E enjte, 01.05.2025, 11:49 AM (GMT+1)

Kulturë

Bilall Maliqi: Optimizmi për kohë më të mira

E marte, 09.03.2010, 09:47 PM


OPTIMIZMI PËR KOHË MË TË MIRA

(Sadete Presheva “Kërkoj kohë të qetë” Sh.B. “Vatra”, Prishtinë 2009, faqe 93).

Nga Bilall MALIQI

“Shkrimtari punon  pak ngapak, por shpirti i tij kurrë s’është rahat”.

                                                                                              Halim Hasani

Nuk hesht edhe nëse ndokush m’i vë prangat/,  vargje këto që fillojnë vëllimin poetik “Kërkoj kohë të qetë”, të poeteshës dhe profesoreshës Sadete Presheva e cila këtyre ditëve pa dritën e botimit.Këto vargje sikur të kujtojnë një kohë me plot padrejtësi, urrejtje dhe censurë.Por kjo është një formë e revoltës së autores se nuk mund assesi të hesht, por t’i shpreh edhe në këtë formë padrejtësitë e shumë segmenteve të jetes së shqiptarëve nëpër kohë.Janë pra këto vargje të veprës së katërt të Sadete Preshevës, e cila rrallë boton por shkrimet e saja kanë një art të veçantë dhe i bëjnë ballë edhe ndryshimit të kohëve dhe gjithnjë të shetisin pahetueshëm nëpër kohë e situata të ndryshme.

/Nuk hesht  edhe ndokush ma kthen tyten e pushkës/, edhe këto janë dëshmi shtesë për shprehje moskënaqësie që atëbotë e rrethonte padrejtësia në çdo lëmi të jetës së shqiptarëve.Këto vargje kanë lidhëshmëri me titullin e librit “Kërkoj kohë të qetë” .Poezitë e Sadetes të shkruara në momente të ndryshme kohore, len të kuptojmë se poetesha në mënyrë direkte kërkon kohë të qetë pa dhunë, pa imponime të ndryshme, pa luftëra, spastrime etnike në njërën anë, dhe shterrjen e censures dhe të shfaqjes së mendimit të lirë në shkrime  në anën tjetër.

Si i tillë libri ndahet në katër cikle poetike:”Qielli ka yjet”,Nata m’i fal ëndrrat” , “ Kënga e gjinkallës” dhe “ As pranverë as verë”.

 

Me peshën e kohës

 

Motivet që rrahen brenda vëllimit poetik të Sadetes janë pothuajse shumica patriotike, dikund hetohen edhe motive kurbeti, të jetës së përditshme, vargje sociale dhe poezia përkushtimore me titull “Psallmë për Xhejlanen”, të cilat e përbëjnë tërësinë e këtij libri.

Poezitë e vëllimit në fjalë paraqesin gjithë atë vrull të ndodhive të cilat koha i ka kaluar, e poetja i ka vargëruar me një gjuhë të pastër poetike, gjithnjë duke sprovuar individualitetin e saj krijues, gjë që dëshmohet në lexim të poezive të saja.

Në shumicën e poezive të këtij vëllimi shihet qartë se Sadetja ka përdorë figura metaforike ne vargjet e saja. Kisha veçuar edhe këto figura që janë më të theksuara në poezitë e kësaj përmbledhjeje si p.sh.:hiperbollën, epiforen, simplokën, tjerat  figura janë më pak të pranishme.

Të gjitha poezitë që e kompletojnë këtë vepër janë vargje të lira, nuk janë të rimuara dhe për nga kuptimi janë gjysëmhermetike-alegorike ku lexuesi duhet ta lexojë me vëmendje librin me qëllim të zbulimit të porosisë së autores që fshihet në brendësi të vargjeve.

Edhe në vazhdim të shtjellimit të motivit patriotik do të ndalemi te disa poezi që e përbëjnë trungun e këtij motivi siçë janë:”Mos”, “Peng”, “Nuk do të këndoj më”, “Në duar”, “Kohë e pakohë”, “Emri në lashtësi”, “Etërit” etj., të cilat japin forcën poetike të autores e cila ka prit një ditë që:

 

“Kënga të jehojë

 Fëmija të belbëzojë për t’kaluarën

 Kënga të këndohet me lahutë”

 

            Përmes vargjeve në vazhdim vërehet optimizmi i autores për ditë më të mira ku në këtë mënyrë e paraqet pritjen:

 

“Do të pres një ditë

Flamuri të valojë mbi kulla”

 

(poezia “Pres një ditë”, faqe 18).

 

Ende pritja e autores për të valuar flamuri në kullat tona do vazhdojë për fat të keq.Në Kosovë valon flamuri kombëtar nëpër kulla, sheshe, ndërtesa etj., ndërsa te ne ende edhe në këtë fillimshekull nuk ka shenja sa i përket lejimit të përdorjes së lirë të simboleve kombëtare.

 

Strukturimi

 

Pjesë e këngëtimit poetik të Sadetes janë edhe motivi social dhe i kurbetit, ku kisha veçuar poezinë  “ Për të gjithë”, ku paraqet një skenë dhimbëse  për skamnorë ku numri i tyre është për t’i vajtuar, ku nënat e baballaret derdhin lot në heshtje për fëmijët e tyre të uritur.Ata nuk kanë festë, por sfidojnë vdekjen nga uria këtë mjaft mirë e paraqet me vargje poetike:

 

Sa ofshamje shpirti dalin

Nga thellësia e zemrës gjak

Skamja nuk e gëzoi sot fëmijën

Ai me gëzim kremton ëndrrën”

(Poezia “Për të gjithë”, faqe 49).

 

Ndërsa te motivi i kurbetit lexuesi ndeshet me vargjet e poezisë “Shkuan me agimin”, ku paraqet një skenë shumë prekëse për kurbetçarët të cilët  kishin kaluar, kalojnë tani e për fat të keq koha si e dikton situatën edhe do të kalojnë shumë kodra, lumenjë oqeane etj., për ta siguruar kafshatën e gojës për familjet e tyre.

Shumica e poezive të këtij vëllimi janë janë dyvargjësha, por kemi erdhe poezi trivargjëshe, katërvargjëshe, por kemi edhe dy poezi të gjata posi poema e ato janë:”Psallmë heshtjeje”e ndarë në tri këngë dhe “Psallmë për Xhejlanen” e ndarë po ashtu në tri këngë.

Kur jemi te këto dy poezi mund të themi se Sadetja e ka dhënë maksimumin krijues nga thellësia shpirtërore e saj me qëllim të arritjes së synimit për të pasur vlerë të qëndrueshme vargjet e këtyre poezive.

Në poezinë “Psallmë për Xhejlanen”, autorja paraqet kohën e mëhershme të kanunit që ka mbizotëruar në nënqiellin shqiptar, ku gjinisë femrore iu ka mohuar shkollimi.Më së miri Sadetja e përshkruan protagonisten e kësaj poezie shoqen e vet Xhejlanen ku nuk iu dha rasti te jetë e barabart me shoqet tjera për t’u shkolluar, andaj autorja me anë të vargjeve rrëfehet kështu:

 

“Net të tëra së bashku

Kaluam pa gjumë

Ti derdhje lot për shkollën

Agimin gjete me sy të enjtur”

(Poezia “As pranverë, as verë”, faqe 73).

 

Vlera


Prej gjithë kësaj që u tha deri tani mund të themi se përmbledhja poetike “Kërkoj kohë të qetë” e poeteshës Sadete Presheva, del konstatimi se libri në fjalë i posedon kriteret e librit të botueshëm me vlera të arritura artistiko-letrare dhe njëkohësisht në të ardhmen presim botime edhe më të avancuara nga kjo penë e njohur në letrat shqipe…



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx