Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sokol Demaku: Bisedë me Hafije Zogaj, mjeke e mjekësisë familjare në Islandë

| E merkure, 03.03.2010, 10:55 PM |


Bisedë me Hafije Zogaj, mjeke e mjekësisë familjare në Islandë

Krenohem me ate që jam shqiptare, 
ndjej nevojë për lidhje kontinuele me Kosovën

Nga Sokol Demaku

Një prezentim të shkrutër për lexuesit tanë!

Quhem Hafije Zogaj e lindurë në fashtinë Terpezë të Malisheves, në moshën 6 vjeqare familja u shperngulë në Prizren dhe atje e mbarova shkollën fillore dhe akademin pedagogjike, ndersa Fakultetin e mjekësisë mbarova në Prishtine. Jetojë ne Islandë  me dy fëmijët e mi, vajzën  Edona 22 vjeqe  dhe djalin Gentin  17 vjeq. Vajza e studion  Psichologjinë në universitetin e Islandës kurse djali është gjimnazist.

Profesioni i juaj?

 Doktorresh   Familjare. Kam studjuar në Prishtinë në Fakultetin e mjekësisë.
Kam diplomuar  në vitin 1990 .

Qfare mund te na thoni per kohen e studimeve tuaja?

Shpresoj qe tani te jene kushte me te mira, përndryshe në ate kohë  nuk ka qen e lehtë , në asnje aspekt duke e marrë parasysh se fakulteti në ate koheë ka qene relativisht i ri  dhe  jo me ndonje experiencë për të berë ate qe  do të jetë duhur për studentet . Ajo qe me benë përshtypje tani është se raporti  student professor ka qen jo í afërt  dhe se  mundësit për këshila  dhe  udhëzime kanë qen  shumë të vogla, shpresojë që ky raport të jetë me I mirë  tani, e në anën tjetër ka qen shumë I shprehur problemi sigurimit të  literaturës. 

Qka te shtyri të mergoje?

Nuk  ishte  ajo deshira për ndonjë aventurë apo  experiencë të re por thjeshtë  egzistenca  me ishte e pamundur nga se posa e  mbarova fakultetin  në maj  1990  në pa mundësi ta kryej stazhin  një vit e pastaj  nuk  pata punë të siguruar, e nga që  familja e ime nuk  qendronte  mirë   ekonomisht  nuk mundi të më   ndihmoje  financiarisht, u detyrova ti marrë rrugët e botës.

Pse në Islandë?

Ishte ajo se vellau im ishte shperngulur më heret  nga se nuk deshi te shkoj ne  sherbimin ushtark Jugoslav,  ai  qendroi nje vit ne Norvegji por  ishte debuar nga Norvegjia  dhe  ne   kerkimit te  sigurimit te existences  arrijti te vendoset ne Islandë kështu që  me  mundësoi mua të shperngulem.
Ne Islandë jetojë për 18 vite. Kur unë u shpërgula ne Islandë  ishim gjithsejt 5familje  shqiptare  të  rinjë dhe qe ishim të pamartuarë në atë kohë, por edhe të tjerë të huaj nuk ishin shume ne Islandë, kështu që jetonim në rrethana të njejta  si  populli Islandez dhe automatikisht i gëzoje të gjitha të drejtat perveq se nuk pranohej diploma dhe kualifikimi  për ata  qe ishim ne të shkolluar.
Rretthanat filluan te ndryshohen  dhe në  vitin  1999  kur lufta  ishte në Kosove,  Islanda mori iniciative dhe i mori në strehim  disa familje shqiptare  kështu qe tani janë diku rreth 400-500 shqiptar që jetojnë në Islandë.  Me  hymjen e te huajve në Islandë,  shteti filloi tu përgjigjej kerkesave te të huajve, kështu që  tani  funksionon  qendra për të huaj që merret me problemet e të huajve, kështu që  rreth 10 vite më radhë funksionon  mësimi në gjuhën shqipe për fëmijët  shqiptar një herë në javë.
Ne dallim prej shteteve tjera  këtu ka qen me i leht integrimi në jetë ngase nuk ka pasur ligje speciale që i kufizojnë të drejtat e të huajve  në krahasim me vendësit, shteti  benë shumë në ndihmë  ndaj  të huajve  në  integrim dhe mësimin e gjuhës. 

Profesioni i juaj?

Une me profesion jam mjeke familjare, kuptohet  nuk munda të hyj në sistem  drejtpersedrejti,  por  mu desht të  kaloja nëpër shumë pengesa e me në fund triumfova .
Te them të drejtën nuk ishte problemi i im qe te punoja në këtë profesion, por  nuk munda te pajtohem qe te  mos  tregohem e aftë ta mbrojë ate që e kam mësuar  për shumë vite, dhe në anën tjetër doja të tregoja se edhe  ne mund te jemi të aftë  të  kryejm punë  profesionale  sikurse ata. 

Preokupimi i juaj momental?

Momentalishte ajo qe me preokupon është që të  aftësohem  sa me shumë profesionalisht!

Sa jeni e kënaqurë me ate cka keni arritu ne jetë?

Tani jam shmë e kënaqur me  jeten  dhe punen time ketu,  meqë e dua profesionin tim   ma lehtëson barrën e gurbetit  dhe  malit  per atdhe, edhe pse do të dëshiroja që të punoja nëvendlindje në Kosovë  dhe  tu sherbeja pacientëve shqiptare, por sidoqoft pacienti është pacient  kështu që bejë gjithcka që është e mundurë që të jap sa më shumë nga vetvetja për ata që e kerkojnë ndihmen time.

Cka ju mungon në jetë?

Edhe pse jam gjatë në mërgim, krenohem me ate që jam shqiptare, dhe se jetojë si shqiptare, ndjej nevojë  per lidhje kontinuele me Kosovën, kështu që pervec që shkoj në Kosovë një herë në vit, jam në lidhje të përhershme dhe mirë e informuar përmes internetit  dhe programeve satelitore televozove me ngjarjet nga atje ku më lengon zemra.

Cfarë respekti keni per bashkëkombasit dhe nga bashkëkombasit?

Jam një mjeke këtu, kam raporte të mira me të gjithë bashkatdhetarët  dhe gëzoj rrespekt por edhe i rrespektoj te gjithë. Të gjithë e din se jam e gatshme që tu ndihmoj kur të kan nevojë 

Tretmani i mjekut këtu në Islandë?

Mjeket kan rrespekt si gjithkund edhe ketu.
Ndihem shumë e kënaqur që perkunder faktit se jam e huaja arrij të krijoj  raporte të mira dhe të fitoj besimin tek pacientet e mi gjë që me kënaq.
Pastaj  ndihem si e privilegjuar pasi  punoj në këtë profesion, më pak e ndjej  ndonjë  injorim të mundshëm që mund të jetë ndaj të huajve, pastaj kjo  poashtu me ndihmon  qe fëmijët e mi të mos jenë të distancuar .

Po tu jepej mundësia si do ndihmonit vendlindjen?

Do të dëshiroja shumë të mund të jap ndonjë kontribut  në  Kosovë dhe se jam e bindur se  experienca e ime do të  ishte e dobishme  në këtë vend.
 Do të doja që  sistemi shendetësor  të  jetë  funksional jo vetëm në  letra  por në praktikë.

Kontaktete me vendlindjen?

Kam kontakte te rregullta me vendlindjen, shkoj një herë në vit, kam kontakte me disa koleg të mi  mjek dhe informohem rregullisht per situaten ne Kosovë, por edhe  për  ndryshimet  qe  ndodhin në sistemin shëndetësor dhe bëjë krahasime në mes të   shendetësisë në Kosovë dhe   asaj  ku unë  punoj e ndryshimi është i madh.

Nese Hafija nuk do ishte mjeke sot cili do ishte profesioni i juaj?

Nese profesioni i im  nuk do te ishte  mjekësia  atëhere do te isha  këngëtare.
Endrra e ime  ishte  që krahas profesionit  të këndojë sikur që këndova gjatë studimeve, por  kjo endërr u shua  kur u shpërngula nga vendlindja, dhe se  tani këndoj vetëm për vetvetën dhe fëmijët e mi, nuk më pëlqen të  këndoj në tjeter gjuhë per kete arsye nuk jam  marrë me muzikë  këtu.

Qka ju bën të lumtur?

Knaqem  kur arrijë ti ndihmoj dikujt  dhe kur e kryejë një  punë  me sukses.  
Te them te drejtën kur ndëgjoj lajme të mira nga Kosova  ndihem mirë, por kohëve te  fundit   më bëjnë te lumtur sukseset e dy fëmijëve të mi.

Si e kalon kohën e lirë Hafija?

Kohen e lirë e kaloj duke lexuar, lexojë  libra të karakterit edukativ, kam shumë nevojë të rri me njerëz, kështu që shumë shpesh takohem me shqiptar  këtu, me pelqen të  provojë ndonjë ushqim  sipas recetave kosovare.

Ku do jetonte Hafija po të kishte mundësi të zgjidhte të jetonte?

Po të kisha mundësi te zgjidhja do të jetoja ne Kosovë e askund tjetër!