Kulturë
Demir Krasniqi: Kral Nikolla
E premte, 12.03.2010, 10:53 PM

KRAL NIKOLLA
- Rapsodi popullore-
Kral Nikolla , tu thafshin krahtë ,
Qysh na e more Shqypninë e ngratë ,
Ia pret mashkujt , jau hangre t’ gjalltë ?!
Çka po thotë , aj Kral Nikolla –
Fort kollaj Shqypninë e mora ,
Nja tri ditë luftoi Kosova ,
Nja dy ditë Peja e Gjakova ,
Nja shtatë ditë Malsija e Rugova ,
Kam hudutin çak te Shkodra !
Çak te Shkodra pak pa hi ,
Ismet pasha , ni njeri zotni –
Dur, ku shkon , he Mali i Zi ,
S’ ta jap Shkodrën , për pa u shkri !
S’ ta jap Shkodrën , pa e lshue toka ,
Veç n’ ta dhashin të shtatë Evropat !
S’ jam Prishtina , as s’ jam Gjakova ,
S’ jam Malsija, nuk jam Rugova ,
Po mue m’ thonë ni Vali Shkodra ,
Qi t’ dal para me gjashtëqind topa !
/Ndërrohet melodia/
Rruezës malit jam tuj shkue –
Karadaki m’ ka rrethue !
M’ ka rrethue, o, me asqer-e ,
Qet me topa e qet mamxerre !
Nuk jam Peja, o, s’ jam Gjakova ,
Po mue m’ thonë , o, qikjo Shkodra !
Po mue m’ thonë , o, qikjo Shkodra –
T’ dal përpara me gjashtëqind topa !
Nuk jam Plava, o , me Gusi – e,
Po jam Shkodra me Malsi-e !
Po jam Shkodra , o, me Malsi-e,
S’e lëshoj Shkodrën , për pa u gri –e !
Hasan pasha , o, mjekërzi-e ,
Ku pe qoni këtë ordi –e ?
-Unë , pe qoj në Mal zë Zi –e ,
Me luftue me Serbi – e !
Esat pasha , o, n’ telefon – e ,
-Hasan Rizën , Zo’ , ku e kam – e?
Hasan Rizën, o, Zo’ , ku e kam – e?
-N’ Tarabosh , o, n’ istikam – e !
N’ Tarabosh , o, n’ istikam –e ,
Po lufton , aj, për vatan- e !
Taraboshi, çark me tela –
Naj shkoj zani n’ shtatë dyvela !
N’ shtatë dyvela, o, n’ shtatë krali – e ,
T’ metën n’ tela dymdhetë mi- e !
Nishanxhi , more, të raft pika ,
Qysh s’e dite çka asht ika ?
Qysh s’e dite , o, çka asht ika –
Natë e ditë ty u therrë me thika ?!
Djemtë e rusit , bajnë kuku –e ,
Mishi i kalit ka fillue ...
Ka fillue , o, ç’ na u ka tret-e ,
Pesë qind grosh ni peksimet-e !
Pesë qind grosh ni peksimet-e ,
Shumë u lyp e nuk u gjet-e ?!
Shumë u lyp e nuk u gjet- e,
Djemtë e Shkodrës s’ pe kanë dert – e!
Kral Nikolla, ore derëzi –e ,
S’ merret Shkodra me fuqi – e !
S’ merret Shkodra, o, me fuqi –e ,
T’ metën n’ tela dymdhetë mi- e !
Kral Nikolla , qysh po thue ,
Natë e ditë , qi ke luftue ?!
Natë e ditë , o, qi luftove –
Edhe Shkodrën s’ mun e more !
Kral Nikolla , shkon n’ hava-e,
Shkon n’ hava , aj, me bollan-e ...
Kral Nikolla , oh, fort po kan-e -
M’ u faruen zabitllart- e !
Mblodhi dhe shënoi:
Demir KRASNIQI
Komentoni
Artikuj te tjere
Xhenc Bezhi: Rruga integrimit
Poezia nga poeti dhe veprimtari i shquar Dr. Ismet Hebibi
Guri Koço: “Kurrë të mos dëshpërohesh”, do të thotë duaje jetën si të vjen
Gjon Keka: Shteti vartës dhe shfaqja e muskujve
Baki Ymeri: Kosova u bë e njohur kur zoti e fshikullonte kuçedrën nga qielli
Mazllum Saneja: Poezi nga Ismail Kadare dhe piktura nga Jan M. Stuchly
Demir Krasniqi: Salih Shabani
Luan Kurti: Libri poetik Mall
Rrustem Hyseni: Ju kujtohet
Cikël poetik nga Luan Çipi
Përparim Hysi: Grimca malli
Eshref Ymeri: Nuk mund të hesht!
Bedri Tahiri: Shotë Galica në letërsinë shqiptare
Cikël poetik nga Sabit Idrizi
Shefqet Dibrani: Poezia e Sadik Krasniqit
Bilall Maliqi: Optimizmi për kohë më të mira
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Milazim Kadriu: Vjersha me ndjenja depërtuese, artikulim i vlerave origjinale me mesazhe edukative
Pilo Zyba: Poezi nga Janis Ricos
Pashko Vasa: O moj Shqypni (Për ZSH: Agim Vuniqi)