Kulturë
Sokol Demaku: Bisedë me Hafije Zogaj, mjeke e mjekësisë familjare në Islandë
E merkure, 03.03.2010, 10:55 PM

Krenohem me ate që jam shqiptare,
ndjej nevojë për lidhje kontinuele me Kosovën
Nga Sokol Demaku
Një prezentim të shkrutër për lexuesit tanë!
Quhem Hafije Zogaj e lindurë në fashtinë Terpezë të Malisheves, në moshën 6 vjeqare familja u shperngulë në Prizren dhe atje e mbarova shkollën fillore dhe akademin pedagogjike, ndersa Fakultetin e mjekësisë mbarova në Prishtine. Jetojë ne Islandë me dy fëmijët e mi, vajzën Edona 22 vjeqe dhe djalin Gentin 17 vjeq. Vajza e studion Psichologjinë në universitetin e Islandës kurse djali është gjimnazist.
Profesioni i juaj?
Doktorresh Familjare. Kam studjuar në Prishtinë në Fakultetin e mjekësisë.
Kam diplomuar në vitin 1990 .
Qfare mund te na thoni per kohen e studimeve tuaja?
Shpresoj qe tani te jene kushte me te mira, përndryshe në ate kohë nuk ka qen e lehtë , në asnje aspekt duke e marrë parasysh se fakulteti në ate koheë ka qene relativisht i ri dhe jo me ndonje experiencë për të berë ate qe do të jetë duhur për studentet . Ajo qe me benë përshtypje tani është se raporti student professor ka qen jo í afërt dhe se mundësit për këshila dhe udhëzime kanë qen shumë të vogla, shpresojë që ky raport të jetë me I mirë tani, e në anën tjetër ka qen shumë I shprehur problemi sigurimit të literaturës.

Nuk ishte ajo deshira për ndonjë aventurë apo experiencë të re por thjeshtë egzistenca me ishte e pamundur nga se posa e mbarova fakultetin në maj 1990 në pa mundësi ta kryej stazhin një vit e pastaj nuk pata punë të siguruar, e nga që familja e ime nuk qendronte mirë ekonomisht nuk mundi të më ndihmoje financiarisht, u detyrova ti marrë rrugët e botës.
Pse në Islandë?
Ishte ajo se vellau im ishte shperngulur më heret nga se nuk deshi te shkoj ne sherbimin ushtark Jugoslav, ai qendroi nje vit ne Norvegji por ishte debuar nga Norvegjia dhe ne kerkimit te sigurimit te existences arrijti te vendoset ne Islandë kështu që me mundësoi mua të shperngulem.
Ne Islandë jetojë për 18 vite. Kur unë u shpërgula ne Islandë ishim gjithsejt 5familje shqiptare të rinjë dhe qe ishim të pamartuarë në atë kohë, por edhe të tjerë të huaj nuk ishin shume ne Islandë, kështu që jetonim në rrethana të njejta si populli Islandez dhe automatikisht i gëzoje të gjitha të drejtat perveq se nuk pranohej diploma dhe kualifikimi për ata qe ishim ne të shkolluar.
Rretthanat filluan te ndryshohen dhe në vitin 1999 kur lufta ishte në Kosove, Islanda mori iniciative dhe i mori në strehim disa familje shqiptare kështu qe tani janë diku rreth 400-500 shqiptar që jetojnë në Islandë. Me hymjen e te huajve në Islandë, shteti filloi tu përgjigjej kerkesave te të huajve, kështu që tani funksionon qendra për të huaj që merret me problemet e të huajve, kështu që rreth 10 vite më radhë funksionon mësimi në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptar një herë në javë.
Ne dallim prej shteteve tjera këtu ka qen me i leht integrimi në jetë ngase nuk ka pasur ligje speciale që i kufizojnë të drejtat e të huajve në krahasim me vendësit, shteti benë shumë në ndihmë ndaj të huajve në integrim dhe mësimin e gjuhës.
Profesioni i juaj?
Une me profesion jam mjeke familjare, kuptohet nuk munda të hyj në sistem drejtpersedrejti, por mu desht të kaloja nëpër shumë pengesa e me në fund triumfova .
Te them të drejtën nuk ishte problemi i im qe te punoja në këtë profesion, por nuk munda te pajtohem qe te mos tregohem e aftë ta mbrojë ate që e kam mësuar për shumë vite, dhe në anën tjetër doja të tregoja se edhe ne mund te jemi të aftë të kryejm punë profesionale sikurse ata.
Preokupimi i juaj momental?
Momentalishte ajo qe me preokupon është që të aftësohem sa me shumë profesionalisht!
Sa jeni e kënaqurë me ate cka keni arritu ne jetë?
Tani jam shmë e kënaqur me jeten dhe punen time ketu, meqë e dua profesionin tim ma lehtëson barrën e gurbetit dhe malit per atdhe, edhe pse do të dëshiroja që të punoja nëvendlindje në Kosovë dhe tu sherbeja pacientëve shqiptare, por sidoqoft pacienti është pacient kështu që bejë gjithcka që është e mundurë që të jap sa më shumë nga vetvetja për ata që e kerkojnë ndihmen time.
Cka ju mungon në jetë?
Edhe pse jam gjatë në mërgim, krenohem me ate që jam shqiptare, dhe se jetojë si shqiptare, ndjej nevojë per lidhje kontinuele me Kosovën, kështu që pervec që shkoj në Kosovë një herë në vit, jam në lidhje të përhershme dhe mirë e informuar përmes internetit dhe programeve satelitore televozove me ngjarjet nga atje ku më lengon zemra.
Cfarë respekti keni per bashkëkombasit dhe nga bashkëkombasit?
Jam një mjeke këtu, kam raporte të mira me të gjithë bashkatdhetarët dhe gëzoj rrespekt por edhe i rrespektoj te gjithë. Të gjithë e din se jam e gatshme që tu ndihmoj kur të kan nevojë
Tretmani i mjekut këtu në Islandë?
Mjeket kan rrespekt si gjithkund edhe ketu.
Ndihem shumë e kënaqur që perkunder faktit se jam e huaja arrij të krijoj raporte të mira dhe të fitoj besimin tek pacientet e mi gjë që me kënaq.
Pastaj ndihem si e privilegjuar pasi punoj në këtë profesion, më pak e ndjej ndonjë injorim të mundshëm që mund të jetë ndaj të huajve, pastaj kjo poashtu me ndihmon qe fëmijët e mi të mos jenë të distancuar .

Do të dëshiroja shumë të mund të jap ndonjë kontribut në Kosovë dhe se jam e bindur se experienca e ime do të ishte e dobishme në këtë vend.
Do të doja që sistemi shendetësor të jetë funksional jo vetëm në letra por në praktikë.
Kontaktete me vendlindjen?
Kam kontakte te rregullta me vendlindjen, shkoj një herë në vit, kam kontakte me disa koleg të mi mjek dhe informohem rregullisht per situaten ne Kosovë, por edhe për ndryshimet qe ndodhin në sistemin shëndetësor dhe bëjë krahasime në mes të shendetësisë në Kosovë dhe asaj ku unë punoj e ndryshimi është i madh.
Nese Hafija nuk do ishte mjeke sot cili do ishte profesioni i juaj?
Nese profesioni i im nuk do te ishte mjekësia atëhere do te isha këngëtare.
Endrra e ime ishte që krahas profesionit të këndojë sikur që këndova gjatë studimeve, por kjo endërr u shua kur u shpërngula nga vendlindja, dhe se tani këndoj vetëm për vetvetën dhe fëmijët e mi, nuk më pëlqen të këndoj në tjeter gjuhë per kete arsye nuk jam marrë me muzikë këtu.
Qka ju bën të lumtur?
Knaqem kur arrijë ti ndihmoj dikujt dhe kur e kryejë një punë me sukses.
Te them te drejtën kur ndëgjoj lajme të mira nga Kosova ndihem mirë, por kohëve te fundit më bëjnë te lumtur sukseset e dy fëmijëve të mi.
Si e kalon kohën e lirë Hafija?
Kohen e lirë e kaloj duke lexuar, lexojë libra të karakterit edukativ, kam shumë nevojë të rri me njerëz, kështu që shumë shpesh takohem me shqiptar këtu, me pelqen të provojë ndonjë ushqim sipas recetave kosovare.
Ku do jetonte Hafija po të kishte mundësi të zgjidhte të jetonte?
Po të kisha mundësi te zgjidhja do të jetoja ne Kosovë e askund tjetër!
Komentoni
Artikuj te tjere
Ekrem Ajruli: Imamhajduti
Sami Islami: Poezia e dhembjes krenare dhe e mallit për atdhe
Neki Lulaj: Që ta kujtojmë krenarinë
Pilo Zyba: Epigrame
Hajdin Morina: Ndoc Gjetja - Emër ndër më të njohurit e letersisë shqiptare
Nuhi Veselaj: Drejt standardizimit të gjuhës shqipe (I)
Demir Krasniqi: Kënga jonë dikur dhe sot
Ramiz Dërmaku: Sa po ruhen sot, muzika, këngët e vallet popullore shqiptare?!
Baki Ymeri: Vlera rë reja shqiptare që e fisnikërojnë botën letrare rumune
Sabile Keçmezi-Basha: Nata pa kornizë
Cikël poetik nga Edona Beqiri
Përparim Hysi: Homazh kundër vdekjes (nga një i gjallë...)
Ziko Ll. Kapurani: Lis në shkëmb
Nijazi Ramadani: Letërsia e hershme, sipas një qasjeje origjinale
Albert Zholi: Flasin Prof. Nasho Jorgaqi dhe prof. Alfred Uçi
Këze Kozeta Zylo: Senatore e Diasporës
Kalosh Çeliku: Pazari i grave
Poezi nga Dibran Demaku
Përparim Hysi: Kulaku që desh bleu "Shtëpinë muze të partisë"
Cikël poetik nga Luan Çipi