Kulturë
Abdulla Tafa: Eti - Magu i profundizmit
E diele, 14.03.2010, 09:11 PM
Abdulla Tafa
Kritik arti posmodern
ETI , MAGU I PROFONDIZMIT
Fjala përuruese e mbajtur në hapjen e ekspozitës së JETULLAH HALITIT në galerinë “JOZEF“ – DURRËS më 4 maj 2009

*****
Fragment nga “UN POÈME DES OISEAUX”, esè e ABDULLA TAFËS publikuar me rastin e hapjes së ekspozitës së JETULLAH HALITIT, ETI - në galerinë “LEONARDO” të Lozanës, Zvicër, më 2 prill 1993.
*****
PROJEKTMANUAL idesh , konceptesh , vizionesh për manifest artistik të mundshëm kushtuar ARTIT PROFONDIST të ETIT.
• ARTI I ETIT,
kultëzimi oksimorit pamor,
• Kthjelluar opakërisht në tejdukshmërinë e patutjeshikueshme të dritëterrinave.
• Tejmase kristalin në paqartësinë qelqëruese të imazheve grafike dhe piktorike.
• Koherencë e përgjithësuar e dukurive të papërcaktueshmërisë,të gjithmonërisë përndryshuese të gjendjeve, ku gjestet e çastëzuara dhe çastet e gjestëzuara në pakapshmërinë e fjalorit të lëvizjes së programuar në improvizim, lëndëzohen në nivelin gjithëpërfshirës të JOKOHERENCËS si përmasë e përherësuar në zhvillimet ndërkaluese të evolutivës.
• ARTI I ETIT,
ligjërimnajë pamore iluzivoaluzive.
• Dendësime ngjeshmërishtë ndërthurrura virtuozisht në vallvzimet tautologjike të njollëzimeve rastësisht qëllimëzuar në skenëzimet filigraneske të lodërzimit të asimetrive.
• Reflekse të koduara lëbyrjesh ku të dukurat fshihen në fluiditetin e të shfaqurës, teksa të pashfaqurat kurmëzohen në të fshehurat e së dukurës.
• Brumuar në vezullimet e terrinëndriquara të imazheve iluzivoaluzive, PROFONDIZMI, apo magjia e prejardhur nga koordinatat e panjohura të thellësive të qenies njerëzore, përqarkon mirëtheksueshëm epiqendrën refrenike të artit të ETIT:
• Iluzion dhe aluzion në variacionet e korpusit piktorik me temën e zogjve.
• Në ciklet e grafikave – iluzion dhe aluzion.
• Iluzion dhe aluzion në brendësitë e indeve të abstaraksionit lirik, neoekspresionist.
• Tek motivet dhe simbolikat e distiluara kozmo, gonike, kozmologjike – iluzion dhe aluzion.
• Iluzion dhe aluzion tek çudirat e formulave të ngjizjes të abstraksionit kozmik.
Iluzioni dhe aluzioni përqëndrohen në variacionet e kornizuara brenda temës së zogjve si:
• Substancë artistikofilozofike e të qenurës në përgjithësi.
• Parapërcaktim i qenies njerëzore, e cila mëton të largohet nga perimetri i SITUATËS EKZISTENCIALE sartriane, apo i rrethanave në GEWORFENHEIT, siç do të shprehej Heideger.
Konvencioni i zogjve kuptimëzohet gjithashtu edhe në simbolikën e alegorizuar të lirisë
Në grafikat dhe abstraksionet piktorike të stilit PROFONDIST, nëpërmjet thelbeve të iluzionit dhe aluzionit shpërfaqen të sendërtuara kategori filozofike si:
• EKZISTENCA
• QENIA
• NJERIU
• E QENURA
Pikërisht në këto vendosje tëmajëzuara, ontologjia artistike rrezaton të fshehtën e përbërjes së formuës së PROFONDIZMIT etian: iluzivitetin dhe aluzivitetin e të qenurës, qenieve, ekzistencës njerëzore.Në këtë kuotëzim kryenocioni i filozofisë PROFONDISTE-Eti njëzohet tërësishëm me fetishet e postmodernizmit filozofik.
Nëpërmjet formateve konceptuale dhe pamore të njërës prej klisheve të zogjve, modeluar tipologjikisht në vijëshkrirjen me pamjen njerëzore dhe zbatuar gjerësisht në opusin me këtë tematikë, arti i ETIT nyjëzohet me kulturat mitologjike, ezoterike, antropologjike, semiologjike, folklorike, artistike të diakronive më të tejskajuara në kohë dhe hapsirë të atllasit të historisë së qytetërimeve, si edhe me stacionimet e rëndësishme krijuese, kulturologjike të bashkëkohësisë.
Le të fokusohemi për një çast në përafrimet konceptuale të kulturës artisrike kodriane mbi qenien dhe asaj të ETIT në këto rrafshe.
Idoli,kryeshenja tanimë e legjendarizuar e artit të Kodrës,dritësohet në tri skema të qenies së shumëfishtë:
a. Maket i idolit mitologjik i cili priret për t’u shëndrruar në njeri .
b. Figurinë idolatrike e përvijuar sipas manekizmit të rinovuar Koddrian.
c. Idol teknologjik, simbolikë e robotëzimit bashkëkohortë qenies njerëzore.
Pra: të gjitha strukturimet të kryera në kufirin midis humanoidit dhe qenies njerëzore sipas estetikës Kodriane të përbashkimit të artit me shkencën.
Ashtu si Kodra, ETI fokuson të papërcaktuarën, të paarriturën, ende në aktin e sublimuar të tjetërsimit metamorfik. Gjallesat edhe njerëz edhe zogj.
Në këto zona identitetesh të ndërshkrirë piketohen periudhat e para të PROFONDIZMIT etian të thellësive të qenies njerëzore. Më pas, PROFONDIZMI
kulmëzohet artistikisht në cilësinë e re, të niveleve të jehonëzuara ndërkombëtare të suitave iluzive dhe aluzive. Meloditë e tyre pamore kyqin në të hapur dhe mbyllin në të çkyçur llamburima të errësuara realitetesh të papërceptueshëm pulsimesh instiktuale, diagrama vetëtimshëm kalimtare të dinamikës së lëvizjeve të intuitës, ose gjendje të ngjashmuara me përndritjet e transhëndencës shpirtërore.
Spektri zhanror i grafikave dhe i tablove të pikturuara duke zbatuar kodet e kohës përmbajtësore iluzivoaluzive shpalon siparin e një dukurie tejet befasuese:
¤ Përafëri,përputhje,njejtësi trajtëzimesh të pa trajta,formëzimesh të shformëzuara,me-mikronikën e maketeve histologjike,qelizore,ose me modelime të morfologjive amorfe të GJITHËSISË SË MIRËFILLTË…
Abstraksionet kozmike të ETIT, të përpunuara në ndërshkrirjen e alkimizuar të imazheve iluzivoaluzivë me mjeshtrinë e ngjizjes prizmatike ngjyrësore të abstrakcioneve, lirike, neoekspresioniste, ndër të tjera përçojnë kumte të mirëdallueshëm, nyjëtuar çuditërisht me përceptimet bashkëkohore mbi të fshehtat e kategorisë siperane të së bukurës , TË BUKURISË KOZMIKE :
Të dy linjëzimet, arti i ETIT dhe vëzhgimet astrofizike, ndërlidhen në qartësinë deduktive të ideve:
• Struktura e bukurisë përfaqësohet nga etaloni i bukurisë kozmike.
• Pafundësisht në lëvizje, proceset kozmike, në bërthamën e brendisë së domethënies së tyre janë proqese estetike dhe artistike…
Mos vallë tek e fshehta e nënvetëdijes së vetëdijësuar uranike të ETIT, funksionojnë ndër lidhje të paspjegueshme me të gjithëqenurën kozmike ?!...
Sepse, siç këngëzohet në një mrekulli të vjetër aksimoriale :
Asgjë nuk është më e dukur ,
se ajo që fshihet në thellësi…
Natyrishtë, në thellësitë e qenieve njerëzore .
Aty ku burojnë muzikimet pamore të
PROFONDIZMIT. Thelbënaj e farfurive
të artit të Jetullah Halitit - ETIT
Komentoni
Artikuj te tjere
Cikël poetik nga Rizah Sheqiri
Traboini: Fly-Fluturim, etyd poetik
Cikël poetik nga Sokol Demaku
Albert Zholi: Ligji dhe antiligji
Pilo Zyba: Tregim humoristik nga Aziz Nesim
Cikël poetik nga Përparim Hysi
Gani Qarri: Trojeve Shqiptare
Ksanthipi Stratobërdha: Ja si u bëra folësja e parë e radio Korçës
Naser Aliu: Poezi e qelbur
Hajdin Morina: Vepër që reflekton rëndësine e demonstratave të pranverës '81 në luftën tonë të përgjithshme për liri
Nazif Çela: “Janino ç’të panë sytë” mbetet në piedestal të këngëve të mia
Demir Krasniqi: Sava i Basanit
Zef Mulaj: Ekuilibri i një shoqërie...
Cikël poetik nga Riza Haxhiu
Cikli poetik nga Gerti Pashaj
Doli nga shtypi libri “Lulëkuqe mbi varre” – refleksione të poetit dhe shkrimtarit Nehat Jahiu
Nuhi Veselaj: Drejt standardizimit të gjuhës shqipe (III)
Sejdi Berisha: Studimi i vetvetes ose matja e jetës me hije të mëngjesit...!
Albert Zholi: Lotët e sinqerta të një burri
Cikël poetik nga Neki Lulaj