E shtune, 27.04.2024, 01:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Guri Koço: “Kurrë të mos dëshpërohesh”, do të thotë duaje jetën si të vjen

E premte, 12.03.2010, 07:25 PM


Flet regjisorii Teatrit të Korçës z. Guri Koço

“Kurrë të mos dëshpërohesh”, do të thotë duaje jetën si të vjen

Një komedi ku spikati dhe skenografia e Kastriot Rroshit. Dhe pse ende student në Akademinë e Arteve dekori I tij ka lënë mbresa ne shfaqje, pasi kishte një simbolikë befasuese. E ndërtuar e gjitha në litarë ku nëpër ta janë varur objektet e shtëpisë  duket sikur spaktatorëve u thotë” Kur i zoti i shtëpisë ka zgjedhur litarin të varet  (dhe në skenë duket hallka), po objektet pa shpirt të saj çduhet të thonë, apo të veprojnë? Dhe më pas loja e aktorëve ku oerformuan
Nëmënyrë të veçantë sipas roleve atë që spektatori e priste prej kohësh. Kjo falë dhe punes
Përkushtuese dhe plot passion të regjisorit Guri Koço….

Nga Albert Zholi

Ju keni vënë në skenë kohët e fundit dramën “Kurrë të mos dëshpërohesh”. E kujt autori është kjo vepër?

Kjo vepër është e nje autori grek Kostas Asimakopulos.Nga vetë emri që ka duket qartë se është një komedi, Këtë vepër të një autori fqinj ne e vumë në skenë në 13 shkurt në sallën e Teatrit të Korçës. Kjo është një komedi lirike, e cila pati një sukses të jashtzakonshëm në qytetin e Korçës. E theksoj suksesin jo për të treguar një superlativë ndaj trupës,por për të përcjellë tek lexuesi një të vërtetë. Një e vërtetë e cila nuk duhet mohuar për vetë faktin se trupa, punoi e impenjuar,me përgjegjësi,me dashuri, përkushtim veprim i cili solli dhe suksesin. Suksesi matet me nurmrin e shfaqejeve dhe ne pikërisht e dhamë 9 herë rresht ku salla ishte mbuhsur plot dhe më datën 9 Mars do të japim shfaqjen e 10-të. 

Cilët janë qenë aktorët kryesorë që kanë marrë pjesë në këtë komedi lirike?

Albano Prodani (çuni i Aleko Prodanit), për të cilin mund të them dhe pse ishte roli i parë si protagonist, ai ja doli me sukes duke luajtur shumë mirë dhe duke bërë spektatorin për vete. Xheni Hallulli, (aktorja e cila luan dhe tek portokallia), ecila luajti me po aq sukeses. Ajo luan të bijën me një sens artistik, komik, të admirueshëm. Ky ishte roli i parë i saj pas përfundimit të Akademisë së Arteve, Pra ishin prezantime të rinj në role kryesorë të cilët e justifikuan plotëisht besimin. Pas këtyre vijnë artisttët e afirmuar të cilët, janë referencë dhe për teatrin Kombëtar si Zamira Kita, Petrika Riza, dhe Andrea Pepi, Arben Dervishi sigurisht do të veçoja mikun tim që më ndimojë Marko Bitraku, ndihmësin tim që bëri dhe një rol të cilin e laujti me atë sukses si gjithë trupa. 

Pse zgjodhët pikërish këtë komedi lirike greke, për të vënë në skenë?

Këtë mund ta kuptosh shumë lehtë po të shikosh shfaqjen, pasi mesazhi në këtë vepër është shumë i qartë shumë i dukshëm. Ajo gjëja më e bukur që na ka falur zoti, është jeta, ajo është, dhuratë e paçmueshme dhe mesazhi që del nga kjo vepër është shumë e qarte dhe domethënëse “Njerëz çfarëdo që të ndodhë në jetë, mos u dëshpëroni”. Ose e thënë më shqiptarrce merreni jetën ashtu siç ju vjen, me situatat, momentet, me kushtet ekonomike, politike, shoqërore, sociale, që i përjetoni në kohën që jetoni. Në jetë çdo ditë kemi strese, siç kemi dhe disfata , dëgjojmë vetsakrifikime, dhe kjo thirrje e autorit dhe pse është bërë kohë më parë është shumë e qartë,shumë aktuale “Njerëz shijojeni jetën. Jeta është e bukur, me të mirat dhe të këqijat e saj. Kështu ka qenë jeta që në lindje, asnjëherë fushë me lule, por luftë dhe përpjekje.” Pra kjo thirrje është gjithmonë
aktuale dhe duhet ta kini në konsideratë. 

Përse në këto momnete tarnzicioni shifet që ju zgjidhni vetëm komedi lirike, humoristike për të vënë në skenë? Cila është arsyeja,mos vallë në këtë shoqëri ndihet mungesa e gëzimit, haresë mesazheve të bukurisë shpirtëore??

-    Pyetja të vë paknë ëvshtirësi, pasi teatri është shuplanësh. Shumë regjisorë e shohin në këndvështrime të ndryshme mënyrën e të vënit në skenë. Unë kam zgjedhjen time, dëshirat e mia, të cilat mensoj se i vë në funksion të shikuesit, apo të dashamirësve të artit të qytetit ku jetoj, apo po punoj. Sot jeta është e vështirë mbushur me të papritura, plot emocione, strese, dhimbje, por edhe me gëzime. Jeta është shmplanëshe, por ajo që I mungon më shumë shqipatrëve në këto vite tranzicion është humori. Pak punohet për këtë gjini. Për të mos thënë se rrallë vihe në skenë komedi të ndryshme. Njeriu në këto momnete do pak argëtim, do pak një ditë ndryshe, do pak humor, gëzim. Emocionet e bukura që qetësojnë shpirtin mund të lindin edhe nga vepra të cilat në dukje duken të lehta, por që janë me monologje të fuqishme, me drama të jashzakonshme, që mesazhin e japin qartë nëpërmjet
situatave dhe personazheve komikë. Për mua e rëndësishme është të transmetosh mesazhe të fuqishme, të transmetosh mesazhe që të paktën 
-    ti bësh njerëzit pasi të dalin nga salla të mendohen për shfaqjen për disa minuta.

Kjo do të thotë që….?

Në periudhën, kohën, vendin që jetojmë është një situatë e lodhshme, një situatë që nga njëherë njeriu ndodhet në dilemë dhe rënie shpirtërore, prandaj duhet që të sjellim pranë shikuesit komedi apo drama që janë plot emocion dhe mesazh.Të ndryshojnë gjendjen shpirtëore. Jetojmë në një realitet ku snobizmi, ka përfshirë pjesën më të madhe të elitës artistike shqiptare. Sigurisht në vend që të meren me vepra të tilla të bukura argëtuese, që transmetojnë gëzim, hare,merren me ca vepra që sjellin trishtim, ku shikuesi mund të thotë “O zot, çi duhet këto publikut, çështë kjo vepër që ngjall trishtim, pak trishtime kemi?”. Jam dakort me mendimin tënd, që sot në skenat shqiptare duhet më shumë gëzim, hare. Unë jam një regjisor prej 20 vjetësh në teatrin e Korçës (por edhe në teatro të tjerë në Shqipëri), ndaj dhe punoj apo vë në skënë komedi, që të mbush atë boshllëk
shpirtëror të njerëzve që kanë nga streset e shumta të përditshme. Unë kam vënë ën skenë rreth 10 komedi, ku veprën më të madhe në gjininë e komedisë e kam vënë me Aleko Prodanin. Por me këtë nuk dua të them se s’kam vënë dhe s’po vë në skenë drama. Pasi kështu do mendojnë se jam, apo jem i njëanshëm. Pra aspak, jam i dhënë në të dyja gjinitë, por disa herë kam anuar nga komedia edhe për vetë arsyetimet e mësipërme. Pasi aty gjej më shumë veten, ndjehem shumë mirë, punoj më lirshëm, por se absolutizoj. Cdo gjë brenda meje është relative. 

Keni ndonjë projekt tjetër për të ardhmen?

Unë kam paraqitur një projekt në teatrin kombëtar. Një komedi angleze shumë e bukur. Nuk u aprovua 6 mujorin e parë, pasi kishte dhe shumë kërkesa të tjera. Por besoj se mund të pranohet më vonë, pasi kam shume vite që punoj për atë vepër, dhe mund të them se në skenë do të dalë një vepër shumë e mirë që do ti kënaqë shikuesit. Shpresoj…shpresoj…

Mendimi juaj për teatrin e Korçës?

Teatri i Korçës ëshët një teatër me shumë vlera, që i ka dhënë emër teatrit shqiptar. Edhe sot në kohën që flasim ai është një teatër protagonist, ku mund të them se aty punohet intensivisht dhe cilësisht. Aty ka një kryetar bashkie, I cili e do artin, e do teatrin, dhe kjo dëshirë dhe ky impenjim është po kaq e fuqishme dhe tek drejtoresha e Teatrit Zamira Kita, e cila punon me dëshirë pasion, ndryshe nga ajo rutinë që ka përfshirë teatrot e tjera. Dhe unë jam mes tyre duke parë këtë interesim por dhe atë dashuri që ka vetë populli korçar për teatrin. Aty ka një staf aktorësh që vërtet janë për tu admiruar.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora