Kulturë
Cikël poetik nga Sokol Demaku
E diele, 14.03.2010, 12:28 PM
Sokol
Demaku
Ti
Ti që më mësove të besojë
në këtë botë egoiste
me plotë dëshprim.
Ti që më largove nga kujtimet tua
dhe asnjëhere nuk më dëgjon
se ishim miq.
Ti që nuk kupton brengën e zemrës sime
asnjëhere në jetë.
Ti që kujdesësh për zemrën time të thyerë,
dhe që herë pas here mundohesh ta bëshë një.
Jo, Jo !!!
Ka kaluar koha e lajkatarisë,
ka kaluar koha e marrëzisë.
Tani jetojmë në një botë të shfrenuar,
në një botë plotë ankth,
plot sketerrë e vuajtje ne shpirt.
Brengë
E ndjej mbi supe,
krahrorin ma shtërngon,
rrudhat në ball cdo ditë mi shton.
Po e ndjej!
E ndjejë cdo ditë kur vjen
hajnishëm më kaplon,
mundohet në shpirt të mos më trazoj.
Po e ndjejë!
E pashë një ditë duke shetite në luadh
e luta të me lerë të qetë,
te mos më bezdisë,
në shpirt të mos më lendojë!
Po e ndjejë!
Po,po e ndjejë cdo ditë kur vjen,
rrudhat ne ball mi shton,
fuqin në trup ngadal ma shkallmon.
Po e ndjejë!
Lisi i vjetër
Qendron
krenar në sheshin përbri,
Në vete mban shumë histori.
Ai flet shumë, por nuk dëgjon,
Tregon shumë ngjarje nga koha jonë.
Ky Lis i vjetër mbi 100 vjeq
Më kujton shumë gjëra
Më kujton shumë njerëz.
Sa është mpalkur Lisi,
Degët i janë varë,
Shumë histori në vete mban.
Shumë herë e vranë Lisin,
Shumë herë e pushkatuan,
Por kot se koti Lisi gjallron.
Nënëlokja
Shekujt
e stepen, vitet e mjeruan,
Por Nënlokja nuk u dorëzua!
Rrudhatë në ball i vijzohen cdo ditë,
Tregojnë vuajtjet mjerimin e pashpirt.
Stuhitë e kohës u sulën pa mëshirë,
Ta zhbijnë Nënlokën nga faqja e dheut.
E fortë, krenare me shpirt celik.
Nënëlokja qendorn me ballin fisnik.
Bijët e saj, bijët e shqipes
Radhisin fitoret dita ditës.