| E marte, 09.03.2010, 09:47 PM |
OPTIMIZMI PËR KOHË MË TË MIRA
(Sadete Presheva “Kërkoj kohë të qetë” Sh.B. “Vatra”, Prishtinë 2009, faqe 93).
Nga Bilall MALIQI
“Shkrimtari punon
pak ngapak, por shpirti i tij kurrë s’është rahat”.
Halim Hasani
Nuk hesht edhe nëse ndokush m’i vë
prangat/, vargje këto që fillojnë vëllimin poetik “Kërkoj kohë të qetë”, të poeteshës dhe
profesoreshës Sadete Presheva e cila këtyre ditëve pa dritën e botimit.Këto
vargje sikur të kujtojnë një kohë me plot padrejtësi, urrejtje dhe censurë.Por
kjo është një formë e revoltës së autores se nuk mund assesi të hesht, por t’i
shpreh edhe në këtë formë padrejtësitë e shumë segmenteve të jetes së
shqiptarëve nëpër kohë.Janë pra këto vargje të veprës së katërt të Sadete
Preshevës, e cila rrallë boton por shkrimet e saja kanë një art të veçantë dhe
i bëjnë ballë edhe ndryshimit të kohëve dhe gjithnjë të shetisin pahetueshëm
nëpër kohë e situata të ndryshme.
/Nuk hesht edhe ndokush ma kthen tyten e pushkës/, edhe këto janë dëshmi shtesë për
shprehje moskënaqësie që atëbotë e rrethonte padrejtësia në çdo lëmi të jetës
së shqiptarëve.Këto vargje kanë lidhëshmëri me titullin e librit “Kërkoj kohë
të qetë” .Poezitë e Sadetes të shkruara në momente të ndryshme kohore, len të
kuptojmë se poetesha në mënyrë direkte kërkon kohë të qetë pa dhunë, pa
imponime të ndryshme, pa luftëra, spastrime etnike në njërën anë, dhe shterrjen
e censures dhe të shfaqjes së mendimit të lirë në shkrime në anën tjetër.
Si
i tillë libri ndahet në katër cikle poetike:”Qielli ka yjet”, “Nata m’i
fal ëndrrat” , “ Kënga e gjinkallës”
dhe “ As pranverë as verë”.
Me peshën e kohës
Motivet
që rrahen brenda vëllimit poetik të Sadetes janë pothuajse shumica patriotike,
dikund hetohen edhe motive kurbeti, të jetës së përditshme, vargje sociale dhe
poezia përkushtimore me titull “Psallmë për Xhejlanen”, të cilat e përbëjnë
tërësinë e këtij libri.
Poezitë
e vëllimit në fjalë paraqesin gjithë atë vrull të ndodhive të cilat koha i ka
kaluar, e poetja i ka vargëruar me një gjuhë të pastër poetike, gjithnjë duke
sprovuar individualitetin e saj krijues, gjë që dëshmohet në lexim të poezive
të saja.
Në
shumicën e poezive të këtij vëllimi shihet qartë se Sadetja ka përdorë figura
metaforike ne vargjet e saja. Kisha veçuar edhe këto figura që janë më të
theksuara në poezitë e kësaj përmbledhjeje si p.sh.:hiperbollën, epiforen,
simplokën, tjerat figura janë më pak të
pranishme.
Të
gjitha poezitë që e kompletojnë këtë vepër janë vargje të lira, nuk janë të
rimuara dhe për nga kuptimi janë gjysëmhermetike-alegorike ku lexuesi duhet ta
lexojë me vëmendje librin me qëllim të zbulimit të porosisë së autores që
fshihet në brendësi të vargjeve.
Edhe
në vazhdim të shtjellimit të motivit patriotik do të ndalemi te disa poezi që e
përbëjnë trungun e këtij motivi siçë janë:”Mos”, “Peng”, “Nuk do të këndoj më”,
“Në duar”, “Kohë e pakohë”, “Emri në lashtësi”, “Etërit” etj., të cilat japin
forcën poetike të autores e cila ka prit një ditë që:
“Kënga të jehojë
Fëmija të belbëzojë për t’kaluarën
Kënga të këndohet me lahutë”
Përmes
vargjeve në vazhdim vërehet optimizmi i autores për ditë më të mira ku në këtë
mënyrë e paraqet pritjen:
“Do të pres një ditë
Flamuri të valojë mbi
kulla”
(poezia “Pres një
ditë”, faqe 18).
Ende
pritja e autores për të valuar flamuri në kullat tona do vazhdojë për fat të
keq.Në Kosovë valon flamuri kombëtar nëpër kulla, sheshe, ndërtesa etj., ndërsa
te ne ende edhe në këtë fillimshekull nuk ka shenja sa i përket lejimit të
përdorjes së lirë të simboleve kombëtare.
Strukturimi
Pjesë
e këngëtimit poetik të Sadetes janë edhe motivi social dhe i kurbetit, ku kisha
veçuar poezinë “ Për të gjithë”, ku
paraqet një skenë dhimbëse për skamnorë
ku numri i tyre është për t’i vajtuar, ku nënat e baballaret derdhin lot në
heshtje për fëmijët e tyre të uritur.Ata nuk kanë festë, por sfidojnë vdekjen
nga uria këtë mjaft mirë e paraqet me vargje poetike:
Sa ofshamje shpirti
dalin
Nga thellësia e zemrës
gjak
Skamja nuk e gëzoi sot
fëmijën
Ai me gëzim kremton
ëndrrën”
(Poezia “Për të
gjithë”, faqe 49).
Ndërsa
te motivi i kurbetit lexuesi ndeshet me vargjet e poezisë “Shkuan me agimin”,
ku paraqet një skenë shumë prekëse për kurbetçarët të cilët kishin kaluar, kalojnë tani e për fat të keq
koha si e dikton situatën edhe do të kalojnë shumë kodra, lumenjë oqeane etj.,
për ta siguruar kafshatën e gojës për familjet e tyre.
Shumica
e poezive të këtij vëllimi janë janë dyvargjësha, por kemi erdhe poezi
trivargjëshe, katërvargjëshe, por kemi edhe dy poezi të gjata posi poema e ato
janë:”Psallmë heshtjeje”e ndarë në tri këngë dhe “Psallmë për Xhejlanen” e
ndarë po ashtu në tri këngë.
Kur
jemi te këto dy poezi mund të themi se Sadetja e ka dhënë maksimumin krijues
nga thellësia shpirtërore e saj me qëllim të arritjes së synimit për të pasur
vlerë të qëndrueshme vargjet e këtyre poezive.
Në
poezinë “Psallmë për Xhejlanen”, autorja paraqet kohën e mëhershme të kanunit
që ka mbizotëruar në nënqiellin shqiptar, ku gjinisë femrore iu ka mohuar
shkollimi.Më së miri Sadetja e përshkruan protagonisten e kësaj poezie shoqen e
vet Xhejlanen ku nuk iu dha rasti te jetë e barabart me shoqet tjera për t’u shkolluar,
andaj autorja me anë të vargjeve rrëfehet kështu:
“Net të tëra së bashku
Kaluam pa gjumë
Ti derdhje lot për
shkollën
Agimin gjete me sy të
enjtur”
(Poezia “As pranverë,
as verë”, faqe 73).
Vlera
Prej gjithë kësaj që u tha deri tani mund të themi se përmbledhja poetike “Kërkoj kohë të qetë” e poeteshës Sadete Presheva, del konstatimi se libri në fjalë i posedon kriteret e librit të botueshëm me vlera të arritura artistiko-letrare dhe njëkohësisht në të ardhmen presim botime edhe më të avancuara nga kjo penë e njohur në letrat shqipe…