E shtune, 27.04.2024, 10:47 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Neki Lulaj

E shtune, 13.03.2010, 07:00 PM


Neki Lulaj

Tri dekada nga revolucioni

Me 11 marsin e të 81-tës
në kryeqytet,atje në tempullim e dijës
studentët shpërthyën,nga durimet e gjata të pakënaqësi,
kundër shtypjës se egerë të barbrisë.

Vërrshoi lum i irrëmbyeshëm,e i këthjellt si loti
i fryer që nga shekulli,i mundimeve dhe nga moti
për ta këthyer kahjën e padrejtësisë,
kjo protestë buroi nga Universiteti, Tempulli i diturisë

Me propagandën e tyre shovenisto- slave
kishin arritur ta bindin me genjeshtra botën përparimtare,
se në Kosovë,s`ka pupull shqiptar,
të gjithë ata që jetojnë atje, janë ortodokso-sllav.

Genjështat e tyre ishin me shumë fitim
ishte ajo një moto që kishte një qellim
gjithëçka e kurdisur për vëllëzerim-bashkim
me plane ogurëzeza,për zhdukje dhe asimilim

Kjo ishte motoja e udhëheqësisë
vendin e parë në botë,e zënë,kjo sllavi
për genjeshtra e ankesa dhe për padrejtësi
dëshironin që e terë bota t`ju besojë rrenegateve të zi

Nga protestat e revolucionit të 11 marsit,
n`parlament u tërbuan të „kuqt“ e sllavit,
humbën ndienjën e arsyës dhe të njerëzisë
duke vra,burgos e torturu, të rinjët, trimat e shqiptarisë

Patën me vehtë shumë, shqiptar kolaborist
të cilët për komunizmin e „kuq „të Rusisë,
babain e vetë e ngulnin ne maje te“singisë“,
veq me mbetë ne pushtet e me sundue thundra e sllavisë

Do Sinan Hasana,Rrahman Morina ,Tefik Lugiqa e Ali Shukrija
rrenegat që nuk u dihët atësija,të lindur me sundu,
kundër të drejtave të shqiptareve me punu,
të cilët një ishin betu,këtë Revulucion të Kosovës me e shue.

Filloi diferencim i egër n´të gjitha porët e jetës,
ky veprim shqiptarëve shumë ja u rriti shpresën,
Burgjet plotë e lirija trokët në derë
Kështu pat thenë Jusuf Gërvalla i ndier.

Me metodat e tyre të ulëta barbare,
Përpiqeshin ta topisnin ,ndienjën e patriotizmit revolucionar
Por i terë populli e kishte dhenë betimin,
se nuk do të jetoi më kurrë me,sojin e asimilimit.

Nga tempulli i dijës dhe pjesët e tjera të Kosovës,
dualën trimat që i thanë Jo-Jo Sllobës
doli nga gjiri i kombit feniksi i shqiptarisë,
Dr Ibrahim Rugova ,gur themel i shtetsisë.

Sakrifica e shqiptarve,ishte një rrugëtim, pa mbarim
nga dhuna e barbarve nuk kishte më durim,
nga Prekazi ,legjendar i Kosovës hallë madhe
pushka e Adem Jasharit,zgjoi ndërgjegjjën ndërkombtare.

Gllogjani i Haradinajve,tregoi trimëri
Luani dhe Shkëlzeni prehën në pavdëksi,
heroizmi i tyre arrijti qëllimin
e sot Kosova, e gëzon lirinë dhe përparimin.

Si u ndie jehona ,kur u thye kufiri,
Sali Qeku e Agim Ramadani, aty dhan kushtrimin
u gëzue fusha mali lumi, bjeshka e Kodra,
darsëm bëri Prishtina ,Tirana,Presheva , Qamerija dhe Tetova

UQK-ja krijoj epopën e lavdisë emrin e trimerisë
beteja e Loxhës, hyri në analët e historisë
Rrustem Bruqi,intelektual trim ,e luftëtar
skllevëve ju tregoi se kjo tokë rritë veq burra i shqipëtar.

Nga revolucioni i marsit,kaluan plotë tri dekada
arritën pavdëksin, ata që skrifikuan për ideale të arta
por ngelën për hërë shembull për trimëri,
heroizmi i tyre themel për shtetin e ri.

10 Mars 2010


Dimri i heshtur

Dimri i heshtur me shumë borë
pikon mallë, ky mallë i gjorë,
pikon dhëmbje, kërkon shërim,
pikon heshtje,kërkon shpjegim,
pikon frikë ,kërkon shoqërim,
çka s’kërkon në këtë skëterrë nate,
brigje , male veshë me të bardha,
kërkon kthim se koha ka shku,
del në rrugë karvanin me taku,
i gjatë ish karvani i armëve ,
ecte natën mexhave ,brigjeve e maleve,
t’gjithë betuar për një qëllim,
ta furnizojmë popullin me armatim,
shpesh herë duke rrezikuar ,
me llavë të ujqëve mos me u takuar,
tuj ba roje n’borë e n’acar ,
piramida për mos me i ndalë,
për t’kaluar matanë kufirit,
tuj furnizuar me armë,
ushtarët e Ramushit dhe të Salihut,
intelektuali që e vrau frikën,
Sali Çeku në Broliq e ngriti pikën,
për t’ua fut sllavëve në palcë frikën,
kështu mbrohet ndera e vatani,
Sali Çeku burrë shqiptari,
burrë ma të madh nuk pati Kosova,
Kështu pati thënë edhe Rugova.


Plotë qe nëntëdhjetëenëntë vjet

Qe nëntëdhjetëenëntë vjet ,
Nëna djalin po e prêt,
vëllai vëllanë po e thërret,
për bashkim në një shtet,
për bashkim në një shtëpi
me një gjuhë,me një traditë
kush na ndau ai kurrë mos paftë dritë,
pa pas guri, pa pas kufi,
guri i kufirit po there-bertet,,
më hiqni ma se jemi një shtet,
kështu po thërrasin guri e druri,
po thërret mali ,po thërret lumi,
gjethet në pyll nuk pushuan kurrë,
për një shtet ,për një flamur,
shqipja fluturoi mbi male,
të gjitha këto janë troje shqiptare,
n’malin Sharr u ndi kushtrimi,
le të pelcasë,tradhëtari dhe armiku
Shqiptaria bënë bashkimin.


(Vota: 18 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora