E enjte, 01.05.2025, 06:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Ksanthipi Stratobërdha: Ja si u bëra folësja e parë e radio Korçës

E diele, 14.03.2010, 03:52 AM


Flet një nga gazetaret e para të Radio Korçës, mësuesja Ksanthipi Stratobërdha (Bicka), 

Ja si u bëra folësja e parë e radio Korçës
Radio-Korça disponionte në arkivën e saj me mijëra pllaka gramafoni

Nga Albert Zholi

Znj Pipi (Këstu njihet në Korçë), ka lindur në Korçë dhe ka mbaruar për matematikë në Romë. Në vitete e studimeve në Itali ajo u muar me sportin e bukur të tenisit ku doli dhe kampione në Universitetet italiane. Kur kthehet në atdhe ajo ju përkushtua radios duke u bërë një ngë folëset e para dhe drejtueset e suksesshme të Radio Korçës. Korrekte, këmbëngulëse ajo u mundua që profesionin e saj ta kalonte dhe tek fëmijët e saj siç është Elsa Xhai, një nga folëset më të spikatura të Radio Tiranës.

-Znj.Ksanthipi (apo Pipi sic u thërrisnin në qytetin e Korçës) ju keni studiuar jashtë vendit (në Itali), dhe pas kthimit tuaj në Shqipëri keni punuar në stacionin radiofonik të Radio-Korcës. Kur filluat dhe cfarë kriteresh kishte atëherë radioja?

Pershendetje! Tani që po flas jam 84 vjeç. Ruaj në kujtesë ditën kur fillova punë në vitin 1945 në stacionin e Radio Korcës në godinën afër turizmit të vjetër të Korcës. Radio-Korça transmetonte vite të shkuara sic më thoshin teknikët e zërit Vasili e Tasi, por që e drejtonin të huajt, tek një godinë tjetër mbrapa kishës së Mitropolisë. Dëshira për të kontribuar në atdheun tim u realizua pas një konkursi në R. Korça në vitin 1945, ku dhe fillova të punoj si redaktore-spikere, e pse dhe spikerja e parë ( sic më thoshin e kësajë radioje në shqip në qytetin e Korçës.

-    Diçka rreth transmetimeve  të R.Korcës në kohën që ju punuat aty?

-    Sic ju thashë fillova punën definitive në Radio në vitin 1945 dhe per tre vjet deri në vitin  1948 punova me passion. Në Radio është një magji! Në orën e mëngjesit shpesh lidheshim me R-Tiranën, kurëse mbasdite, të gjithë transmetimet ishin direkt. Në studio cdo ditë vinin grupe mhe orkestra. Ata interpretonin direkt, live sic i thonë tani, lajmet, buletinet e lajmeve po kështu jepeshin direct. Azhanset vinin të shaptilografuara nga ATSH, lajme të brendëshme dhe të jashtëme nga agjencitë që nga AFP, TASS, HSINHUA, ROJTER, (dhe natyrisht i radio-ndërlidhjes). Pra për të dhënë në radio merrnim lajmet nga fshatrat dhe prefektura. Radio-Korca disponionte në arkivën e saj me mijëra pllaka gramafoni (apo disqe) me muzikë popullore të zonës, me këngë qytetare korcare, të shqipërisë së mesme dhe ëshkodrane. Me qindra pllaka gramafoni  kishim kur transmetonim  muzikë klasike dhe muzikë vallëzimi.
-    Emisionet me tematikë për rininë, gruan, bujkun, punëtorin, ishin të shtrira në të gjithë orën e të gjitha direct. Bashkëpunëtorët e Radio-Korcës ishin të përhershëm gjatë gjithë javës. Më kujtohet Radio-posta me muzikë të preferuar. “Ora e punëtorit” ku flisnin punëtorë të sindikatave të punëtorëve, të cilën e drejtonte bashkëshorti im. Ai punoi si redaktor dhe spiker i jashtëm për një vit dhge e hoqën. Babai i tijë jetonte në SH.B.A dhe shkruante në gazetën “Liria” të Bostonit. Aty në Radio-Korca ne u njohëm , u dashuruam dhe u martuam. Edhe ai kishte kryer studimet në një shkollë perëndimore. Më falni se nuk mund të mos flisnja për bashkëshortin tim me një zë brilant që e kasha edhe koleg- tani ai nuk jeton më.Më telefonuan një ditë nga  RTSH se do të realizonin një telereportazh për të, por u vonuat dhe ai tashmë nuk jeton ju thashë. Më vjen keq që në atë kohë cdo gjë
ishte direkte dhe zëri i tijë i Petros nuk ekziston.

-    Po emisionet e tjera a ju kujtohen?

-Po, ishte ora gazmore ku aktorët debutonin direkt, shpesh edhe unë futesha si aktore, sepse gjithmonë kishim edhe mungesa për arësye  shëndetësore të aktorëve. Ishte edhe ora e Rinisë,  “ora e gruas”, “ora e bujkut” të cilat ishin përcaktuar 30 minuta (direkt). Më kujtohet se mbas emisioneve të drejtëpërdrejta  të mbasdites e të mbrëmjes  rreth orës 22e tridhjetë-23 ne lidheshim përsëri  me R- Tiranës për lajmet e fundit.
Më pyetët për lidhje të tjera të radio-Korcës? Isha larguar nga radioja, kur dëgjoja që Radio-Korca gjatë ditës edhe në mëngjes lidhej me Radio-Moskën në gjuhën shqipe, ku si spikere ishte një vajzë korçare.

-Znj.Pipi në ato vite a keni pasur rastin të takonit  Enver Hoxhën, Mehmet Shehun apo udhëheqës tëe tjerë të partisë dhe si ka qenë komunikimi?

-Asnjëherë nuk kam pasur rast të takoj asnjë prej tyre, mbase drejtorët apo autoritetet të partisë së tyre po. As unë dhe as bashkëshorti  im s’jemi takuar. Mua pas tre vjetësh më hoqën nga me arësyen se do të rindërtohej . Megjithatë unë që kasha dëgjuar  edhe radio të huaj doja që radioja ku unë punoja të dallohej nga profesionalizmi, nga një ritëm e gjuhë e pastër kombëtare, nga programe edukuese e argëtuese që të kënaqnin shijet e të rinjëve  e të rejave. Po të më pyesnit se pot ë ishit edhe një herë  e re, ku do të donit të punonit, do t’ju them me bindje në radio, në një radio që përhap  të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

- A keni dashur që këtë profesion ta transmetoni edhe tek fëmijët?

- Natyrisht. Ja, vajza ime Elsa Stratobërdha (Xhai} pas 22 vjetësh filloi këtë karierë në Radio-Korca, e më tej mbi 3 dekada  në R-Tirana. Shpesh të dyja debatojmë, e kritikoj për ato cfarë nuk shkojnë me shijet e dëgjuesve dhe e përsërish shpesh “Magjinë e  radios”.

Ju keni lujtur tensi gjatë studimeve në Itali?

Po, kam luajtur. Bile mund të htem se isha kmapionja e ekipit të studentëve. Më vjen keq që ky sport nuk është përhapur në Shqipëri.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx