E merkure, 30.04.2025, 10:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Naser Aliu: Poezi e qelbur

E shtune, 13.03.2010, 10:55 PM


Naser Aliu


Poezi e qelbur

Desha t´i shkruaj disa vargje
që lëshojnë erë të keqe
si qelbi
si plehu
që ngjallin neveri
tinzare
si planet e njeriut të lig!

Vargje, që dinë t´i bien trumbetës
si borizani i trishtuar!

Desha t´i shkruaj disa vargje
që nuk i lexon njeri me dëshirë
të zbehtë
të pafytyrë
të poshtër
që kallin datën
si qëndrimet e tij!

Desha të mos them asgjë
për të thënë shumë,
më shumë se njeiu i lig!
(Por ai trimërohet...)

Mirëpo, 
nëse Ne, nuk themi gjë
nëse Ne, nuk bëjmë gjë kundër 
As Ti,  as unë
një ditë
qelbin
dhe plehun
do ta kemi në shtëpi!
Dhe, do vjellim vrer së bashku!

Do ta kemi bajgën në shtëpi
ashtu si e ka bisha
nën bythën  e saj
apo pranë kokës
pa turfulluar
dhe pa ngirtur krye
do të njësohemi me jashtën !



Gjeneza

Në fillim ishte 
Kryefjala
Radhën e ka
Kallëzuesi!



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx