Kulturë
Milazim Kadriu: Vjersha me ndjenja depërtuese, artikulim i vlerave origjinale me mesazhe edukative
E marte, 09.03.2010, 09:06 PM
Ibrahim N. Sylejmani “Valët e jetës”,poezi për fëmijë,botoi autori,shtyp në shtypshkronjën “Trend”, Prishtinë 2010
Nga Milazim KADRIU
Me librin e parë titulluar “Valët e jetës” krijuesi llapjanë Ibrahim N. Sylejmani, me krijimtarinë e tij letrare, po hynë në letërsinë shqipe me vlera me ndikime edukative. Me vargjet e tij për fëmijë duke qenë kronik i ngjarjeve shoqërore, ka vu në shënjestër qëndresën kombëtare, dashurin prindërore, dashurinë ndaj vendlindjes, dukurit negative që përcjellin fëmijën në kohë e hapësirë dhe në shoqëri në tërësi, gjithnjë duke u përkujdesur për ndikimin edukativ.
Të fillosh të shkruash për fëmijët do të thotë të hysh në një botë të madhe dhe me vlerë, një botë lozonjare dhe të brishtë që është aq e largët dhe aq e afërt. Në një botë që duhet dashur dhe assesi qortuar, një botë që është e pasur, për poetin, nuk është lehtë por përkundrazi është një mundim që sjell kënaqësi, por që njëherësh është edhe përgjegjësi të thurësh vargje që u dedikon fëmijëve.
Origjinalitetin dhe talentin poetik Ibrahim N. Sylejmani, e shpalos në librin e parë poetik të titulluar "Valët e jetës ". Ai ka një botë të pasur dhe të veçantë poetike, është një zë i veçantë i cili e ka pasuruar poezinë shqipe për fëmijë nga i cili presim edhe libra të tjerë.
Poezia e Sylejmanit vjen në letërsinë shqipe rrjedhshëm dhe komunikon lirshëm me lexuesit e vegjël. Ai me vargjet e tija shpalosë ngjarje, dashuri, dukuri…
Sylejmani është poet i ndjenjave depërtuese ku nga brendësia e tij artikulon vlera origjinale dhe na i sjell ashtu si i ndjen, por që janë me mesazhe edukative.
Libri në fjalë i titulluar “Valët e jetës” i autorit Ibrahim N. Sylejmani, na sjell një botë me shumë ngjyra dhe me plotë margaritar në një kopsht me lule që na kujton të kaluarën dhe lëshon aromë të së ardhmes plot dashuri për fëmijë.
Me vjershat e tij poeti na kthen në kohë më përpara duke na kujtuar edhe historinë tonë të cilën ai donë tua mësoi fëmijëve ashtu si vepron edhe në punën e përditshme që ka si mësimdhënës. Ai duke përshkruar rrugën që e ka kaluar, tregon për valët e jetës që realisht ishin edhe valë të jetës së popullit në përgjithësi.
Poeti Sylejmani në vargjet e tij të këtij vëllimi poetik për fëmijë, nganjëherë del edhe prej temës së fëmijëve për t’ua kujtuar atyre kohët nëpër të cilat ka rrugëtuar deri tani populli ynë.
Andaj, autori si një dhuratë shumë të çmuar u sjellë fëmijëve një libër sa argëtues për ta lexuar, po aq edhe edukativo-arsimor që ata ta kenë si një udhërrëfyes për jetën e tyre, për të kaluarën e lavdishme, për një të ardhme të shëndetshme, me edukatë të shëndoshë njerëzore.
Ajo që dominon frymën poetike të autorit është ndjenja e dashurisë ndaj prindërve, vendlindjes, dashurisë ndaj atdheut dhe çdo gjëje kombëtare, qëndresës dhe rezistencës ndaj dhunës barbare në të kaluarën, si dhe kujtimin për vatrat stërgjyshore nga të cilat shqiptarët qenë dëbuar me dhunë shumë kohë më parë.
Poeti inspirimin për krijimin e vjershës për fëmijë e merr përgjithësisht nga jeta, nga e kaluara dhe e tashmja për një rrugëtim të sigurt në të ardhmen si edhe nga vetë nxënësit e tij me të cilët kalon një kohë të gjatë. Ai nëpërmes vargjeve i këshillon fëmijët që çdo herë të ecin rrugës së drejtë dhe të mos rrëshqasin e të bien në rrugët jo të mira, të ecin drejtë rrugës së dritës e diturisë.
Vjershat e poetit Sylejmani na vijnë si kërkesë dhe nevojë e brendshme e tij për ti krijuar ato, por ka edhe bindjen se ka çka të rrëfej për më të vegjlit. Ai ka ndjerë edhe nevojën për të shprehur artistikisht ndjenjat e tij.
Ndonëse është libri i parë i tij, Sylejmani ka edhe krijime tjera të cilat shpreson që së shpejti ti botoi . Botimi i kësaj përmbledhje do të jetë një motiv më shumë për krijime të reja për çka edhe i dëshirojmë suksese edhe në të ardhmen.
Komentoni
Artikuj te tjere
Pilo Zyba: Poezi nga Janis Ricos
Pashko Vasa: O moj Shqypni (Për ZSH: Agim Vuniqi)
Sami Islami: Plaku që na shpëtoi jetën
Albianë (Lulaj) Berisha: Dritës sime në maternitet
Sejdi Berisha: Baladë për këngën e gjelit
Përparim Hysi: Një ish-mësues për"Ditën e Mësuesit"
Gani Qarri : Urime 8 Marsi
Këze Kozeta Zylo: In memoriam, për profesorin elbasanas, Tomorr Domin
Nehat Jahiu: Te varri i nënës
Milazim Kadriu: Doli nga shtypi ''Feniksët e lirisë 12''
Xhenc Bezhi: Nënave gjakovare
Thanas L. Gjika: Kontrasti moral i shqiptarve në dy epoka si intrigë vepre
Demir Krasniqi: Kënga e Zef Prenkës dhe Mark Musë Allakut
Neki Lulaj: Dita e mësuesit gjatë historisë
Albert Zholi: Monografia, Luftar Paja - Jeta konviktore
Përparim Hysi: Nënë, thotë gjuha...
Kalosh Çeliku: Mikja me farexhe
Skender Korça: Veronika sot jeton...
Llemadeo: Dhurate gjinise se bukur me rastin e 8 Marsit!
Fejzulla Duraku: Adem Jashari