E enjte, 01.05.2025, 01:42 PM (GMT+1)

Kulturë

Llemadeo: Dhurate gjinise se bukur me rastin e 8 Marsit!

E diele, 07.03.2010, 08:00 PM


Dhurate gjinise se bukur me rastin e 8 Marsit!

Poemë nga Llemadeo

(botohet ne muajin Prill ne Librin ''Fjalet e shpirtit'' Poezia, Llemadeo).
 
TY...!

Poemë kushtuar gjinisë së bukur!

O ti' që ma mban shpirtin peshë' ditë e natë' me gjithë bukuritë e tua!
O ti' që pa ty' nuk mundem asnjë orë mendimesh të tjera të kaloj...!
O ti' që pa ty' në shpirt e në mëndje, në cdo mendim të mirë,
Nuk mundem asnjë gjurmë të hedh' e pa ty të shkoj…!

O ti, që botëve të tjera u duhesh atje' ku prej teje marrin jetë... 
Dhe prej teje ringrihen të ringjallur' nëper tëndin’ dritëshkelqimin,
O ti, që kjo Tokë pa ty do te ishte nje hiç' e shterpë, pa rreze' dritën e bardhe,
Pa jetën, pa frymën, pa forcën e qëndresës, pa ekulibrin...!

O ti' dritë' Oksigjene e pastër, hapsirë kaltërsishë qiellore’ pa fund...
O infinit universesh, planetesh plot jetë' dashurive përflakur...
O ti, që ma ushqen këtë zemër me vrudhin e çdo fjalë...
O ti, që shpirtin tim ma shetit nëpër malle e ëndrra çdo kund...!

O yjesi' që shëndrit deri dhe përmbi galaksitë Alieniane...
Dhe me ta’ dashuruar, si purpuri i përflakur' nëpër puthje buza' buzë...
vjen vallzimesh aq e bukur' e rrethuar me aq drite' gjeri tek unë
dhe më falë aq dashuri edhe mua, mbushur muzë aqe shumë...!

O ti shpirt i shpirtit tim' Oqeane, Ndërhapsirë, mbushur plot me dashuri...
O ti dritë e mallit tim' kaçurrelash e mbuluar' gjer tek beli, gjer tek hiret...
gjer tek shpirti që falë jetë, që lindë botë, ato botë që ushqen ti...
me krahëronin aq të bukur, ku dhe yjet marrin dritë’ ...nëpër ty!

Ti Zonjueshë e yjësuar, Zonjë e lartë gjithë me stoli...
Ti që Hënezën e praruar ma bën qiellit' lart të ndrijë...
O ti qëndër e gjithë kohëve, e epokave, që shpëtuan veç nga ti...
dhe kujtimeve të pa harruara' ruhen mallesh e legjendash nëpër ty!

O ti shpresë e zemrës time, që sërish’ si gjithnjë’ ti do të jesh...
Ajo ëndrra plot vegime, që artistët seç i lindi' dhe poetët i ngren peshë...
Dhe në dorën e piktorve’ vën peneiln e stolisuar' bukuroshin lozonjar'
Kur ai' pamjen tënde aq të bukur’ të perjetshme' ma ngjyros përmbi Telaj...!

O ti Yll i shpirtit tim, që mesnatave’ gjithandej në hapsirë të kërkoj...
Ti më ji gjithnjë e bukur dhe e mirë, shpirtebardhë, fjalë mjaltë...
dhe ushqe ëndrra të bukura' tek të gjithë ata të mjerë...
që s’arrijnë dot që të shohin, të dëgjojnë, çfarë e bukur’ tingëllon!

O ti Zanë, Shtojzovalle, që ndriçove aqe lart' gjer mbi kullën Babilon...
gjer mbi majat e çdo maje, Pyramidë bukurie, Sfinks i lashtë' Ateleon...
Ti që Kobrën-Ankleidë’ mban në gji' dhe ma puth me buza' buzë...'
kur dhe mbretin e pa drejtë' para gjunjëve ma rrëzon...

Kur ti thellë në shpirtin tënd, e ndjen dhëmbjen e intrigës...
Ah’ o zot' se çfarë sbën ti?! Kobër' shtrohesh’ Ankleidë’ dhe helmon,
gjithçka sheh, gjer dhe dorën, që rrezojë kullën tënde e çdo pallat...
Semiramidë e Babilonëve' e hakmarrjes' ti Mbretëreshë' qëndron lart!

Por ske faj, asnjëherë nuk të fajsoj, o yjësi e praruar...
për çka kohëve kur të vranë, kur atje’ thellë në shpirt të lënduan...
nuk ke faj, jo asnjëherë nuk të fajsoj' për çfarë ti' aq ke helmuar...
Kur intriga e Qezarve, kur u ngopën dashurie npër ty' aq të vranë e të rrënuan!

Ti me ji gjithmonë kështu, siç të shoh, siç të njoh, o e bukura yjësi...
Mike shpirtit, mike zëmre, aq e shtrenjtë, Nënë e botës…
O ti Yll me aq shkëlqime, që vetë botën e ndriçon’ me aq hire e bukuri!
Dhe gjithësine ma rrotullon me çdo gjë, që vetë qielli ti ka falur vetëm TY!




(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx