E enjte, 01.05.2025, 03:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Mbresa... të "vjetëra dhe të reja"

E enjte, 04.03.2010, 07:50 PM


Mbresa... të "vjetëra dhe të reja"

Nga Përparim Hysi

1. Qasu tytje?!

Qasu tytje!-më tha Lejlaja
Shoqa ime e klasës nga Elbasani.
U qasa,po më gjet belaja
(sikur mbi kokë  më ra tavani!)

Se ku ta dija unë i varfëri
"Qasu tytje!",qe për:Largohu!
U qasa,po më kafshoi gjarpëri
(qasu për ne,është "afrohu!")

Dhe aq u afrova,se ma desh xhani
(hesapet i kisha bërë pa hanxhinë?!!!)
Të shtymën më dha Lejlaja nga Elbasani
Eh,mor dialekt, më bëre faqezinë!

Se fare,hiç fare,nuk pati faj Lejlaja
Po vallë unë a pata faj?
Kot fare më gjeti belaja
Dialekt,të veshë në djall!

Sado që ka ndodhur 50-vjet më parë
"Qasu tytje",hiç nuk e harroj
Vë buzën në gaz,tani kokëbardhë,
Dhe Lejlaja do të qeshë,po e lexoj.

* ka ndodhur në vitin 1957

2 mars 2010

2.Ç'dreq paske  qenë,Përparim?

Ca supe verbues e të  rumbullt
Si shkuma  e qumshtit sapovaluar
M'i veshën sytë e bëhem i turbullt
Hummbas... si mëndjekaptuar.

Sytë e ndritshëm,gati më përzhitën
Sikur më fshiku një hekur i skuqur
Sytë e mi,s'do mënd,u përpëlitën
Pusullën,pakësa,e kam humbur.

Po buza  jote e kuqe flakë
Që me neps ti zë e lëpin
Mos kujton se me të vërtetë jam aq plak
Sa ta kem humbur "ndjesinë?!"

Se zë  e më fut në një ngasje pa fre
Ngasje që,pak nga pak,më turbulloj
"Dorashkën" provokueshëm ma hodhe,de!
S'e prisja që kaq hapur në "dyluftim" të më ftoje

Si spartan i vërtetë vendosa të  duroja
Sikur nuk qe për mua ai provokim
Por ja  që "hëngra" dhe kur  "nuk doja?!"
-Ah,ç'dreq që paske qenë,more Përparim?!!!...

16  dhjetor 2009

3.Ti je e bukur

Ti je  e bukur si një zambak
Që qëndron varur në kërcellin e vetë
Kushdo që të shehë,e humbet pak
Se i tillë,pra,u bëra dhe vet.

Herë-herë  më ngjet me një zog të plagosur
Që regëtin veç nga dashuria
Kam hak unë që pas teje jam marrosur
E humbet,ndonjëherë,dhe pleqëria

Se je aq e bukur sa gashnjen dhe një shënjt
Me hiret që ke... e kush vallë reziston?
E them hapur:kam mbetur pa mënd
A ka faj,moj,kush dashuron?

Natyrisht që kush dashuron nuk  ka faj
Faji i dashurisë nuk është mëkat
Ndaj dhe unë nuk e kam kollaj
Që për ty,mos bëhem si djalë në vakt.

12 janar 2010


(Vota: 5 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx