Kulturë
Albert Zholi: Lotët e sinqerta të një burri
E shtune, 13.03.2010, 07:39 PM

-skicë-
Albert Zholi
Jeta e tij duket si një skenar filmi. Një jetë mbushour plot peripeci si jeta e shumë emigrantëve kudo në botë. Dhe pse një ndër flamurtarët e parë të proceseve demokratike në Kuccovë ai detyrohet të marrë rrugën e madhe por të pa rrugë të mërgimit. Kure pashë në fytyrë gjithmonë i lodronte një buzëqeshje, një buzëqeshje dashamirëse pasi vetë jeta e ka mësuar tu dhutojë buzëqeshje të gjithëve dhe pse hallet janë të shumta. Më këkrkoi në telefon për një takim. Si shumë emigrantë që këkrojnë sqarime mbi problemet e halleve të tyre të pafundme. Aty në lokalin e TOB, ishte ulur dhe po priste i menduar duke pirë një kafe. Ishte zhyur në botën e tij të heshtjes sikur ajo heshtje do ti përcillte jashtë trupit brengat dhe hallet. Kur i afrohem dhe prezantohem ai më thotë:
Të jam shumë mirënjohës që erdhe. E di që s’më zgjidh hall, por ndoshta më jep ndonjë mendim që do të më vlejë. Ulem përballë tij dhe ai fillon rrëfimin duke psherëtirë. Ajo psherëtimë burri mu duk sikur vinte nga thellësia e një humnere të pamatë.
-Mund të flasësh i them…Po të dëgjoj. Ai tundi dhe njëherë kokën dhe me zë të dridhur fillon e tregon kalvarin e ngjarjeve të jetës së tij:
-Më quajnë Jorgo Stillo. Kam ikur në Greqi në vitin 1992 si shumë shqiptarë që morën atë rrugë pa kthim në emër të mirëqënies për fëmijët. Dy djem kam. Për ta u nisa që të mos u mungonte buka e gojës. Djalin e vogël Amarildon e kisha pak shëndetlig dhe duhej trajtuar mirë nga ana shëndëtsore si dhe me ushqim. Ku i kishim ne këto të mira aty ku jetonim? Në Greqi filluam punë bashkë me gruan. Diccka vumë në vijë. Por ja vijnë ngjarjet e mallkuara të 1997-ës. Kush I polli vallë ato ngjarje që u vramë me nejri-tjetrin? –dhe pashë që sytë e tij filluan të lotonin. Sa të pastër dukeshin ato lotë që rrëshkisnin faqeve të rreshkura të tijë!
-Të lutem, vazhdo i them vazhdo. Ai psherëtin sërishmi dhe nis të tregojë me ton më të ulët ku dhimbja dukej qartë në gjithë qënien e tij.
-Ja, në këto momente, kur ne po thonim se diccka vumë në vijë, na vrasin në Kucovë vëllanë e nuses sime (gruan e quajnë Flora Stillo). Ishin grupet rivale si dukej, apo dhe mosmarrveshjet mes njerëzve me bindje të ndryshme politike. Kunati im ishte simpatizant i flaktë i PD-së, një kohësisht dhe tregëtar. Ai quhej Yzedin Agalliu, 44 vjecc atëhere. Ngjarja na tronditi. Na goditi si rrufe në qiell të pastër. Por në ato kushte nuk kishim mundësi të shkonim as për varrim. Familja kaloi një tronditje të paparë. Tashmë mund të thuhej se ishim dhe në hasmëri pasi nga vrasësit ccfarë nuk prêt. Por më shumë e vuajti djali im i vogël Amarildo. Ai sa shëndetlik, kaloi në depression. Një depression që e ccoi deri në paralizë
të dorës dhe këmbës së majtë plus problemeve të tjera. Mjekët në Greqi nuk e morën përsipër një operacion që duhej për të. Na thanë të shkonim në Amerikë. Dhe ku, në Amerikë! Me se të shkonim? Ku ta gjenim vizën?! Po lekët?! Por njeriu në emër të dashurisë për fëmijën bën gjithccka. U intersova nga mënyrat nga më të ndryshmet, mora dhe borxhe të mëdha, deri sa sigurova një vizë. Ikëm familjarsiht edhe për një arsye të dytë, pasi fisi i atyre që vranë kunatin ishin afër nesh në Greqi. Nuk donim që gjakmarrja të shtrihej më tej. U nisëm në Amerikë. Aty djalit i bëmë një nëdrhyrje kirurgjikale dhe u përmirësua disi. Pas disa vitesh si klandestin (na mbaroi viza), policia rastësisht na kap mua dhe djalin e madh në rrugë dhe na kthyen në Shqipëri, me të drejtë. Ligji është ligj. Por tashmë aty janë djali i vogël dhe gruaja. Ju pyes a mund të bëjmë bashkim familjar ne në këto
kushte?
-Në asnjë mënyrë i them, nqs gruaja (Flora Stillo) nuk ka marrë Kartën Jeshile dhe nqs ju nuk ju kanë vënë penalitete….
-Jo ne sna kanë vënë penalitete por gruaja nuk ka Kartë Jeshile. Edhe jao tashmë është në gjyq për tu kthyer apo për të qëndruar, pasi pas kapjes tonë policia shkoi në shtëpi. Deri tani u lanë aty për shëndetin e djalit. Tani u thonë jeni në process për kthim. Po ku të kthehet gruaja kur Amarildo duhet të bëjë dhe një operacio të dytë. Por njëkohësisht gruaja ka frikën e jgraje së 1997, të vrasjes së vëllait, mos ndoshta shpërthen ndonjë konflikt i panevojshëm mes fisit të vrasësit të vëllait të saj-dhe sërishmi lotoi.
-Dmth në këto kushte nuk mund të kryej bahskim familjar më thotë?
-Jo, në asnjë mënyrë i them derisa gruaja nëpërmjet një avokati të marrë Kartën Jeshile duke u mbështetur tek sëmudja e djalit. Nga përgjigja ime ai u mblodh, u mpak dhe më shumë. Më shikonte në dritë të syrit. Kërkonte ndihmë, por ishte i qartë që atë ndihmë s’mund t’ja jepja unë, por vetëm ligji. Në fund tha:
U pa jeta ime, port ë paktën do zoti dhe nuk kthejnë gruan me djalin. Me atë sëmundje ai nuk mund të jetojë këtu-dhe u ccua si i ngrirë dhe iku duke më përqafuar. Unë e shihja ashtu të kërrusur nga pas, një kërrusje nga pasha e halleve që ai mundohej ti mbante, por sërishmi ajo peshë ishte e tillë, që nuk mund ta shmangte atë kërrusje. Ishtë një kërrusje dashurie për fëmijën, për jetën e tij, për tu bashkuar me familjen.
Komentoni
Artikuj te tjere
Cikël poetik nga Neki Lulaj
Aleksandër Peçi: Shqipëria ka qenë një Sahara për 25 vjet në zhanrin e Baletit Nacional
Nuhi Veselaj: Drejt standardizimit të gjuhës shqipe (II)
Sabile Keçmezi-Basha: Mos më thuaj se edhe ti po shkon...
Demir Krasniqi: Kral Nikolla
Xhenc Bezhi: Rruga integrimit
Poezia nga poeti dhe veprimtari i shquar Dr. Ismet Hebibi
Guri Koço: “Kurrë të mos dëshpërohesh”, do të thotë duaje jetën si të vjen
Gjon Keka: Shteti vartës dhe shfaqja e muskujve
Baki Ymeri: Kosova u bë e njohur kur zoti e fshikullonte kuçedrën nga qielli
Mazllum Saneja: Poezi nga Ismail Kadare dhe piktura nga Jan M. Stuchly
Demir Krasniqi: Salih Shabani
Luan Kurti: Libri poetik Mall
Rrustem Hyseni: Ju kujtohet
Cikël poetik nga Luan Çipi
Përparim Hysi: Grimca malli
Eshref Ymeri: Nuk mund të hesht!
Bedri Tahiri: Shotë Galica në letërsinë shqiptare
Cikël poetik nga Sabit Idrizi
Shefqet Dibrani: Poezia e Sadik Krasniqit