E enjte, 01.05.2025, 03:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Rrufeja nuk shti në ferra

E merkure, 03.03.2010, 10:56 PM


KALOSH ÇELIKU

RRUFEJA NUK SHTI 
       N? FERRA

     Dita si një nuse e bukur zbriti në Liqe. Matanë maleve dyndeshte një mjegull. E tërhiqte veten zvarrë dhe mundoheshte ta shqepë mëngën e setres me arna, që me siguri i kishte ngecur në ndonjë lis. Kësulën e bardhë e kishte në kokë. E tërhiqte veten. E tërhiqte. E dinte se në një përrua do të pi ujë...
     Hë?! Frikë keni se mund të shti rrufeja. Hiqeni nga mendët! Qielli është i pastërt lot. Nuk shti rrufeja në ferra. Jo. E lisat nuk e ulin kokën. Rrënjët i kanë shti thellë me vite e vite. Nuk ka kush që i shkul nga Sharri Plak... Korabi... Çelvjollca... Drenova… Baba Tomori... Verë e dimër e kanë hapur gjoksin. Vetëm, një gjë e kam borxh t`ua them, mos ua shpaloni plagët!... E them këtë se, mund të rebelohen nga dhëmbjet. Shkunden nga dëbora... Nuk do të dinë në cilën lëndinë t`i pushojnë degët. Me cilët zogjë ta pushtojnë qiellin, kur ende është heret për këngë. E diellin e kemi larg...   Larg... Larg...    
            Përsëri doni të më vëni në gjumë. E hiqni veten si një Nënë. E përkundëni djepin. E këndoni një ninullë:

                          " Nina nana po të përkundi
                          do të të bëj nana plak katundi..."
  
            E dini çka? Nuk më merr gjumi. Djepi po ma vret shpinën. E kam bërë edhe shurrën... Mutin... Më zgjidhni nga pelenat!... Djepi... Vetëm pak t`i lëviz duart, këmbët. Vetëm pak të shpëtoj nga ninulat… Përkundjet... Ëndërrat e tmerrshme që më rrinë mbi kokë. Atëherë, do të shihni si do ta thej zgjedhën. Nuk do ta tërheq qerren nëpër Bit-Pazar...
       Ec pas meje, më tërhoqi me forcë Ebu Dexhalli. Ti e ke humbur rrugën. Nuk e di në cilën dhomë ti kanë shti magjitë. E ke rënduar veten me mëkate. Njëqind ditë duhet larë në një kusi me ujë. E di, ti do një fuçi me verë. Aty brenda ta kesh edhe një Mike. Vetëm, nuk i meriton gjithë këto shpërblime. E ke ende zgjedhën në qafë. Për samarin dihet, as edhe përpiqesh që ta heqish nga shpina. Edhe në varr do të hysh, po i ngushtë është varri. Nuk të zë me gjithë samar. Jo.
    E di çka, i them: samari nuk ma vret shpinën. E kam grepin në gojë me të cilin më tërheqin dhiareve. Nuk besoni? Pse atëherë nuk e hudhni samarin?! Nuk e coptoni frerin. Nuk e thyeni zgjedhën?!... Trembeni nga samarë të rinj?!... Frerë... Zgjedha... O Imzot, si më ikët nga libri! Po, ç`të bëj unë pa ju mes këtyre bërdhoqeve? Asgjë. Jo. Jo, nuk mundem edhe unë pa ju. Patjetër, duhet ta shkruajmë librin.
    Nata më zuri në një faqe. E thirra në ndihmë  E përcolla Natën. Ebu Dexhalli më trokiti në xham. E ke kot: me mua do ta shkruash librin. Jo, më kërcnohet, me mua Shtrigani i Allahut! E kam këmbën e mbarë. Bythën e shpërlarë. Mjekrën si t? Dexhallit. Po, mua më duhet penë!... Penë... E jo bythë si palare...
                                                          
                 Çudi, si se kemi ditur
                 se Patrioti lind
                 edhe atë jo në vathë
                ose në Shtëpi Publike
                 po në odë të burrave.

                 E këndej gjithë jetën
                 m`i keni shkërdhyer trutë
                 me vepra ”patriotike”
                 aq sa më vjen t`ua pëshurrë
                 në Shtëpinë Publike…

       E hapa derën, në dhomë nuk më hyri njeri. Dritaren kam frikë ta hap lumë miku. Frikë. Oxhakun e kam të hapur se jam fis kaçaku. Nëse ua mba, ecni kur të doni me shokë, qoft? dit?n, qoft? nat?n!...
       Dera është e hapur edhe për mikun edhe për armikun... Oxhaku për kaçakun... Kullën e kemi edhe për luftë. Vjet për vjet na e kanë djegur shkrumb e hi, rrafshuar me tokë. Por, pas çdo djegieje e kemi ngritur përsëri edhe më të fortë. Edhe me më shumë frenxhi... Mes këtyre maleve dimërat janë të egër.  E ngrijnë çatinë. E përplasin derën. Tymin na e kthejnë prapë në vatër... Përpiqen të na e rrëzojnë oxhakun mbi çati...
    Vetëm, oxhaku ynë gjithmonë tymon drejtë qiellit. Dollapët kan? vjell? flakë. Trojet tona i ka shkelur Mbreti… Krali... U kemi dalë para edhe me sakica... Gërshërë të dhenëve... Mauzerre...
    Nuk trembem unë nga këto këngë patriotike me çifteli, tha Buça e Katundit. Ec pas meje t`i dalish zot Atdheut me ilahi! Nuk e sheh se po hyn në varr pa din e iman. Ku i ke sytë? Ku i ke këmbët? Trutë nuk të duhen në kokë. Hë çka nuk të pëlqen? Apo nuk ta mban si njeri i kalemit? Fis i kaçakëve... Nuk je i vetdijshëm se më shurdhove më me atë Mike. Edhe me verën... Rrapin… Vendin e ke në Xhehenem. Edhe atë, si arnë kazani... Rrapin duhet prerë me gjithë rrënjë!...
     Hi-hi-hiii... Po, nuk keni sëpatë... Ju mendoni se gjithëmonë do të jetë verë... Po, çka do të bëni në dimër... Punë e lehtë, do të të kërkojmë ty një kaci shpuzë. Zjarrë?! Jo, nuk u jap zjarr. Jo. Rrini në Xhehenet!...


(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx