Kulturë
Albert Zholi: Ligji dhe antiligji
E diele, 14.03.2010, 11:47 AM

Ikja e madhe
V. LIGJI DHE ANTILIGJI
Situata ekonomnike në Shqipëri, jo vetëm gjatë vitit 1991, por edhe pas zgjedhjeve të parakohëshme, të 22 marsit 1992, të cilat sic dihet u fituan thellësisht nga Partia Demokratike, u bë tepër e vështirë. Paraliza e gjithë ekonomisë vazhdoi me shpejtësi. Në një ‘okelio” të re dhe sipas porosive të organizmave ndërkombëtarë, PD vendosi të nxjerrë jashtë loje të gjitha qëndrat e punës të cilat ishin me rentabilitet të ulët. Përpjekjet për tu privatizuar ato, apo për t’I rikthyer në shoqëri me investitorë të huaj, eci tepër ngadalë. Ndërkohë, u shua puna në mijëra e mijëra ndërmarrje të mëdha, të mesme e të vogla, të cilat hodhën në rrugën e madhe qindra e mijëra njerëz. Të gjithë këta, së bashku me ish-nomenklaturën komuniste, me ushstarakët e lartë e ata me një farë stazhi të cilët tanimë konsideroheshin si idhtarë të komunizmit, u detyruan të kërkonin mjete të reja
jetese. Nuk përbënte më asnjë cudi që një ish sekretar partie rrethi të shiste cigare tani I ulur në pluhurin e trotuarit, sikundër një tjetër të vuante për bukën e gojës. Gjithëfarë pehlivanësh politikë e ordinerë, nisën të kishin përfitime të mëdha nga një tregëti e cila, më së shumti, nuk përmbante as rregullat më elementare të lojës së tregut. Por ky është një kapitull të cilit do t’i rikthehemi në kohën e duhur, kur kjo plagë sociale të jetë mahjisur plotësisht. Të kësajë periudhe janë spekullimet fantastike për të kaluar kufijtë e për të mbrritur mundësisht në Greqi. Italia nisi të largohej për shkak të pamundësisë së aventurave tronditëse sic qe rrëmbimi I vaporëve. Tani shteti I ri, pasi kishte hequr qafe komunistët, kishte edhe përkrahjen e shteteve perëndimore për të rivendosur, sic quhej, ‘shtetin ligjor” në Shqipëri. Ambasadat e huaja, jo vetëm nuk I linin më
hapur portat për të hyrë shqiptarët e papunë atje, por kufizuan në minimum edhe dhënien e vizave. Madje përkrahësit e mëdhenj të Lëvizjes së Ambasadave, gjermanët vizat hyrëse për në Gjermani I bënë me pikatore, madje vetëm për lëvizjet diplomatike. Vecanti bënte në këtë periudhë, por edhe më pas, ambasada greke. Pavarësisht zik-zakeve të politikës ndërshtetërore, dhe duke përjashtuar verë-vjeshtën e vitit 1994, ambasada greke dhe Konsullata e Përgjithëshme në Gjirokastër kanë qenë një burim I pashterëshëm vizash e,për rrjedhojë, përjashtimi nga mizerja dhjetëra e mijëra shqiptarëve. Vetëm gjatë muajve janar-tetor1991 ambasada greke në Tiranë dhe për shqiptarët100.000viza! Por pavarësisht nga kjo përkrahje mesa duket, për shqiptarët, kjo ishte e pamjaftueshme. Me siguri kufijtë me Greqinë I kalonin ilegalisht me këmbë, apo me mjete që përmendëm, edhe po aq njerëz të cilët herë
zhyteshin në vorbullën e punëve të realitetit fqinj, herë nuk e përballonin këtë dhe ktheheshin sapo kishin vënë mënjanë100.000 dhrami. Sidomos për në fshat një shumë e tillë ishte e konsiderueshme. Presioni i madh mbi institucionet diplomatike greke në Shqipëri do të arrinte kulmin. Duke përfituar nga disa preferenca nacionaliste të tyre, nisën të filtronin nën këtë peng, një numër tejet i madh shqiptarësh etnik, madje edhe nga zonat veriore. Ndërrrimi I pasaportave u bë një lojë tregëtie. Kuptohet, së toku me to, edhe ndërrimi i gjeneraliteteve. Por pati punonjës të këtyre përfaqësive diplomatike që të joshur edhe nga ndonjë peshqesh i vogël në fillim, nisën të organizojnë rrjetin e parave të pista të vizave. Kështu kjo praktikë në ditët tona ka marrë përmasa të frikëshme. Vlera e një vize tremujore, me një kalim të kufirit sot,( 1997) shitet jo më pak se 150000 dhrami. Kjo para
nuk mund të bëhet pa ndihmën e shqiptarëve . Një rrjet i gjërë falsifikatorësh u përhapën në të gjithë vendin. Mund të ndërroheshin në mënyrë të përkryer fotografitë e pasaportave për jashtë dhe të rivendosej vula, si të ishte origjinale. U tipografuan vulat e vizave greke dhe më shumë se dhjetë –pesëmbëdhjetë vetë kishin tanimë nga një vulë të tillë ‘diplomatike” që mund të jepnin vizën sit a doje, për një sasi të konsiderueshme dhramisë, shumë e cila erdhi në rritje. Të gjitha këto në emër të mbijetesës…
Ndonëse qeveria greke shpenzonte miliarda dhrami për të mbrojtur kufirin me Shqipërinë, shtetasit e saj nisën të përdornin masa të sofistikuara për ta thyer këtë mbrojtje. Bashkëpunimi shqiptaro- grek në këto fusah është I jashtëzakonëshëm. Nuk ishte e vështirë që udhërrëfyesit shqiptarë, të cilët I conin fillimisht të ikurit deri në Janinë, Follorinë, Kostuar e gjetkë, tanimë të bënin një punë më komode. Fare praën kufirit, 5-6 km larg, taksi të tëra me targa të gjithëfarë qytetesh greke prisnin prene e tyre shqiptare. Ngadonjëherë “autokolona”paraprirej nga taksi bosh të cilët në distance të caktuara nga e para, lajmëronin me radjo për mundësinë e kontrrollit të policisë. Dheatëherë e dini c’ndodhte?Shqiptarët e strukur duhej të dilnin me shpejtësi nga vetura-taksi, të fshiheshin pyjeve, apo kanaleve buzë rrugës, ndërsa shoferi të hapte kapakun e motorrit dhe të bënte
sikur dicka I kishte ndodhur. Ai përshëndeste me gaz policinë “trime” deriësa praparoja lajmëronte se tanimë ruajtësit e rendit ishin tepër larg. Kjo mënyrë u përdor edyhe nga taksixhinjtë. Ata nuk bënin aq lodra të komplikuara. Thjeshtë ndërronin fotografitë e pasaportave që përmbanin viza të rregullta. Kjo lojë bëhej, sidomos pas përsosjes kompjuterike të doganës greke të Kakavijës. Por grekët do të përdornin edhe mënyra të tjera. Askujt nuk mund t’I shkonte në mendje se në maunet e ngarkuara me mallra që vinin nga Shqipëria, brenda thasëve, arkave, apo gjithëfarë fucish, mund të rrinin si sardele njerëz me llogjikë, njerëz me zemër. Ashtu si edhe droga, shpesh herë janë përdorur karroceri me dysheme të dyfishta, apo edhe ndonjë tragjedi të tillë kur është sajuar me serbator, dhe njeriu është përplasur deri në prag të vdekjes aty brenda. Një I ri Tiranas arriti të fshihej në
erëpritësin e një maune greke dhe udhëtoi ashtu, fshehurazi deri në Athinë, ku natyrisht mbërriti I ngrirë. Në tetor 1996 policia greke arriti të kapte dy maune të cilat mbartnin me vehte nga 80 emigrantë shqiptarë sejcila. Po të llogaritësh se sejcili prej tyre kishte paguar nga 35 000 dhrami për ëtë udhëtim “të këndshëm”kuptohet se sa shoferi grek kishte hedhur në xhepin e tij, brenda një rruge Shqipëri-Greqi, 3 milion dhrami!Fitime më të majme grekët nuk patën kurrë më parë…Por nuk ishin vetëm punonjësit e transportit që nisën të nxirrnin para të madhe nga tregëtia e klandestinëve shqiptar. Mjete të pakonfirmuara plotësisht, mjete të shtypit, por edhe rrëfenja refugjatësh, tregojnë se edhe pas kompjuterizimit të doganës së Kakavijës, disa oficerë të vecantë të shërbimit policor atje nisën të neglizhonin detyrën duke ndarë fitimet me ‘padronët” shqiptarë. Një udhëtim krejt
normal, me autobus drejt Athinës kostonte 150 000 dhrami. Paratë i dorëzoheshin “shoqëruesit”në agjencitë jugore të Athinës. Ndër këto para 50 000 ishin të “mikut” që shërbente në Kakavijë. Ishte ai që jepte vulën e kalimit, dhe po ai që kryente më pas kontrrollin e dytë të pasagjerëve në autobuzin para se të nisej. Shoqëruesi, I cili gjendej edhe ai si pasagjer në autobus, i dinte delet e zotit dhe polici nuk i ngiste ato. Ironia ishte se në shumën që shënuam shënohej edhe vlera e biletësprej 8 mijë dhrami !Ministria e Rendit e Greqisë mori disa masa dhe liroi disa policë por…
Pas vitit 1994 qeveriaë greke ndërmori një masë mjaft lehtësuese për emigrantët shqiptarë. Me rastin e festive fetare të Krishtlindjeve, Pashkëve të pranverës, por edhe Shën Mërisë që bie më 15 gusht, emigrantëve ortodoks mund t’ju jepeshin karta të verdha për të shkuar e kthyer në vendet e tyre. Mirëpo, jo vetëm që tani të gjithë shqiptarët ishin bërë ortodoks mund t’u jepeshin karta të verdha për të shkuar e kthyer në vendet e tyre, Mirëpo, jo vetëm që tani të gjithë shqiptarët ishin bërë ortodoks e vorioepiriotë, por kishte edhe nga ata që e quanin vehten shkodrano-epiriotë. E ekzagjeruam, kur thamë të gjithë!Ndonjë I padjallëzuar, I sinqertë, apo edhe I paaftë, vazhdonte të mbante ende emrin e vërtetë mysliman dhe kjo I sillte kthimin mbrapsht nga autoritetet policore greke që jepnin kartat e verdha, apo të bardha. Shpesh herë këto kthime konsideroheshin fyerje dhe denigrim nga
shqiptarët, të cilët, me gjithë protestat, rrallë arritën ndonjë gjë të madhe. Përgjigja ishte e qartë : U jepej leje për motive fetare. Por I krishterë ishte edhe Arbeni, Ermali, Juliani e Sokoli. Emrat shqiptar konsideroheshin në Greqi myslimanë!Por edhe kësajë të keqeje iu gjet mjeti. U degjeneruan segmente të vecanta të organeve të policisë. Nisën të shiteshin kartat e kalimit në mënyrë të paligjëshme. Policia e portave kufitare shpesh herë vinte alarmin se numri I kartave të lëshuar në zyrat e policëve greke në raport me numrin e njerëzve që hynin në tokën greke, në pikën e tyre, trefishohej. Fenomeni u denoncua nga disa kanale televizive greke. U bë problem qeveritar. U shua?Kurrë…Cdo ligj që frenonte shqiptarët që qarkullonin lirisht nëpër botë do të pillte një antiligj, shpesh herë të dhimbëshme e tragjik
Komentoni
Artikuj te tjere
Pilo Zyba: Tregim humoristik nga Aziz Nesim
Cikël poetik nga Përparim Hysi
Gani Qarri: Trojeve Shqiptare
Ksanthipi Stratobërdha: Ja si u bëra folësja e parë e radio Korçës
Naser Aliu: Poezi e qelbur
Hajdin Morina: Vepër që reflekton rëndësine e demonstratave të pranverës '81 në luftën tonë të përgjithshme për liri
Nazif Çela: “Janino ç’të panë sytë” mbetet në piedestal të këngëve të mia
Demir Krasniqi: Sava i Basanit
Zef Mulaj: Ekuilibri i një shoqërie...
Cikël poetik nga Riza Haxhiu
Cikli poetik nga Gerti Pashaj
Doli nga shtypi libri “Lulëkuqe mbi varre” – refleksione të poetit dhe shkrimtarit Nehat Jahiu
Nuhi Veselaj: Drejt standardizimit të gjuhës shqipe (III)
Sejdi Berisha: Studimi i vetvetes ose matja e jetës me hije të mëngjesit...!
Albert Zholi: Lotët e sinqerta të një burri
Cikël poetik nga Neki Lulaj
Aleksandër Peçi: Shqipëria ka qenë një Sahara për 25 vjet në zhanrin e Baletit Nacional
Nuhi Veselaj: Drejt standardizimit të gjuhës shqipe (II)
Sabile Keçmezi-Basha: Mos më thuaj se edhe ti po shkon...
Demir Krasniqi: Kral Nikolla