E hene, 29.04.2024, 02:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Nënë, thotë gjuha...

E diele, 07.03.2010, 08:18 PM


Nënë, thotë gjuha...

(homazh  dashurie e  respekti)

"Me se rrojnë foshnjat?
 Ç'i rritë çiliminjtë?
 Dashuri e mëmës
 Dhe përkëdhelitë   "
       Çajupi

(përsiatje për Ditën e Grave)

Nga Përparim Hysi

Nesër,më 8 mars,është Dita e Grave.Dita e nënave,grave dhe motrave tona.
Po nënë,- thoshte dajua i babait tim, i njderi Ismet Korita,-thotë
gjuha.Dhe pa gjuhë,more evlat,nuk rron dot.Nuk ka si nëna.Dhe për t'më
mbushur mëndjen,më thoshte:-Pa thuaj nënë!Hë,e provove?THuhet me
gjuhë.Është e shtrenjtë si gjuha.Baba,- thotë buza.Pa buzë edhe
rron.S'ka si nëna,- nipçe.Dëgjove?Ta ngulësh në mëndje mirë.Dhe unë
këto fjalë kaq të shtrenjta jo vetëm i ngula,po ua thosha nxënësve të
mi,Vit pas viti.Tash,kur marrë të shkruaj këtë përsiatje për nënat,sa
më vjen keq që dajua i tim eti nuk  rron më,aq më vjen mirë që,as më
pak dhe as më shumë,por vet djali i madh i këtij burri kaq të ditur
dhe të urtë  që quhej Ismet Korita,pra,djali i madh i tij,Demir
Korita,ka ecur në gjurmë të të atit dhe sot është shkimtar që ka
nxjerrë 6 libra  në prozë e poezi,dhe ca më tepër,vazhdon të shkruaj.

         *    *    *
   Kur marrë të shkruaj për nënat( po për to janë shkruar det me
libra,në prozë e poezi),kam parasysh edhe nënën time që,sado qe
80-vjeç,kur unë ika në mërgim,megjithatë më tregonin,se sa qe
gjallë(ka ndërruar jetë më 16 qershor 2004),shkonte atje tek pallati
në kat të dytë ku përkëdhelte kyçin e derës sime dhe i
thoshte:shpirt!Nuk do të guxoj ta kap me dorë atë kyç të zi që qëndron
varur atje mbi derën time prej 10-vjetësh,tani që do shkoj,së afërmi
atje.Dhe duke shkruar për nënat,pas nënës sime,dua të përmënd një varg
ngjarjesh e shëmbujsh të grave me zëmër të madhe.Me zëmër më të madhe
të burrave.Mos po ekzagjeroj?Jo.Aspak.Vetëm kini  mirësini që t'më
ndiqni në këto pasazhe që janë ca nga jeta dhe ca nga leximet.

        Ka ndodhur në fshatin tonë,në Mbrostar-Ura të Fierit,që një
nëne,një nëne me zëmër  oqean siç e kanë nënat,i vdiq njëri nga
djemtë.Kishte dhe tre djem të tjerë.Por nënës,kur pa që i iku djali
dhe la pas pesë fëmijë jetim,tak dhe i iku mëndja."Ena" i krisi dhe
ajo nënë aq e mirë(urtësia vetë),e humbi mëndjen.Të gjithë kur e
pyesnin,hë,hall Hume,si je?Ajo kishte veç një përgjigje
standarte:-Ah,or bir,që kur i vdiq nënës Shaqiri,luajti nëna nga
fiqiri".Në gjithë këtë thënie fshihej,tragjkisht,një dhimbje  e
madhe.E papërballueshme.Dhe ajo grua aq fisnike,bridhte si qyqe,duke
kërkuar atë,Shaqirin.Deri sa vdiq. Kam parë,po në Mbrostar-Ura,një
nënë tjetër,që,megjithëse merrte 180 lekë të reja pension,për 25 vjet
që  rrojti,në kohë të diktaturës,hiqte nga goja e saj(zëre se hante
bar),ndonjë "kursim" dhe vinte të paktën  në herë në vit tek i biri që
e kishin burgosur,se qe bir kulaku,sado që,ky bir kulaku,veç plagosi
një"kuadër" të partisë. 25-vjet kjo nënë jetoi vetëm me shpresën që ta
shihte të birin të lirë.Dhe,sa doli ky,ajo dha shpirt.Nuk kish
sakrificë më të madhe e sublime. Dhe pak më tej dhe më realisht:

                Aty nga viti 2000 a më tej(kush e mban mënd me
datë),Artisti i merituar,Todi Llupi(ai,pra që"Do martojmë Malon!",tani
me siguri do ta kujtoni!),dhe kish nevojë për një veshkë,se e tija
duhej hequr.Dhe  a e dini kush ia dhuroi?Yllka,gruaja e tij.Todi u
shërua,është shëndosh,por,krahas përshëndetjes që i bëra,duke shkruar
enkas një poezi për të shoqen,ia vlen që të rishkruaj jo vetëm se
ajo,Yllka,si nënë e grua e meriton,po për një fakt më domethënës:duke
lexuar kur ndodhi kjo ngjarje për Todin(po e sjell si shëmbull se
Todin zor se ka shqiptar që nuk e njeh),hyra në këto dhurime"veshkash"
dhe a e dini çafrë lexova?Lexova diçka   që,sa na skuq ne,burrat,aq
lart(dhe me të drejtë) ngre figurën dinjitoze të grave.Edhe kur
shkruaj tani,më vjen pak turp që jam burrë.Vetëm kur ishte operuar
Todi,35 gra  kishin dhuruar veshkat e tyre për burrat.Asnjë
burrë!!!Dhe burrat janë trima,me zëmër të madhe!!!Apo jo?Kjo qe një
shifër që e hasa atëherë,kur lexova për sakrificën që kish
bërë,kjo,Yllka,një grua më shumë se sa burrë.Por,jam i sigurt,që asnjë
burrë(more më thoni një,për be!),nuk e ka bërë dhe as e bëjnë atë që
bëjnë gratë për burrat,për familjen.

     *      *      *

             Aty,pragviteve '60-të, në Vlorë ka ndodhur një ngjarje
tragjike.Një nënë(kësaj here gjyshe),kur pa që i vdiq nipi jetim(i
vdiq e ëma gjatë lindjes), natën kur ruante kufomën e këtij
fatkeqi,piu helm dhe dha shpirt bashkë me nipin.E kam trajtuar këtë
ngjarje në trtegimin tim"Gjyshe Shqipëria" si një përgjithësim të madh
të dashurisë prej mëme;prej gruaje.Jo më parë se një muaj,në një nga
ato kronikat e zeza që jepen si "flash"(mirë është që këtyre kronikave
t'u mbyllet dera me ferrë) ,pashë prapë një zëmër të madhe prej
gruaje:"... sa pa që i vranë burin,e shoqja,- shkruante kronika,- piu
helmin".Në këtë ngjarje  kaq makabre.përsëri bën karshillëk madhështia
dhe burrëria e gruas.Më gjeni  një burrë,që të sakrifikohet kështu?

                            *      *     *
   Me shëmbuj nga letërsia.Patjetër,ju kjjtohet tregimi i Xhek
Londonit"Burrëria e gruas".Për ata që nuk e kanë lexuar,autori,njohës
i mirë i atij shtegëtim në kërkim të arit,midis tjerash,vë në dukje
dhe tragjizmin që ra mbi këta,në tërësi.Shumë prej tyre humbën
jetën.Po dihesh,se mes atyre që i kishin zënë këto"ethe"(se  ethe dhe
epidemi qe ky shtegëtim!),ish dhe një dorac.Vetëm një në gjithë atë
koloni njerëzish.Doraci qëlloi që erdhi dhe tek një çadër ku jetonte e
motra dhe kërkoi një copë bukë.Sado që e kishte një copë bukë,ajo nuk
i  dha.Dhe ja biseda në vija të trasha mes burrit dhe gruas,sipas asaj
që kujtoj:
-Pse nuk i dhe?A e pe se kush qe?-E pashë,i tha gruaja,po në se i
jepja atij,do të vdisje ti.Ja se ç'bën një grua për familjen e
saj.Tregimi e ka titullin "Burrëria e gruas" dhe,me të drejtë:ja seç
bën një grua për familjen e saj.Po, duke iu referuar kujtesës,s'kam si
mos shkruaj dhe për një grua tjetër.Kjo pak e njohur  apo dhe
aspak.Është fjala për një piktore me origjinë  polake ,me emrin
ZHana.Në nuk është e njohur,i njohur ka qenë i shoqi,piktor me famë,që
pati një fund  të keq.I shoqi qe Modiliani,ai piktori italian me
origjinë çifute,që ndonëse vdiq i varfër,edhe sot lavdia e ndjek
pas.Vetëm para tri vjetësh,një tabllo e tij u shit në ankand për 5
milionë dollarë.E.pra;Modiliani;vdiq i vrafër në Janar 1920.po ndërsa
po e përcillnin në banesë të fundit,miqtë që shoqëronin kortezhin
hasën në një befasi:fluturoi si zok dikush nga dritarja e katit të
dytë dhe ra mbi arkivol,ZHana,e dashura e tij,sado që në dhomë kish
një çupë,po me emrin Zhana,kërthi kjo çupa,frutë i martesës me
Modilianin.Dhe Zhana u varros së bashku me të.Pa më gjeni një burrë që
të flijohet nga dashuria për gruan  kësisoj.Jo,Nuk ka si dashuria e
gruas,e nënës."Qaje si femër,atë që s'ke ditur ta mbrosh si burrë",ka
thënë një grua e dëgjuar.Po të qashë,është fare njerëzore.Po kush
vallë di që qajë më mirë se sa një grua,një nënë.Është e madhe zëmra e
nënave,e grave.Dhe shëmbujt nuk kanë të sosur.Po anuk ishte grua Nëna
e Njerëzimit,Nënë Tereza?Dhe sa krenari na jep që është shqiptare,sado
që njihet si Nënë Tereza e Kalkutës.A mund tjetër njeri mund të dojë
sa kjo nënë.Dhe nënë thotë gjuha.Po dhe grua,po gjuha.Dhe pa  gjuhë
njeriu nuk rron dot.Ndaj duke e mbyllur këtë përsiatje time për
nënat,gratë dhe motrat time lëshohem me superrlativa për gjithë nënat
,gratë që ka njerëzimi.Se nënë,thotë gjuha.Po dhe grua,po gjuha.
Ta gëzoni këtë festë të dashura nëna!Kam respekt  për ju,gra!
                              


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora