Kulturë
Halit Bogaj: Zherar Filip (1920-1959)
E diele, 14.03.2010, 10:42 PM

Nga Halit Bogaj
Pas Luftës së Dytë botërore ndër aktorët më të mëdhenj francezë ishte edhe Zherar Filip me emrin e të cilit lidhet njëra ndër epokat më të ndritshme të kinematografisë franceze.Edhe Zherar Filip ishte një Rudolfo Valentino ose një Tajron Pauer i atdheut të vetë, i cili krijoi role të fuqishme dhe bëri emër të madh në artin filmor.Krahas aktorëve kolosalë:Zhan Gaben, Lino Ventura, Pol Meris, Mishel Simon, Iv Montan, Simon Sinjore, Zhan Mare, Zhan Pol Belmondo, Alen Delon, Mishel Pikoli e disa të tjerë, Zherar Filip kishte një vend të madh nderi në kierarkinë e famshme filmore franceze.Ai ishte aktori më i dashur dhe më i popullarizuar i atyre viteve që na la trashëgim disa nga kryeveprat e tij të ndritshme filmore siç ishin”Fanfan Lala”, ”Manovrat e mëdha”, ”Monparnasi 19”, ”Lidhjet e rrezikshme”, ”Til Olejshpingeli”, ”Djalli në trup”, ”E kuqja dhe e zeza”, ”Kumarxhiu”, ”Idioti” dhe disa nga realizimet më të bukura të artit filmor.Se kishte analogji me aktorin amerikan-Rudolfo Valentino tregojnë disa fakte, sidomos filmat e tyre të krijuar në baza aventuriere, ku Valentino ishte shumë i popullarizuar në Amerikë, kurse Zherar Filip në Europë.Valentino shkëlqen me “Sheikun” e tij, kurse Zherar Filip me”Tulipanin”madhështor, të cilin në një version tjetër e realizoi edhe aktori i madh, Alen Delon.Zherar Filip kishte një bukuri të rrallë mashkullore dhe një sharm specifik me të cilin pushtonte sidomos botën femërore.Edhe Zherar Filip i përkiste asaj gjenerate të aktorëve të shquar që filmin e kishin obsesion kryesor, duke u bërë edhe simbol heroik me kreacionet e tij te fuqishme.Interpretonte role të ndryshme dhe krahas Zhan Gabenit legjendar vërtet ishte aktori më i popullarizuar i kohës në të cilën jetoi dhe veproi dhe kush i ka shikuar filmat e tij të ndritur e mbanë mend edhe figurën e tij markante .Me filmin”E kuqja dhe e zeza”, sipas veprës homonime të Stendalit, Filip krijoi një personazh rezistent ndaj kohrave të ardhshme dhe na dukej shumë identik me Jul Brynerin e madh nga filmi”Vëllezërit Karamazov”, ku dy aktorët e shquar realizuan dy figura të paharruara kinematografike që jetojnë të paprekura nëpër kohra dhe vite.Edhe Zherar Filip kishte prirje të jashtëzakonshme për interpretime të llojllojshme, qoftë heronjt klasikë dhe heroikë, qoftë personazhet e kohrave më të reja si në filmin”Lidhjet e rrezikshme”i regjisorit Rozhe Vadim.Vdiq i ri dhe pikërisht atëherë kur kishte filluar kulmi i krijimtarisë së tij artistike dhe faza e pjekurisë kinematografike.Sa më tepër që krijonte bëhej edhe më i madh dhe i kërkuar në qarqet e ndryshme regjisoriale dhe tek artdashësit e tij të shumtë që e adhuronin mitin e tyre të dashur.Gjeneratat e sotme do të kenë dëgjuar për emrin tij eminent, por ne që i kemi shikuar filmat e tij të shquar nuk mund ta harrojmë asnjërin prej tyre, të cilët ishin të popullarizuar edhe në
Amerikë me ç` rast”Tulipani i zi”nuk dallon shumë nga”Robin Hudi “i Erol Flinit , ose ikona shpirtërore e Zherar Filipit nga ajo e Xhems Dinit të cilët bëhen dy kulte kryesore të vendeve të tyre të dashura për të cilat krijuan kryeveprat e veta të famshme .Edhe Zherar Filip dukej se kishte lindur për ta profilizuar dhe përmbushur një periudhë të caktuar kohore të zhvillimit të artit filmor francez dhe për t`u zhdukur aq shpejtë nga nënqielli i ndritur kinematografik.Kishte ardhur për të krijuar dhe për të mos pasur kohë të shkonte deri në fund me veprat e veta të ndritshme filmore.Vdekja e tij e parakohshme shkaktoi zi të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare, ashtu si edhe ajo e Xhejms Dinit të madh, ose e Rudolfo Valentinos të cilët i adhuroi atdheu i tyre dhe mbarë bota artdashëse.Vdekja e rrëmbëu në mënyrë të pamëshirshme ,ashtu siç ndodhë shpeshherë me emra të shquar kulturorë që akoma nuk i kishin kryer kryeveprat e veta të dëshiruara.Edhe Zherar Filip ka mbetur përherë i gjallë në kujtimet tona të freskëta, sidomos me filmat e tij më të dalluar që ishin inkarnim i një aktori të pasionuar për role impozante dhe maestrale. Ai, ashtu si aktorët e mëdhenj të çdo populli, posedonte specifikat e veta të çuditshme me të cilat ngjallte kurreshtje të shumta dhe simpati të veçanta në zemrat tona . Periudha e krijmtarisë së tij ishte brilante dhe premtonte edhe më shumë role specifike, ngase kishte hyrë i sigurtë edhe në kryeveprat më të famshme të letërsisë botërore për të na dhënë role të fuqishme nga gjenialiteti krijues i shkrimtarëve më të mëdhenj .Filip luante edhe role të shumta dramatike që kishin peshë të amshuar në artin e Shtatë, duke mbetur edhe si njëri ndër aktorët më kolosalë të kohës.Aktori Zherar Filip bëri kultin e vetë jetësor në bazë të aftësive të tij të lindura për interpretimin e roleve vërtet specifike, duke luajtur edhe me aktorë të shquar si:Lili Palmer, Anuk Eme, Simon Sinjore, Anet Vadim dhe të tjerë që gëzonin respekt të madh, si te publiku, ashtu edhe te kritika filmore .Dhe në fund duhet theksuar se Zherar Filip- me teatralitetin e tij, talentin dhe njëtrajtshmërinë e vetë të përhershme, ishte bërë një idhull i dashur për të gjithë.
![]() |
Gérard Philip |
Komentoni
Artikuj te tjere
Dy poezi nga Nehat Jahiu
Nuhi Ismajli: Trajtim i pjesshëm i autorit në letërsi
Cikël poetik nga Nuri Plaku
Yllka Sheqiri: Shpirti ynë – dritare e hapur (Poezi)
Cikël poetik nga Gani Qarri
Abdulla Tafa: Eti - Magu i profundizmit
Cikël poetik nga Rizah Sheqiri
Traboini: Fly-Fluturim, etyd poetik
Cikël poetik nga Sokol Demaku
Albert Zholi: Ligji dhe antiligji
Pilo Zyba: Tregim humoristik nga Aziz Nesim
Cikël poetik nga Përparim Hysi
Gani Qarri: Trojeve Shqiptare
Ksanthipi Stratobërdha: Ja si u bëra folësja e parë e radio Korçës
Naser Aliu: Poezi e qelbur
Hajdin Morina: Vepër që reflekton rëndësine e demonstratave të pranverës '81 në luftën tonë të përgjithshme për liri
Nazif Çela: “Janino ç’të panë sytë” mbetet në piedestal të këngëve të mia
Demir Krasniqi: Sava i Basanit
Zef Mulaj: Ekuilibri i një shoqërie...
Cikël poetik nga Riza Haxhiu