E hene, 29.04.2024, 12:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Gani Qarri

E diele, 14.03.2010, 09:15 PM


Gani Qarri


Ura e Shejtë! 

Tre t`Hasjanë,që n`këng jetojnë
Të tre Vllezërit, mjeshtër qëllojnë
Mjeshtër t`mirë, që gurë latojnë
Popullit Ura,ata i ndërtojnë

Siq këndohet,dhe siq kan tregue
Urën e Shejtë,Ata e kanë ndërtue

me shumë dëshirë, ja kann fillu
Sa mirë puna,që ju ka shkue
Gjysmën e Urës,kur e kan ndërtue
puna mir ma,nuk ju ka shku

Krejt gjatë ditës,çka kan punu
Diqka natën, jau ka rrëzu
Shum jan lodhë,edhe ngushtu
ishin ul pak,me pushu

Por nga lodhja,gjumi i kish mashtru
Dhe thonë melaqet, aty u kan shku
Ttë tre vllezrit, n`gjumë kanë andrru
Dhe e njejta Ëndër,të treve ju ka diftu

Ju nëse doni Urën, mjeshtër me Ndërtu
Në mes të murit ,një "Kurban" me vu!
Se përndryshe muri, n`këmb ska me qëndru
Dhe Urë mbi Dri,skeni për t`ndërtu

Mundi juaj i madhë,dëm ka për tju shku
dhe qka ndërtoni ditën,natën ka meu rrëzu
Vllezërit nga kllapia,me shumë ankth jan zgju
Dhe kan nis për Urën,prap me bisedu

Nga ëndrra e njejtë,që ju kish dëftu
Se pa Kurban Ura,nuk ka me qëndru 
Kjo të tre vllezërit,shumë i ka ngushtu
Se një vendim të rënd, duheshin me pru

Se njërën nga gratë,Kurban duhej, me vu
Cila t` vije, nesër, bukën me jau pru
Ndaj aty tre vllezërit, ishin besatue 
Asnjëri nga ta,Gruas mos mei tregu

Por siq kan thën t`vjetrit,dhe këngën siq e këndojnë
Dy vllezërit e mdhenjë,grave ju tregojnë
Cila gru t`vijë nesër,Bukën me na pru
N`mur t`Urës Kurban,ne duhet me vu

Vetëm vllau i vogël,Gruas si tregon
Në mëngjes me vllezrit,ai në punë po shkon
Ndaj dhe koha bukës,kur ishte afru
Dy nuset më t`vjetra,nisin meu anku

Si ato shumë smurë,na kishin qëllu
Dhe asnjëra bukën,nuk mundej me qu
Ngritet nusja vogël,mendja për pa i shku
Se Kurban në Urë,Atë kishin me vu

Ju t`ma kqyrni Djalin,se unë pra po shkojë
Dhe Mjeshtërve Bukën,unë vetë do tua qoj
Ajo nuk e dinte,që ato e kanë mashtru
Dhe Kurban n`mes të Urës,kishte meu muru

Kur ajo mbrrinë te Ura,mjeshtrit përshëndet
Punë të mbar or Mjeshtër,por asnjëri s` flet
Prap ajo uroi mjeshtrit,mendoj se nuk po e dëgjojnë
O sot s`ka punë mbar,oj nuse,Se Ty n`Urë, do t` murojmë 

Mosni kështu or burra,or ju kunet të mi
Se unë një Djal t`vogël,t`vetëm e lash n`shpi
Dhe ai kur të zgjohet, qumësht lyp me pi
Mos ma leni pa nënë,se ska kush t`mi jap gji

Por nëse qenka shkruar,Kurban në Urë tmë shtini
Ju lutem për Djal timin,Njërin Gji jasht t`ma lini
Dhe ai sa her t`qaj, t`kërkoi`Qumsht për t`pi
Ma sillni pranë Urës, ,Që Mëma ti jap Gji

Thonë se gurët e Urës,edhe sot qumsht pikojnë
Mu n`vendin ku nusen,mjeshtrit e murojnë
Dhe Nënat e reja,që s`kan Gji n`fillim
Shkojnë te Ura e Shejtë,Për të gjetë Shërim

Cyrih,Mars 2010


Pritje e pafund

Nënat Sy përlotur
as një her s`pushojnë
Ato vit pas viti ,
Me mallë djemt kërkojnë

Nënat s`mund të ndalen,
shpesh dhe protestojnë
Për fatin e bijve të humbur,
një sqarim kërkojnë

Nga djemt q`ju ka mbetur,
përveq fotografisë
Me të cilat q`do vit kërkojnë
Ndihmën e Qeverisë

Kërkojn nga Qeveria
Dhe organizatat ndërkombëtare
Edhe pse deri sot mjerisht.
Për to su gjet çare

Ato,vuajnë,qajnë dhe luten
Një lajm duke pritur
Për djemt e humbur të nënave
Për Fatin e tyre të paditur

Kaq kohë ka kaluar,
Por djemt ku kanë mbetur 
as sot se dijnë Nënat,
Se janë gjall,a vdekur

Këto pritje të pa fund
Nënat sa i mundojnë
Ndaj qdo Kohë dhe gjithkundë 
Ato djemt kërkojnë

Djemt e dashur të nënave
Përher Atdheu i pret
Nëse duhet,do kërkohen 
Edhe njëqind vjet

Që Ëndrra e djemëve të zhdukur 
Dhe Dëshira e Nënave,të plotësohet
Vetëm me kthimin e djemve në Vendlindje
Përgjithmonë do të Përjetësohet Cyrih, Mars 2010


Minatorëve të Trepçës

Shqiptari pushtimin kurr, nuk e Pranoi
Me q`do form të mundur,ai ate luftoi
Nuk kalonin muaj e as kalonin vjet
Që Shqiptari s`dëshmohej për lirin e vet

Në Dardani vitë pas viti,kur rëndohej pushtimi
Ndër Shqiptarët fuqishëm.përhapej Kushtrimi
Për Atdhe të gjithë u zgjuan,si pleq edhe të ri
Në Luftë Për Kosovën, ja Vdekje ,ja Liri

Studentët Puntorët,Bujku dhe Shkollarët
gjithandej për Kosovën, u ngritën Shqiptarët
Por rast Heroik,që s`harrohet as një Herë
Ishin Minatorët e Trepçës,ngujuar n`Minier 

Këta Heronjë të kohës,që ofruan trupin e vetë
Ngujuar n`minier,për tet ditë dhe tetë Net
Nuk pat lajkë as kërcnim,ti nxjerr nga thellësia
Pa ju premtu se Kosovës,do i ruhej Autonomia

Ata si besuan pushtuesi serb,që njihej si lajkatar
Por ata u mashtruan,nga tradhtarët shqiptar
Të cilët atë botë dhan « dorheqje » FIKTIVE
Për ti nxjerr Minatorët trima,nga Greva masive

Por akti i tyre heroik,për jet nuk harrohet
Dardani e lirë,me Veprën e tyre Krenohet
Minatorët e Trepçës,me grevën e tyre herorike
Ishin forca e Kombit,për ngritjen Historike.

Zürich, Mars 2010


Nënat e të zhdukurve

Nënat e djemve të zhdukur,
as një her s`pushojnë
Ato vit pas viti ,
djemt e tyre kërkojnë

Ato s`mund të ndalen,
të vetme protestojnë
Për fatin e bijve të humbur,
një sqarim kërkojnë

Nga djemt asgjë sju ka mbetur,
përveq fotografisë
Me të cilat q`do vi kërkojnë
Ndihmën e Qeverisë

Kërkojnë nga Qeveria
Dhe organizatat ndërkombëtare
Por deri sot mjerisht.
Për to su gjet çare

Edhe kur të tjerët qeshin,
Ato vuajnë e qajnë
Peshën e humbjes së djemve,
Rënd në shpirt e mbajnë

Shumë kohë ka kaluar,
Fati i tyre pa u zbardhë
Mjaft kanë pritur Nënat, 
një lajm për tju ardhë

Por pritja djemt sua solli,
Su solli as lajm ti gzojnë
Ndaj nënat e vuajtura të mjera, 
Shpesh të vetme protestojnë

Djemt e dashur të nënave
Ranë bashkë dhe të pandar
Të zhdukurit ende priten
Nga Populli i vuajtur Shqiptar

Që Ëndrra e djemëve të zhdukur të Kombit
Dhe Dëshira e Nënave të vuajtura të plotësohet
Vetëm me kthimin kaq gjat të pritur, të tyre në Atdhe
Një herë e Përgjithmonë do të Përjetësohet

Cyrih,10 Mars 2010


(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora