Kulturë
Yllka Sheqiri: Shpirti ynë – dritare e hapur (Poezi)
E diele, 14.03.2010, 09:23 PM

Si fëmijë ka ilustruar disa libra fëmijë, por vallja dhe krijimtaria letrare janë pasion i saj i veçantë. Është prezentuar në disa antologji me poezi për fëmijë, psh. Në antologjinë ”Atdheun e kam në Zemër”, në ”Urat tona”, etj. Disa vite ka shkruar skenar për teatër me grupin e skenarit të shkollës. Ka themeluar dhe ka udhëhequr një kohë grupin e fëmijëve vallëtar të vegjël ”Gliter” në Karlskrona.
Gjatë vitit shkollor 2007/2008 ka punuar si mësuese dhe udhëheqëse e një kursi themelor për gjuhën ”Gjuha çels për integrim” në gjuhën shqipe dhe suedeze në Karlskrona.
Gjatë studimeve ka qenë asistente e regjisë për dramën ”Komedia hyjnore e Dantes” (2006) vënë në skenë nga studentët në Teatrin e Studentëve në Lund.
Vitin 2005 ka debutuar me përmbledhjen e poezive në gjuhën suedeze ”Jag lyssnar inte alltid” (Unë dëgjoj jo gjithmonë), ndërsa më 2008 ka botuar përmbledhjen tjetër me poezi me titull ”Men” (Por).
Në vitin 2007 me poezinë ”Kasta mig i öknen (Më hidh në shkretëtirë)” Yllka është prezentuar në përmbledhjen antologjike Via Mystica /Përmes mistikës/ nga autorët Jonas Eek, Stefan Klint, Beata Åhrman-Ekh në botim të shtëpisë botuese Verbum ndërsa më 2008 është përfshirë në antologjinë ”Revansch 2008”, botim i Shtëpisë Botuese ”Skrivarsidan” dhe Vullkan.
Yllka Sheqiri, poete, studente e dramës, filmit dhe skenarit është një krijuese që premton shumë jo vetëm në fushën e letërsisë, por edhe të dramës e të filmit.
Këtë e dëshmoi me filmin e saj të shkurtër artistik të realizuar vitin e kaluar me titull “Në pus pa fund” skenarin dhe regjin e të cilit i bëri vetë dhe ku rolin kryesor e luan vetë. Në Festivalin e filmit të shkurtër artistik “Alfredgalan 2009” në Sölvesborg Yllka u nderua me Çmimin për aktrimin më të mirë në filmin e saj “Në pus pa fund”. Ndërsa në Festivalin e filmit “Tellus 2009” që u mbajt në Karlshamn filmi “Në pus pa fund” i Yllkës mori Çmimin e publikut.
Yllka Sheqiri
Shpirti ynë – dritare e hapur
* * *
Nganjëherë qanë njeriu për jetën
Ankohet
Që është i vetmuar
Fati ju ndodhë të tjerëve
Befasishëm
Por
Kjo s’na ndodhë
As ty as mua
Ne i takojmë grupit
”Njerëz të dështuar”
Thellësinë e ndajmë
Dhe hapim një dritare
Pas çdo dështimi
Ne jemi të sprovuar
Për të shpresuar
Ndoshta fati që vjen nganjëherë
E gjenë shtëpinë në të paharruarin shpirtin tonë
Dritare të hapur
©Yllka Sheqiri
* * *
Të gjitha lojërat përfundojnë
Disa janë më të gjata nga të tjerat
Mirëpo përfundojnë
Me fitues dhe humbës
Pse je aq i befasuar
Që ka përfunduar loja dashuri
Dhe që humbës je ti?!
©Yllka Sheqiri
* * *
Princesha deshi të shkoi
Dhe shkoi
Larg tutje
Shkoi
Dhe kurrë më nuk u kthye
Ajo ishte e frikësuar
E frikësuar
Të qëndroi
Dhe
Ta lë përrallën të rifilloi
©Yllka Sheqiri
* * *
Nëse ekziston një përpjetëz deri në qiell
Ajo duhet të jetë jashtëzakonisht e gjatë.
Tmerrësisht tepër tepër e gjatë!
©Yllka Sheqiri
* * *
Unë nuk kam frikë nga vdekja
Unë kam frikë nga procesi i vdekjes.
©Yllka Sheqiri
Shënim:
Këto pesë poezi janë marrë nga libri në gjuhën suedeze ”Men” ( ”Por”) i Yllka Sheqirit.
Komentoni
Artikuj te tjere
Cikël poetik nga Gani Qarri
Abdulla Tafa: Eti - Magu i profundizmit
Cikël poetik nga Rizah Sheqiri
Traboini: Fly-Fluturim, etyd poetik
Cikël poetik nga Sokol Demaku
Albert Zholi: Ligji dhe antiligji
Pilo Zyba: Tregim humoristik nga Aziz Nesim
Cikël poetik nga Përparim Hysi
Gani Qarri: Trojeve Shqiptare
Ksanthipi Stratobërdha: Ja si u bëra folësja e parë e radio Korçës
Naser Aliu: Poezi e qelbur
Hajdin Morina: Vepër që reflekton rëndësine e demonstratave të pranverës '81 në luftën tonë të përgjithshme për liri
Nazif Çela: “Janino ç’të panë sytë” mbetet në piedestal të këngëve të mia
Demir Krasniqi: Sava i Basanit
Zef Mulaj: Ekuilibri i një shoqërie...
Cikël poetik nga Riza Haxhiu
Cikli poetik nga Gerti Pashaj
Doli nga shtypi libri “Lulëkuqe mbi varre” – refleksione të poetit dhe shkrimtarit Nehat Jahiu
Nuhi Veselaj: Drejt standardizimit të gjuhës shqipe (III)
Sejdi Berisha: Studimi i vetvetes ose matja e jetës me hije të mëngjesit...!