune

E marte, 02.03.2010, 10:55 PM


Vlera rë reja shqiptare që e fisnikërojnë botën letrare rumune

Nga Baki Ymeri

Preokupimet permanente në fushë të letërsisë krijojnë forma të reja të komunikimit për afirmim vlerash shqiptare të admiruara nga dashamirët tanë në botë. “Nuk i njoh autorët, na thot një eseist rumun, por po e shoh se kemi të bëjmë me frymëzime importante që e begatojnë spekrtin e botës letrare rumune.” Kështu do të shprehet Victor Steromi, i cili e prezanton Hysen Këqikun nga Kosova në faqet e revistës “Revista noua” (nr. 1/2010): “Poeti kosovar është një zë origjinal përmes kultivimit me ngazëllim të çiltrisë e të transparencës së shkëputur nga ekzistenca e përditshme apo nga vizionet kosmike. Tejdukshmëria e reales është realizuar përmes shfrytëzimit të dendur të strukturës poetike të tipit oksimoronik, në të cilin intersektohet brishtësia e ndjeshmërisë shqiptare dhe solidariteti i brishtë i realitetit.  Sublimja është prezente si fiksion të cilit nuk ka nevojë t’ia shtojmë edhe finalen e shpërthimit të melankolisë”. Pas këtij mendimi të shkurtë pasojnë bibliografia e autorit dhe poezitë Ecje, Loti i shpërthimit dhe Pagëzimi i këngëve.

Në këtë kontekst, në faqet e së njëjtës revistë, pos vargjeve të mia për të cilat nuk ka nevojë të flas, ngase kush flet për vetveten s’e dëgjon askush, defilojnë edhe vargjet e Merita Bajraktarit nga Amerika: Kur degdiset një zemër, Pamundësi dhe Jeton dita, të shoqëruara me elemente bibliografike dhe një vlerësim të shkurtë estetik: “Autorja dëshmon në shkrimet e saj një interes të përmbajtur ndaj lëvizjeve shpirtërore apo meditative, duke e ndjerë veten të kënaqur me regjistrimin e impresioneve intime, të përjetuara dikurë, sidomos në vjershat e saja të një brishtësie të kristaltë. Poetseha Merita B. McCormack dëshmon se në thellësi të shpirtit të saj fshihen emocionet e shprehura me besnikëri, disa duke i kontururar në linja të skicuara me një atmosferë lapidare prej hijesh e dritash që t’i përkujojnë revelacionet e shenjta të shpirtit shqiptar” (V. Sterom).

Ballina revistash rumune me vlera shqiptare
Ballina revistash rumune me vlera shqiptare

Hysen Këqiku
Hysen Këqiku
Sabile Keçmezi-Basha në Revista noua
Sabile Keçmezi-Basha në Revista noua
Dy poetë të shquar nga Kosova që prezantohen në revistat “Bucovina literara” (nr.1-2/2010) dhe “Cronica” (nr. 1/2010) janë Ibrahim Berisha dhe Basri Çapriqi, për vlerat e pakontestueshme letrare të të cilëve shkruan me admirim poeti dhe esiesti Marius Qelaru (rum. Chelaru). Përndryshe, pas botimin të vëllimeve “Hapja e guacës” (B. Çapriqi) dhe  “Nën diellin që nuk vdes” (I. Berisha), vargjet e tyre defilojnë në gjuhën rumune edhe në revistat “Oglinda literara” (nr. 2/20020) dhe “Climate literare” (nr. 3/2010), ndërsa “Natiunea” (nr. 541/2010),  e prezanton Basri Çapriqin me një dedalion estetik që qëndisur nga poetesha Monika Mureshan. Në këtë kontekst librash që e fisnikërojnë historinë e lidhjeve rumuno/shqiptare, vlen të përmendet edhe vëllimi i Adem Zaplluzhës, “Pema e bekuar”, i prezantuar përmes reçensionit “Ndërmjet dhembjes dhe çastit kur mitet zgjohen” (botuar në revistën Natiunea (nr.545/2010), duke patur për autor kritikun letrar M. Chelaru.

Sali Bashota, Luan Topçiu, Miradije Ramiqi, Sabit Rrustemi dhe Edi Shukriu, paraqiten me nga një urim kushtuar revistës “Poezia” në jubileun e numrit 50-të të kësaj tribune letrare që del në Jash të Moldovës, ndërsa Sabile Basha, Nuri Plaku dhe Vilhelme Vranari nderohen përmes prezantimit të tyre në faqet e revistave “Impact”, “Cronica” dhe “Revista noua.”. Mihai Antonescu boton reçensionin “Zjarre dhe kambana” kushtuar librit të Nuri Plakut (“Climate literare”, nr. 27/2010), ndërsa në kuadrin e kronikës “Universi poetik i ndjeshmërisë së brishtë”, Marius Chelaru shkruan me admirim për Nuri Plakun nga Shqipëria në faqet e revistës “Natiunea” (nr. 536/209). Dhe së fundi, vlen të potencojmë faktin se para ca ditësh, në vigjilje të pavarësisë së Kosovës, e panë dritën e botimit në Bukuresht, libri i Remzi Bashës nga Suedia (“Zëri i Atdheut”), Kostaq Dukës nga Amerika (“Trëndafili që çelte në janar”) dhe Adem Zaplluzhës  nga Kosova (“Pema e bekuar”).


(Vota: 14 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx