Kulturë
Milazim Kadriu: ''Ringjallja, ringjall aktivitetet letrare
E hene, 15.03.2010, 08:53 PM
 Klubi letrar “Zahiri”nxori  revistën letrare “Ringjallja”
Klubi letrar “Zahiri”nxori  revistën letrare “Ringjallja”“RINGJALLJA”, RINGJALL AKTIVITETET LETRARE
Nga  Milazim KADRIU
Ditë më parë në Podujevë doli në dritë një revistë letrare,botuar nga grupi letrar “Zahiri”.Numri i parë i kësaj reviste letrare në format libri siç thuhet në editorialin e saj erdhi në nj kohë kur ka pak aktivitete letrare nëpër shkollat fillore dhe të mesme të kësaj treve. Kështu kohë më parë disa të rinj  vendosën të formojnë një klub letrar, të cilin e pagëzuan “Zahiri”  që ka një simbolikë. Dhe më pas ata të rinj organizuan  një orë të suksesshme letrare ku treguan  guximin, përkushtimin, dashurinë ndaj letërsisë dhe atdheut.  
Në atë orë letrare lexuan poet llapjanë dhe të viseve të tjera,moshash të ndryshme po edhe  nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Podujevës.
Duke parë interesimin e krijuesve dhe cilësinë e punimeve që u lexuan, Klubi vendosi të nxjerrë revistën letrare që e pagëzuan “RINGJALLJA”.
Siç thotë bashkërenduesi i klubit letrar Ruzhdi Berisha – Rudi edhe pse pa kurrfarë ndihme institucionale, Klubi  bëri gjithë çka që ishte mundur  dhe jetësoi idenë për ët ringjallur aktivitetet letrare që ekzistonin dikur, të bashkojë krijuesit e brezave të kësaj treve  dhe më gjerë. Ai tha se po bëjmë përpjekje që së bashku të  bëjmë veprimtari letrare të cilat do t’i frymëzojnë brezat që do të vijnë të jenë më të përgjegjshëm ndaj krijuesve të mirëfilltë dhe ndaj vetvetes. Në këtë revistë e cila hapet me poezinë kushtuar dëshmorit të kombit Zahir Pajazitit, të titulluar “Njëqind plagët trimit”(Kambanë  kujtese  për Zahirin) nga Abdullah Zenelei, për të vazhduar me një rrëfim për legjendarin Zahir Pajazitin shkruar nga Kadri Avdiu,më pas për dëshmorin Bedri Ahmeti shkruan Sabit Zeneli. Pastaj me krijime letrare prezantohen Ruzhdi Berisha,Gani Mehmeti, Izet Hjadini, Age Ruçi, Nuhi Potoku, Ramadan Oraca, Syhejl Havolli, Furtunë Sheremeti, Fikrete Abdulalhu, Besnik Jaha, Sadie Ismaili, Zanfinë Zeneli, Pranvera Azemi, Arber Salihu etj.
Botuesi i kësaj reviste Ruzhdi Berisha –Rudi thotë se mbesim me shpresë se në të ardhmen nuk do të mungojë ndihma dhe përkrahja e shoqërisë dhe e institucioneve shtetërore, për të mos mbetur në dorë të fatit. Kjo nuk do të duhet t’i ndodhë RINGJALLJES...
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Sokol Demaku: Bisedë me Murat Kocin, mësues dhe aktivist i dalluar në jetën kulturore të shqiptarëve ne Skandinavi
						Ndërgjegja humanitare në funksion të çështjes kombëtare
						Skulptura nga skulptori dhe shkrimtari Fitim Sula
						Poezi nga Mazllum Saneja dhe piktura nga Jan M. Stuchly
						Nuhi Veselaj: Drejt standardizimit të gjuhës shqipe (IV)
						Halit Bogaj: Zherar Filip (1920-1959)
						Dy poezi nga Nehat Jahiu
						Nuhi Ismajli: Trajtim i pjesshëm i autorit në letërsi
						Cikël poetik nga Nuri Plaku
						Yllka Sheqiri: Shpirti ynë – dritare e hapur (Poezi)
						Cikël poetik nga Gani Qarri
						Abdulla Tafa: Eti -  Magu i profundizmit
						Cikël poetik nga Rizah Sheqiri
						Traboini: Fly-Fluturim, etyd poetik
						Cikël poetik nga Sokol Demaku
						Albert Zholi: Ligji dhe antiligji
						Pilo Zyba: Tregim humoristik nga Aziz Nesim
						Cikël poetik nga Përparim Hysi
						Gani Qarri: Trojeve Shqiptare
						Ksanthipi Stratobërdha: Ja si u bëra folësja e parë e radio Korçës
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










