Kulturë
Sami Islami: Poezia e dhembjes krenare dhe e mallit për atdhe
E merkure, 03.03.2010, 10:43 PM

Nga Sami Islami
Zeqir Gërvalla është njëri nga poetët më të spikatur kosovar të ditëve tona, i cili më shumë se asnjë tjetër luftoi për bashkimin e trojeve shqiptare. Si i tillë është lidhur ngusht me fatin e popullit që i takon, prandaj tërë krijimtarinë e tij poetike ia kushtoi popullit shqiptar, veçanërisht asaj “gjysmës që jetoi në errësirë”, që vuajti nga regjimi barbar serb për gati një shekull.
Zeqiri, qysh i ri e përjetoi dhe e ndjeu këtë gjendje të rëndë të popullit të tij dhe, ende pa e mbaruar shkollën e mesme (në Prishtinë), filloi të merrej me poezi, sepse copëtimi i trojeve shqiptare dhe gjendja e rëndë e Kosovës, që po vazhdonte me dekada dhe padrejtësitë e tjera ndaj këtij populli liridashës dhe bujar, nuk e lënin të qetë shpirtin e tij prej krijuesi. Zeqa u frymëzua me ndjejën e forte patriontike, ndjenjë kjo që do ta përcjell në tërë krijimtarinë e tij poetike.
Pas përmbledhjeve, tashmë të njohura për lexuesin shqiptar, por edhe më gjerë, “Prania e Sfiksit”, “Daullet e pranverimit”, “Det e moqal ballë për ballë”, “Ekspozita e mëmëdheut”, “Në rrugën e dritës” etj., poeti na paraqitet me përmbledhjen e tij të fundit “Me orë Kosove”, e cila e shkruar nga mërgimi prezenton nuanca më të theksuara patriotike për fatin e popullit dhe të poetit njëkohësisht, sidomos në këto vitet e luftës dhe dëbimit të tij jashtë atdheut.
Tani që ai është larg vazhdon të jetë më i lidhur me Kosovën. Si njeri i tillë ai kurrë nuk e kishte menduar se do të dilte për të jetuar në një vend të huaj, e aq më pak të kalonte shtete dhe oqeane e të shkonte në Amerikë, siç ndodhi me të vërtetë me poetin. Po ja që jeta nganjëherë të imponon tjetër rrjedhë , qoftë edhe pa dëshirën tënde. Ai u gjet, në eksodin biblik të shqiptarëve, bashkë me mijëra e mijëra të tjerë, në kolonat e gjata të pafund drejt Bllacës, holokausit shqiptar. Dhe këtë katrahurë ai e shprehu vetëm me këto katër vargje të ngjeshura, që do të flasin shumë, në poezinë “Bllaca – Ferr shqiptarësh”, titull ky që është edhe kapitull i vaçantë i përmbledhjes:
Tmerrin e Blacës,
Kush përjetoi
Ferrin e Dantes,
S’ka pse ta lexojë

Poezite e ciklit “Ora e (I)lirisë” janë të brumosura me motivin e lirisë, si në poezinë “Dilemë shekullore”, në të cilën e grish popullin shqiptar për ballafaqim , sepse koha nuk pret dhe , po qe se nuk je i gatshëm të përleshesh me armikun shekullor tash, shprehet poeti, atëherë, do të jesh i shtërnguar të presish “edhe njëqind vjet”, ose, nëse nuk je i gatshëm për sakrificë sot, je i dënuar ta mbash “çfarëdo kapuçi” që ta bëjnë të tjerët (poezia “Para monumentit historik”)
Ajo që e bën më karakteristik këtë përmbledhje poezish është fakti se poeti emigroi, siç thamë, në Amerikë. Ai nuk shkoi atje me pasaportë, të cilën nuk arriti ta kishte në dorë kurrë sa ishte në Kosovë. Si i denuar politik ai qe i privuar nga e drejta të kishte një dokument të tillë sa ishte në Kosovën e tij të dashur, edhe pse kërkesa e tij për të pasur një pasaportë kishte qëndruer me vite të tëra në sirtarët e SPB-së serbe në Prishtinë. Ai u dëbua nga trualli kosovar bashkë me popullin, duke marrë pjesë në fatin e përbashkët të tij, pa pasaporta (sepse në të kohë edhe nuk pat nevojë më për to) po si thotë një fjalë e urtë popullore u hodh në “rrugën e madhe “ kah sytë këmbët, para terrorit serb mbi shqiptarët e Kosovës..
Në të dy kapitujt “Dita e parë në Amerikë“ dhe “Diell mërgimi” paraqitet malli per vendlindjen, për Kosovën , për gjithë Shqipërinë. Paraqitet gjendja e tij shpirtërore, e cila ashtu siç ishte, vazhdimisht e lidhur me trollin e vet, kurrë nuk do të gjente qetësim në një truall të huaj, edhe pse ai flet me admirim për pritjen e ngrohtë që populli amerikan u ofroi refugjatëve shqiptarë, pra edhe poetit Zeqir Gërvalla. Poezi të tilla janë “ Në perëndim të diellit”, “Të rrahurat e zemrës t’i dëgjoj”, “Me orë Kosove” , “Diell mërgimi” etj.
Metafora e zogut dhe e gjethit janë metaforat, ndoshta, më e bukurat e poetit , në të cilat pasqyrohet edhe fati i tij, që pa dëshirën e vet u gjet në një kontinent tjetër. Atje poeti i kishte të gjitha për jetë, mikpritjen amerikane, siç thamë, por si njeri dhe krijues që ishte i lidhur shumë fort për Kosovën, atij nuk do t’i pëqejë kurrë jeta “në kafaz prej ari”. Atij më tepër do t’i pëlqente të jetonte qoftë edhe “nën një ferrë”, vetëm të ishte i lirë dhe në vendin e tij.
Pra, si njeri, i cili asnjëherë në jetën e tij nuk e kishte menduar mërgimin, poetit i duket si ëndërr se si erdhi në Amerikë. Një fjalë popullore thotë ra “sikur piku nga qielli”. Dhe vërtetë poeti sikur piku nga qielli atje, një herë në Nju Jork, e pastaj në Roçester. Këtë moment e gjejmë më së miri tek poezia “Gjethi”. Por derisa gjethi ra aty nën degën e vet, poeti “ra” shumë larg “degës” së tij, larg Kosovës së tij martire.Ndryshim shumë i madh apo jo?

Edhe kapitulli i fundit me titull “Buzëqeshje (i)lirie e përgjysmuar”, poeti vazhdon të trajtojë subjektin bosht të krijimtarisë së tij, subjektin e “gjysëmës së hënës”, e “gjysmës së fytyrës”… Të tilla janë poezitë “Gjysëm hëna në Roçester”, “Mos je ylber në ujvarë” etj., të cilat shprehin shqetësimin dhe brengën e vazhdueshme dhe fatit të popullit të ndarë dhe fatit të tij personal që u lid dhe u rrit në robëri dhe iku si në ëndërr përtej detit pa e ndier asnjë herë aromën e lirisë së Kosovës.
Vlen të theksohet, më në fund, se përveç tematikave që i shtron poeti në tërë krijimtarinë tij poetike, në të cilat brumosen një mori figurash sitikistike, ai përdor edhe elemente të tjera në pozi, si: kllapat në fjalët “(I)liri” “fla(kë)mur” etj., shkronjën e madhe në mes të fjalës, ndarjen e fjalës në tinguj e herë në rrokje etj., stil ky që i jep një mudësi më të gjerë interprtimi poetik, duke i dhënë poezisë një shumëdimensionalitet të mendimit dhe të shprehjes artistike, njëkohësisht duke vijëzuar diçka të re në poezinë e sotme shqipe.
Komentoni
Artikuj te tjere
Neki Lulaj: Që ta kujtojmë krenarinë
Pilo Zyba: Epigrame
Hajdin Morina: Ndoc Gjetja - Emër ndër më të njohurit e letersisë shqiptare
Nuhi Veselaj: Drejt standardizimit të gjuhës shqipe (I)
Demir Krasniqi: Kënga jonë dikur dhe sot
Ramiz Dërmaku: Sa po ruhen sot, muzika, këngët e vallet popullore shqiptare?!
Baki Ymeri: Vlera rë reja shqiptare që e fisnikërojnë botën letrare rumune
Sabile Keçmezi-Basha: Nata pa kornizë
Cikël poetik nga Edona Beqiri
Përparim Hysi: Homazh kundër vdekjes (nga një i gjallë...)
Ziko Ll. Kapurani: Lis në shkëmb
Nijazi Ramadani: Letërsia e hershme, sipas një qasjeje origjinale
Albert Zholi: Flasin Prof. Nasho Jorgaqi dhe prof. Alfred Uçi
Këze Kozeta Zylo: Senatore e Diasporës
Kalosh Çeliku: Pazari i grave
Poezi nga Dibran Demaku
Përparim Hysi: Kulaku që desh bleu "Shtëpinë muze të partisë"
Cikël poetik nga Luan Çipi
Alfred Uçi: Ja si u përkthye në greqisht “Prometeu dhe Hamleti”
Lasgush Poradeci pret mjellmat e Ohrit