E enjte, 01.05.2025, 03:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Flet gazetarja e rtsh dhe publicistja Arjana Qatipi

E enjte, 04.03.2010, 09:46 PM


Flet gazetarja e rtsh dhe publicistja Arjana Qatipi

E kisha ëndërr RTSH, pasi kisha cen në biografi
TVSH mbetet një “Kullë e fildishtë”
E përkrah bashkjetesën,krijon një familje solide
Emisioni “Zemër” mbetet ndër më të bukurit në radio

Së bashku me Tefta Radin, ato përbëjnë ende një duet, që I kanë rezistuar mesukses kohës në TVSH. E rritur mes ënddrave për të hyrë në këtë “Kështjellë magjike:” siç e quan ajo rtsh, pas një pune mëse 13 vjeçare si mësuese në fund të viteve 1990 prek ëndrrën e saj. Fillon së pari në radio dhe më pas në TVSH. Sistemi komunist ja kish lënë në mes ëndrrën për vetë faktin se babai i saj ishte cilësuar si puçist në grupin e ushtarakëve. Në radio ajo punon me këmbëngulje duke hapur emisione të reja dhe më pas frymën e re e përcjesll dhe në television. E shkathët,punëtore, edhe pse i janë ofruar vende të shmuta pune, as ka ndërmend ta tradhëtojë “kështjellën e fildishtë” që e ka pas ëndërr në jetë. Në këtë intervistë eksluzive ajo rrëfen jetën e saj duke qenë shprehur qartë optimizmin se të ri në një insitucion nuk të bën mosha, por idetë.

Albert Zholi

Znj Arjana kur keni filluar për herë të parë në radio Tirana?

Ka qenë viti 1989 vit ,ose më mirë të themi në  fund të vitit 1989. Kur kish filluar sdopak liberalizimi dhe lufta e klasve nuk vazhdonte më si më parë.

Mos vallë je goditur nga lufta e klasave?

Sigurisht. Unë kampunuar 13 vjet mësuese në Mirditë dhe pse ëndrra ime ka qenë radioja dhe televizioni. Babai im u godit me grupin e ushtarakëve  me të ashtuquajturin :Grup puçist i ushtrisë” dhe për kërë arsye na çuan si dënim në Mirditë. Në këtë vend që ruaj kujtime nga më të bukurat unë isha një mësuese me sytë nga Tirana . Por kjo krahinë me tradita më ka pritur në mënyrën më të bukur të mundshme. Pra unë jepja çdo lloj lënde,vetëm të drejtën e gazetarisë nuk mund ta ushtroja.

Ju mëesuese për 13 vjet, po studimet përse i mbaruat? 

Për gazetari.. Ndaj dhe mëdhëmbi që se ushtraova në Mirditë pasi aty nuk kishta ansjë gazetë lokale ku mund të  shprehja apo përcillja mendimet e mia. Aty akumulova shhumë gjëra , preka pëllëmbë për pëllëmbë shumë vende dhe doja diku që ti botoja apo ti përcillja tek lexuesi apo dëgjuesi. Sa herë vija në Tiranë patjetër do të kaloja praën RTSH-së,mbasi kjo kështjellë e fildishtë siç e quaj unë më dukej si e paprekshme, si një ëndërr e largët dhe pse unë gjatë studimeve për gazetari, praktikë n gjithmonë e bëja në radio. Ishin vitet 1975-76 dhe thuajse unë e kisha përcaktuar ose ma kishin përcaktuar vendin në radio pas përfundimit të studimeve.
 
Pse u përcaktuat në radio gjatë studimeve?

Kjo ndoshta erdhi jo vetëm për shak  të rezultateve por edhe se ndoshta zëri im u pëlqye. Në atë kohë Shef ka qenë Agron Cobani, një profesionist i shkëlqyer. Atij i pëlqeu zëri im.

Kur erdhët në Tiranë filluat menjëherë në Radio Tirana?

Jo, punova në një revistë për bujqësinë. Për mua ishte një eksperiencë. Unë kisha dhe dija shumë gjëra për bujqësinë dhe mund të shprehesha për shumë gjëra. Por rikthimi tek radio Tirana ka qenë një ndër ditët më të bukura të jetës. Një ndër ditët ku sytë më lotuan nga gëzimi. Për mua deri në 1989, RTSH ishte një mollë e ndaluar dhe në vitin 1989, unë mund ta prekja atë. Hyra në auditoret e saj me një gëzim fëmije. Nuk e besoja që u bëra pjesë e stafit aq dashuri kuisha akumuluar për të. Për mendimin tim  nuk mund të bëhesh gazetar i televizionit
pa kaluar më parë dyert e bukura dhe plot dritë të radios. 

Sa emisione ke pasur në radio?

Kam pasur tre emisione si fillim me një ngarkesë të paparë emisione 3 orëshe që përbënin një lodhje të tejskajshme por edhe një gëzim të madh. Lodhjen nuk e shprehja asnjëherë. Por emisioni që do të veçoja në vitin 1990-91 ishte emisioni me gazetarin Agim Pipa.  Ishte një startim me lidhje direkte në telefon, emision që zgjaste edhe 4-5 orë në ditë. Ky emsion thyejti kornizat e kohës. Titullohej “Sot po nesër”? Ishte një emission pa censurë ku secili shprehte mendimet e veta, për kohën. Ishte koha kur filluan të iknin emigrantët e parë dhe liria e fjalës ishte fituar plotësisht. Tashmë kisha se çfarë të shprehja në radio. Ishin vitet e shumpritura të lirisë që shqiptarët kishin kohë që i prisnin. 

Po emisioni më i bukur që keni realizuar në radio?

Po. Tashmë ne kishim shumë hapësira por duheshin bërë gjetje. Dhe se bashku me gazetarin Agim Pipa ne hapëm emsionine ri “Zemër”. Këtu i dedikoheshim pikërisht emigrantëve klandestin, lidhjeve me familjet e tyre. Me këtë emsion ne u lidhëm me gjithë botën. Filluan të na kuptonin dhe të na dëgjonin shumë. Lidhëm shumë familje. Lidhëm shumë prindër me fëmijë. Edhe sot kur na dëgjojnë zërat në televaizion apo gjetiu na kujtojnë nëpërmjet atij emisioni duke thënë “Ua ajo, ai e emisionit “Zemër”. Lidhjet e para ishin me Greqinë dhe me Italinë kur muajin e parë lidhëm 25 fëmijë me prindërit. 

Duke pasur kaq sukses në radio, pse kaluat në television?

Eh, të thsëh të kalosh në television duhet të kalosh në dyert e arta të radios. Kur pashë suksesin në radio, unë tashmë me vete mendova se kish ardhur koha për të kaluar në television. Ishte fundi i vitit 1990 dhe fillimi vitit 1991. 

Cpërbënte për ju ky kalim nga radio në television? Një risi, apo një ecje, rrugëtim nëpër mediat shkallë shkallë?

Rikthimi në radio erdhi në sajë të ish Drejtorit Thimi Nika dhe pse ende politikisht për mua nuk ishin pjekur kushtet. Dhe pse atij i bënë presion. Me ardhjen në radio,unë gjithmonë mendoja dhe televizionin. Nodhi në mnyrë graduale dhe normale. Kaloi nga subkoshienca ime në koshiencë që tashmë brenda meje ishin pjekur të gjitha aftësitë për të kaluar në televizion. Tashmë doja të isha me dëgjuesin e drejtpërdrejtë me tema të veçanta  të pa realizuara më parë. Radioja dëgjohet shumë, por televizioni është më i prekshëm, më i dukshëm. Ishte kërkesë ndaj vetevets ndaj bëra një kërkesë në Drejtorinë e televizionit e cila m’u aoprovua menjëherë. Pavarësisht se s’donin të më linin nga radio Tirana. Kjo për mua u quajt risi. Vendi ishte i mbushur me probleme sociale dhe unë jam e priur që të trajtoj, probleme të tilla. Ashtu siç e emedoja e shpreha aty në Drejtori të gjitha ato tema të cilat  i
kisha akumuluar dhe i kisha bërë gati brenda kokës me kohë. Mendoj që godita. Godita në shenjë.

Në cmnëyrë goditët?

Ja, sepse u mora me emsioine speciale që nuk ishin trajtuar. Me njerës me probleme me SIDA, me të përndjekurit, me varfërinë, dikush i dhunuar, i dënuar padrejtësisht, me njerezit me aftësi të kufizuara dhe shumë probleme të tjera. Shumë kolegë më thanë ctë duhen këto probleme, por koha tregoi se kisha të drejtë. Ishte momenti që s’kisha përkrahje dhe prekja e këtyre temave më solli shumë lumturi se solla zërin e njerëzve të thjeshtë në ekran, e cila nuk ishte realizuar më parë. Mendoj se solla një zë të ri. Një zë që mungonte dhe që duhej sjellë.

Pra ju nuk punuat tek departamneti i lajmeve në fillim?

Jo. Unë punova tek Departamenti social-ekonomik. Kështu emërtohej në atë kohë. Por njëkohësisht unë u futa dhe në problemet politike. Skisha se si të shmangeshe. Dhe të doje nuk shmangeshe dot. Pikërisht në këtë kohë hapa një meision me 10 puntata, ku përballesha me politikën . Ky emisoon titullohej “Korrupsioni përballë ligjit” ku unë isha e drejtpërdrejtë në emsion me spektatorin shikuesoin e RTSH, sit ë vetmin television në mbarë Shqipërinë. 

Përveç emisoneve me se u morët në këtë kohë?

Edhe me shumë dokumenatrë edhe politikë edhe social etj…dhe me probleme ekonomike. Ishin vitet 1991-1994

Kur kaloi Arjana në Drejtorinë e informacionit?

Pikërisht në kët kohë. Pra ishte viti 1994, por ende skam hequr dorë nga emisionet apo dokumenatrët,ato janë pjesë e jetës sime. Duhet të kesh paarsusysh se të punosh me dokumentarë duhet të kesh një grup të tërë një grup I cili të shoqqëron kudo. 

Keni kaluar  nga radio në television ku është ndryshimi midis tyre?

Ka  ndryshimsi ç ka dhe të përbashkëta. Radioja ka intimitet,lënie hapësira për diskutim,  është shollë për të arritur mëtej, kështu që kur vjen në television ti vjen me nej mendim të koncetraura me një fjali të shkurtëtrr të zgjedhur. Ndërsa televizioni ka Shkelje në terren. Shkelje të çdo vendi dhe fiksimi me kamer.  U drejtohesh shikusese drejtepëdrejt. Radio të ofron dëgjues,ndërsa në ekran je me kamera afër ku çdo lëvizje është e kontrolluar . Ne në gjuhën tonë themi “Kamera ose e ha ose të hëngri”. Jo  çdo njeri mund ta hajë ose zotërojë kamerën. Duhet të kesh një eksperiencë, një farë emri në gazetari, duhet të kesh kaluar disas stade që të aarrish të drejtosh emsione ashtu siç fillova dhe unë. Pra nëse në radio vjen edhe me veshje sportive apo veshje të thjeshtë, kamera të do me shumë të kujdeshme. Nqs në radio falet edhe ndonjë lapsus se mund  edhe ta korigjosh në television këto janë disi të pa prnaueshme dhe çdo gabim shikuesi ta vë në dukje dhe korrigjimi është i pamundshëm. Shijuesi të jep notën në mënyrë të drejtpërdrejtë. 

Pse nuk është larguar Arjana nga Radio Telebizioni shqiptar?

Ah! Mezi erdha me 13 vjet endra për të ardhur këtu tek kjoo kullë e Fildishtë që kur vina në Tiranë këmëbët më sillnin vetiu për ta parë. Ëndrra të përditëshme. Kjo e para. Ofertat I kam pasë të shumta. Diku shefe diku gazetare specila ee tj…Por ëndrra ime ka qenë kjo kullë e fildishtë. Tashmë që ajo më ka dhenë shumë dhe I kam dhënë është shumë e vështirë ta tardhëtoj. Sma bën zemra ta tradhëtoj dhe pse vendet që më janë ofruar ishin me shumë rrogë më të mirë. Kur u fut ekonomia e tregut menojja se do të na trajtonin  ndryshe pasi kishimçtë jepinim, por dhe pse nuk na trajtuan në mnënyrë të veçantë  nuk e mendova kurrë largimin, se kammenduar të tardhëtoj këtë “Kullë të Fildishtë” për mua. 
Pse?
Sepse shumëherë për të realizuar kam lënë fëmijët pa bukë, pra pa gatuar, i kam lënë pakujdesin e duhur sepse kam punuar Non stop. Sepse ashtu të kërkon televizioni. Kur ti mendon se ke mbaruar punë lind një problem tjetër një lajm, apo ku di unë dhe ti je e detyruar ti përgjigjesh. Sigurisht këtu kam pasur dhe mirëkuptimin e familjes. Televizioni kërkon përkushtim dhe s’ka orar. Pra pakti me bashkëshortin, mirë kuptimi me fëmijët dhe ndihma e zotit ma kanë lehtësuar këtë punë të vështirë dhe pse kjo është një punë e vështirë që të merr shumë kohë.
Familjes i kam marrë padrejtësisht shumë kohë fizike , shpirtëtrore pra në këto kushte nuk mund ta lë tvsh.

Duke parë pozicionin tuaj në jetë, këmbnguljen, a mendoni se femra shqiptare e ka marrë atë pozicion që duhet në jetë?

Absolutisht nuk mund të them se e zë, ashtu sikundër nuk mund të them se është pas. Pashë këto ditë një dokumentar turk, ku dukej qartë se aty gruaja mezi ze një pozicion, ndërsa këtu tek ne është pak mëndryshe. Cështë e vërteta, dashje pa dashje dhe pse ligji I barazisë dhe shanseve të barabarta ëshët bërë taksative, që dhe partitë  e parnojnë që gruaja të zërë pozicione të rëndësishme në jetë, por në fakt rrallë shkojnë zëvëndësministre apo drejtore. Por jo më shumë. Pra kudo në shoqërinë tonë femra në drejtim është në minorancë. Por unë që shkoj në çdo cep të Shqipërisë shof se gruaj bën një luftë që të fitoj të drejtat, të fitoj atë emancipim që kërkon koha, për t’ju imponuar të shoqit, shoqërisë, drejtorit. Pra sot gruaja shqiptare nuk është pa gojë. Dhe këtë e faktoj se me sa kam unë statistikat nga numrat e shumta të divorceve kërkohen nga gratë pasi ato nuk
duan të jenë të shtypura. Kjo tregon emancipim në zonat urbane jo në zonat rurale. 

Pra ende shoqëria shqiptare është maskiliste?

Sigurisht. Kjo ndodh ende dhe në Tiranë, ku dhe një pjesë e grave edhe pse janë në punë nuk gëzojnë ato të drejta dhe liri sa dhe burrat. Kur gruaja punon dhe nuk varet plotësisht ekonomikisht nga duart e burrit do të jetë më e emancipuar dhe më e pavarur,. Pavarsia ekonomike e ndrydh gruan. Por kjo sështë vetëm në vendin tonë. Shoqëria maskiliste egziston në tërë ballkanin dhe nuk jemi të vetëm. Pra s’është karakteristik vetëm tek ne bile dhe në shumë me demokraci të hershme dhe të emancipuara egziston maskilimi.

Duke parë siç thatë vetë numrin e madh të divorceve në emisionet tuaja,mendoni se bashkjetesa është një nga rrugët më të drejta për kohën?

Unë nuk e hedh poshtë. E përkrah bashkjetesën. Jo për veten time se e kam kaluar fazën kamfëmijë të rritur.Por e kamtestuar këtë fenomen në metropolin tionë.Janë shumë që lidhenme bashkjetesën. Martesa e hershme me shpejtësi asnjëherë nuk kanë dalëtë mira me themele.Kjo martesë I përshatet thënies popullore “të marrësh derr në thes”. Edhe vetë martesat për arsye ekonomike kanë rezultuar jo shumë të suksesshme. Bashjetesa të nxjer në pah më mirë anët negative, tëmetat dobësitë që pastaj të konkludosh që smund të jetohet në çift. Pra bashkjetesa shmang një dhimbje famijare më të madhe në të ardhmen që mund ta pësojë fëmija dhe kjo sështë gjë e mirë. E pëson fëmija i cili medon se ka kompleksin e inferioritetit, edukohen me dhimbje, me mungesa pra në këtë rast fëmijët nuk rriten si gjithë fëmijët e tjerë normalë. Dikush edhe se pranon bile dhe mua mund të më mendojnë shumë të
avancuar Por mendoj se koha është për këtë fenomen. 

Keni meduar ndonjëherë të mireni me politikë?

Ndonjëherë, ndonjëherë…Më janë ofruar të jem pjesëe politikës edhe si kanidaturë për deputete, por s’kam pranuar. Në fillim isha si e dyzuar dhe kam thën pse të mos jemdhe unë në politkë? Por më vonë kur jam kthejlluar kam mmenduar se kam bërë mirë. Kam bërë mirë sepse politka nuk është se i ka bërë ndonjë të mirë këtij vendi, bile mund të them se e ka lënë pas. Për fatin timtë mirë shyqyr që sjam bërë pjesë e sajë.

Kur ka qenë dita juaj më e vështirë në television? 

Eh! Dita më e keqe kur Ende skisha filluar në television dhe po punoja mëseuse në Mirditë. Unë isha me grupin e Mirditës pasi aty mësova çiftelinë, mësova të këndoj mësova të punoj me grupin etj..Kur erdhëm për t’u filmuar në ambinetet e tvsh, pasi morën vesh kush isha unë (bija e një puçisti), grupit tonë nuk ju regjistruar asnjë pjesë dhe pse gjoja u bë sikur u xhirua, sikur u filmua. Unë e kuptova menjëherë këtë lojë. Më vonë e kuptoi dhe grupi pse nuk u transmetua. Ky moment e shtyu edhe më shumë dëshirën time për të shkelur këtu. Pasi erdha kam pasë edhe ditë që kemi bërë debate, emisone që nuk janë transmetuar etj…Por këto kalojnë,,

Jeni supersticioze në jetë?

Besoj tek zoti. I lutem vetëm atij…Nuk shkoj tek objektet e kultit. I them zotiti që  është i drejtë më fal ndonjë mëkat dhe më drejto në udhën e drejtë. 

Keni ndonjë peng në rtsh?

Deri sot jo. Ckam ash I kam realizuar.
Në të tashmen dhe ndoshta, asgjë nuk është absolute. Kërkesat e një profesionisti janë në rritje. 

Cfarë vlerëson tek një njeri?

Unë jam e drejtpërdrejtë dhe dua që njerëzit të jenë po ashtu. Dua që të metat që kam të mi thonë drejtpërdrejt. Nuk duroj njerëzit që flasin pas krahëve.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx