Speciale
Brahim Avdyli: Çështja shqiptare dhe territori historik shqiptar
E enjte, 31.12.2009, 08:57 PM

Nga Brahim AVDYLI
Çështja shqiptare është një çështje kombëtare. Për ta
shikuar në raport me të kaluarën, të tashmen dhe ardhmen duhet të mbledhësh të
dhënat aktuale të shtrirjes së tij.
Nuk do mend se populli shqiptar është një nga
popujt më të vjetër të botës dhe të ballkanit. Ne e njohim atë si pellazgë, si
etruskë, si ilir dhe si shqiptarë[1]).
Bartësit e këtij substrati identifikohen shumë
herët, me popullsinë parailire, që në burimet historike njihet me popullsinë
pellazge[2]).
Rrënja e jonë e vjetër është pellazge.
Ne e kemi bërë shprehi ti konsiderojmë pellazgët
si pjellë „të mbirë nga dheu, hyjnorë, pjellëbardhë, rrënjës në trevat e
Mesdheut dhe më gjërë“. Pellazgët, në periudhat më të vjetra të historisë dhe të
parahistorisë, si stërgjyshërit e shqiptarëve të sotëm, kanë jetuar në pjesën
më të madhe të botës, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm. Edhe
popullsia parahelene, autoktone e Greqisë, ishin pellazgët. Ku sundonte raca e
bardhë pellazge, flitej pellazgishtja. „Studius
të pellazgëve, mbështetur në shkrimet e autorëve të antikitetit, theksojnë, se
emërtimi >pellazg<
Në viset më jugore, në Greqinë e tashme,
jetonin fiset molo, antintan dhe haon. Gjatë kësaj kohe këto fise janë helenizuar (greqizuar)
krejtësisht. Edhe sot procesi i asimilimit të shqiptarëve në Greqi vazhdon
sidomos në rrethinat e Athinës, të Peloponezit dhe të ça-mërisë së sotme. Epirët
ose epirotët janë shtrirë në Greqinë e
sotme dhe kanë përmbledhur popullatën pellazge (ilire) që është shtrirë deri në
Maqedoni (Macedones). Emri Macedones ka rrënjë pellazgo-ilire dhe
ruhet në trajtën e vet origjinale. Aty kanë jetuar macedones, fis pellazgo-ilirë, para se të helenizohej (greqizohej)
një pjesë e mirë në kohën e mbretit Filipi II. Maqedonët shtriheshin në një
pjesë të Maqedonisë së sotme, kurse në jug deri në Detin Egje. Me maqedonët
antikë, që nuk kanë kurrfarë lidhje me maqedonët e sotëm sllavë, kufizohej fisi
peon në veri, në rajonin e mesme të
rrjedhës së lumit Astribo (sot Vardar, nga fjala shqipe Bardhar, ku ka
humbur „h“ shqipe që nuk shqiptohet nga sllavët, ndërsa „B“ shqipe e shqiptojnë
„V“, duke e përdorur në origjinal) dhe deri te lumi i Strumës Erigon (tani, Cërna-Reka). Në rethinat e Liqenit të Ohrit kanë jetuar dasaret, kurse në luginën e Drinit të Zi
shtriheshin fiset penestët dhe pirustët. Në Shqipërinë e sotme shtrihej
fisi i fortë i Taulantëve, që
përbëhej nga disa fise të vogla, si psh. helidonët,
sesaretët, partinët, abrët, që mund
të jetë edhe bazë e emrit të mëvonshëm etnik të shqiptarëve- arbër. Ndër fiset më të mëdha ishin dardanët që shtriheshin në përëndim të
Moravës deri te rrjedha e sipërme e lumenjëve Pek dhe Timok, dhe në
viset lindore deri përtej Nishit. Dardanët shtriheshin në tërë Kosovën dhe një
pjesë të madhe të Maqedonisë, në veri dhe përëndim, dhe quhej Dardania[4]).
Dijetari francez, Robert d’Angely, në veprën e tij „Enigma“ (Toena, Tiranë 1998)
shpje-gon: „Territoret që përbëjnë
Jugosllavinë e sotme… banoheshin qysh prej prej kohëve që nuk mba-hen në mend
nga pellazgët, me të cilët u bashkuan më pas-në fillim të mijëvjeçarit
Por, popullsia ilire që shtrihej në trevat e
veta jetonte nëpër fise. Ato vinin shpeshherë në konflikt me njëra tjetrën për
shkak të tokave pjellore, kullosave, ujit apo pyjeve. Në rast se rreziku u kërcënohej nga popujt e tjerë, ata bashkoheshin
dhe luftonin së bashku kundër armikut. Gradualisht kështu u formuan me kohë
lidhjet e fiseve. Lidhjet e fiseve ishin të përkohshme. Më vonë u lidhjet e
fiseve u forcuan dhe prej tyre u krijuan shtetet e para ilire. Banorët e
Ilirisë ishin të barabartë[6]).
Sot, çështja shqiptare është çështje e madhe
kombëtare ballkanike. Ai është njëri prej popujve më të lashtë evropianë, që
Evropës kurrë nuk i ka sjellë shembuj pushtimesh, dhunash, mosdurimesh,
urrejtjesh etnike, fetare a ideore, por gjithmonë është liridashës, me ndenja të kulluara të Atdheut e të
Kombit, të luftës së pashkëputur të mbijetesës, por duke ikur nga lufta deri
në momentet e fundit që të mos e rrezikojë askend. Ai ka ikur në pjesën e
epërme nëpër territoret malësore të Alpeve shqiptare, ku jetonin nga gjeneza e lashtë e njerëzimit, sipas mitologjisë gegët, gigantët, gjigantët e mëdhenj të
malësorëve të sotëm shqiptarë, ndërsa në jug dhe nëpër bregdetin shqiptar
jetonin toskët, toskanët, vëllezërit e gegëve, që sot janë zgjeruar bashkë me gegët
nëpër botë.
Sot janë rreth 16 milion shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Kroaci,
Greqi, Turqi, faktor ky që duhet të merret parasysh. Në Turqi ka 6 milion
shqiptarë, të pranuar nga pushtetarët e Turqisë. Në trojet etnike te
shqiptarëve janë krijuar shtete ko-mbëtare të kombeve reja, si Serbia,
Bullgaria, Greqia, Turqia, Mali i Zi, Bosnja e Herce-govina, Kroacia,
Maqedonia, etj. dhe ka mbetur një bërthamë e shqiptarëve (Shqipëria) dhe djepi
i shqiptarizmit (Kosova), të cilat duhet të merren parasysh[7])
Është tepër e vështirë te mendohet sa kanë
ndryshuar kohët prej njëra tjetrës. Pellazkët shtriheshin në të gjitha
kontinentet që sot ekzistojnë (në Evropë, Azi, Afrikë, Amerikë, Australi) dhe
në ato që nuk ekzistojnë (në Atlantida, Mu, Lëmurë). Troja ka etimologji
shqiptare (tuall-i, troje, trojet)
dhe ishte ndërtuar nga Dardanët, ndërsa ngushtica detare që e lidhë Trojen, edhe
sot e kësaj dite quhet Dardanele. Toponimi
Bizantin ka etimologji pellazgjike-ilire-shqipe (biz-i/bëz-i; an-ë/an-a=kodra buzë detit Bosfor). Anadolli ka
shpjegim nga pellazgishtja-shqipja (Ana-dol/Doli-Lindi
Dielli, Lindja) dhe ishte i banuar nga pella-zgët, që kanë krijuar shtete
dhe qytetrime, duke i ruajtur disa veti të vjetra.
Emri i tyre llaz rrjedh nga emri pellazg.
Prania e shqiptarëve në Anadoll daton nga koha antike dhe mesjetare. Të gjithë
popujt e Perandorisë Bizantine nënkuptojnë popullsinë pellazge: kurdët, arabët, persianët, turqit, llazët
dhe shqiptarët[8]).
Nga trojet etnike shqiptare, kanë shkuar vazhdimisht
shqiptarë, sa nuk kemi mundësi të logarisim munrin e saktë të qenies së tyre,
por as të larguarit përgjithmonë ilirë, pe-llazgë dhe etruskë. Nuk mund ta zëmë
me gojë Atlantën[9]), e cila është përmbytur thellë në det (oqean), duke
lënë pellazgët e humbur nëpër botë, nga ngushtica e Gibraltarit, në gadishullin
Iberik, në Spanjë. Aty ku sundonte raca e bardhë pellazge, flitej pellazgishtja.
Pellazgët kanë jetuar në të dy anët e oqeanit Atlantik, në Afrikë, Evropë,
Amerikë. Eni-gma e saj është enigmë për tërë njerëzimin dhe çelës i ripërtirë i
kësaj bote. Skotlanda, Norvegjia, Amerika japin mjaft shembuj të jetesës së
shqiptarëve.
Vllehtë janë një konglomeratë i
dardanëve-ilirëve-shqiptarëve dhe të turqëve të roma-nizuar në pikëpamje
gjuhësore[10]). Serbët avatarë e jo sllavë në shekullin e VI u
vendosen në jug Danubit në rrethinën e Smederevës së sotme, ku si kalorës
mercenarë i shërbenin administratës bizantine, duke penguar dyndjen e barbarëve
të tjerë në brendësi të Ga-dishullit Ballkanik. Numri i tyre i vogël u shkri me
popullatën autoktone, me fiset pella-zge: me mezët, tribalët, dardanët, etj. Serbët avarë e kanë
prejardhjen nga Himalajët dhe i përkisnin fisit
turk –avar. Fiset barbare të dyndura nga Azia Qendrore në Gadishullin
Ballkanik nga shekulli VI e deri në shekullin e XIII u takonin fiseve turke, si
psh. avarët, peçenekët, oguzët, magjarët, gaguzët, etj. Nga oguzët i kemi sot turqit gaguzë të Rumanisë dhe
Bullgarisë, që janë ortodoks dhe flasin turqisht; nga magjarët i kemi hungarezët
e sotëm dhe shtetin e tyre Magjaria (Hungaria); emri „bullgar“ ka dalur nga
fjala turke: të përzier, ndërsa emri
vllah ka dalë nga fjala turke: kalorës
nomad[11]). Për këtë arësye serbët kanë qenë kalorës mercenarë turk
të avarit që Perandoria Bizantine i ka pranuar si nomadë për të mbrojtur
kufirin e epërm nga dyndjet e mëvonshme, që rrjedhë nga fjala „skllevërit“, si
kategori sociale e popullsisë dhe quheshin atëherë sllavë, e jo një popull i
ardhur nga Rusia. Edhe kroatët e shekullit të VI-
Antroponimet, toponimet dhe mikrotopnimet
„sllave“ nuk janë sllave, por janë orto-dokse dhe bogumile (patarene)
në faltoret e të cilave përdorej gjuha kishtare e formuar nga Qirili dhe
Metodi. Në Ballkan nuk ka fare sllavë, por kanë ardhur fise turke në mes të
shekujve VI e XIII, si pakica tejet të vogla dhe janë shkrirë me popullsinë
vendase, duke kryer simbiozën etnike, me ç’rast mbizotërojnë veçoritë
antropologjike të pellazgo- iliro-shqiptare, të cilët kanë qenë mbizotërues dhe
janë të tilla edhe sot.
Serbishtja, si gjuhë kombëtare dhe letrare
është krijuar nga Vuk Karagjiq, në shekullin XIX, ndërkaq serbishtja përmendet
nga gjysma e dytë e shekullit XII. Shqipja ka qenë gjuhë familjare dhe
popullore deri në shekullin e XIX, e në disa familje serbe deri në ditët tona.
Gjuha kishtare që u formua nga Qirili dhe Metodi në shekullin e IX quhej „Gjuhë ilire“ (Illyrika Lingua), kurse
më vonë nga pansllavizmi i lëshuar si „lëvizjë
gjithësllave“, në të cilën u kuqën ata popuj të ballkanit që mbanin veten
të këtillë, është quajtur „gjuha e vjetër sllave“. Serbët, ngaqë kishin sjellur
nga Azia Qendrore një sekt të krishterizmit, të cilën e quante papati „skizmë“, atëherë edhe ithtarët e kishës
ortodokse ku përdorej „gjuha ilire“ quheshin serbë, pa marrë parasysh se në
cilën pjesë të Ballkanit jetonin dhe
vepronin dhe pa marrë parasysh etnikisht a ishin
shqiptarë, turq apo vlleh[14]).
Kombin Serb dhe shtetin e tyre-
Afër 18
milionë shqiptare janë në tërë botën, nga Shqipëria, nga Kosova, nga Kosova
Lindore, nga Maqedonia, nga Mali i Zi dhe nga Greçia[15]).
Përgjithësisht, në trojet etnike shqiptare
konsiderohet se jetojnë 7 milion shqiptarë, ndërsa rreth 5/6 milion jetojnë në
Turqi, të tjerët në Bullgari, Rumani, Moldavi, Ukrainë, çeçeni, Egjiptë, Australi, Amerikë, etj. Në bazë të njohurisë
sonë, një pjesë jo e vogël e tyre nuk e flasin shqipen, ndonëse një pjesë ndihen
thellësisht shqiptarë. Shumica prej tyre nuk kthehet më në tokat shqiptare dhe
nuk peokupohet për çështjen kombëtare.
Gjysma e tyre jetojnë në Republikën e
Shqipërsisë (rreth 3 milion e 200 mijë) dhe rreth 3 milionë e 500 mijë jetojnë
në trojet e tyre në ish-Jugosllavi (Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi). Prej tyre,
rreth 2 milion jetojnë në Kosovë, ndërsa në pjesën jugore të Serbisë, që ne e
konsiderojmë si Kosova lindore, në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegje, rreth 100
mijë shqiptarë. Rreth 1 milion shqiptarë jetojnë në Maqedoni, rreth 70 mijë
jetojnë në Mal të Zi, rreth 400 mijë jetojnë në çamëri (Greqi), në Epirin Jugor[16]). Pra, më shumë shqiptarë ka jashtë vijës kufitare të
Shqipërisë, si shtet. Afër 1‘800.000 banorë i ka Kosova shqiptarë, sipas
statistikës së viteve 2001-2003[17]). Sipas Entit Statistik të Jugosllavisë, të botuar në
vitin 1995, më 1991, në Kosovë jetonin 1 milion e 900 mijë shqiptarë.
Kosova sot ka një territor gjeopolitik me 10.887 km2, me kufinj të njohur ndërkombë-tarisht nga
vetë ish-Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë, ku ka qenë si e tillë
por e përulur nga politika anishqiptare e Serbisë, e njohur nga Komiteti
Ndërkombëtar, si OKB (me rezolutën 1244), BE, NATO, OSBE, etj. Ajo ka sot 2.2 milion banorë (sipas regjistrimit
të fundit të vitit 2005) nga të cilët, mbi 88.94 janë shqiptarë etnikë, ka
gjuhën e vet kombëtare, Shqipen, një degë të veçantë të trungut Indo-Evropianë,
ka identitetin e veçantë kombëtar historik e kulturor, të trashëguar nga
prejardhja e tij autoktone që nga
periudha e Mbretërisë Dardane, mbi 2500 vjet më parë
deri më sot, në shekullin XXI [18]).
Por, çështja shqiptare është çështje kombëtare
e popullit shqiptar, që jeton në trojet e përmbledhura ngushtë prej dhunës së
fqinjëve pushtues në të gjitha anët, kur ripërtërihet kjo ndjenjë e lashtë,
sikur në periudha mjaft të hershme. Gjurmët e
zhvillimit të tij na dërgojnë deri te koha e gurit. Mungesa e dokumenteve të
hershme shqipe (ilire, pellazge) na krijon një hapësirë të panjohur qindra
vite, që kanë vazhduar luftën e tyre dramatike
për 70 shekuj,
të cilën, ne, nuk kemi për qëllim ta përmbledhim në një vështrim.
Dimë se prejardhja shqiptare është nga pellazgët
e parë; nga luftëtari i madh Akili dhe Agamemnon (Achiles= I-qiellit, qiellas, diellor; A-ga-mendon) dhe heronjtë e
shumtë të luftës së Trojes së lashtë, deri te Roma e Remulit dhe Remit (që kishte ushqyer Ulkonja, sipas Virgjilit,
në „Eneida“) dhe Laciumin, që ndjeheshin pellazgë (te e njëjta vepër e Virgjilit apo vepra të sotme) apo etruskë (sot,
p.sh. Toscana, në Itali, është krijuar nga toskët, që ishin pellazgë, illirë, shqiptarë; nga fjalët toskë/tuskë kanë rrjedhur fjalët: toscs, tuscans, etru-scans/etruskët). Jul
Cesari, me origjinë pellazge të prejardhur nga Troja, që ishte më i su-ksesshmi
ndër prijësit e Romës, dhe të gjitha viset pellazge (etruske) të Italisë, Aleksandri
i Madh, biri i shqiptares Olimpia, i mesuar greqisht nga një mësues shqiptar
prej Stragjire, Aristoteli; Pirro; Agroni; Teuta; Bardhyli; Garda Pretoriane, që
shpesh u kthyen në perandorë ose thyen perandorë; Diokleciani; Konstantini i
Madh, që nënkuptonte Romën e Re, të ndërtuar pranë „shtatë kodrave“ në
Stamboll; Justini, që luftoi rrebtë me serbët e ardhur prej Karpateve; pas tij,
Justiniani i Madh, nipi i tij, që e mbante Kanstantinopojën si kryeqytet për
Bizantin dhe Perandorinë Romake me Ilirinë, deri në Istrën e hershme ilire. Mbreti
Progoni dhe biri i tij, Gjini, udhëheqin Arbërinë duke luftuar sukseshëm
serbët; shqiptarët që udhëhoqën luftën për çlirimin e Greçisë nga Turqia, që
mbanin kostumin „fustanella“, e cila edhe sot mbahet si uniformë nga kufitarët
apo rojet mbre-tërore greke; Gjergj Kastriotin, të madhin Skenderbe, që bë
udhëheqës kryesor i luftërave të mbrojtjes së shqiptarëve dhe të Evropës nga
dyndjet turke; jeniçerët, në truprojën mbretërore turke; Mustafa Qemali,
„Ata-turk“-u, themelues i Turqisë moderne; pasardhë-sit e refugjatëve shqiptarë
që luajtën rol në luftërat e Garibaldit për unifikimin e Italisë; Ali Pashë
Tepelenën, Mahmut Pashë Bushatliun, Mehmet Ali Pasha i Egjiptit, themelues i
Egjiptit Modern; deri te shumë shembujt e 200 vjetëve të fundit.
Nuk ka të dhëna të mjaftueshme shkencore të
cilat do të mund të dokumentonin se shqiptarët,
bijtë e ilirëve, nipërit e pellazgëve kanë ardhur nga ana tjetër e botës.
Ata janë këtu para se të fillonte historia e shkruar.
[1] ) Shiko librat: Niko Stylos, Historia e shenjtë
e avranitasve / Dokumente parahistorike“, Prishtinë 2004; Edwin Jacques, „Shqiptarët
/ Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme“ (I e II),
SHB „Kartë e pendë“, Istambul (Turqi) 1996, apo botimi i Tiranës, i përbledhur
në një botim, 1997.
[2] ) Shiko
librin e Sami Frashërit, „Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç`do të bëhet“, Libri
shkollor, Tiranë 1980.
[3] ) Sotir Lashova, „Pellazgët / Stërgjyshërit e
Kombit Shqiptar“, Tiranë 2007, faqe 7-32.
[4] ) Shiko
librin e Mark Krasniqit, „Rrënjët tona etnike“, PSHDK, Prishtinë 2002, faqet
11-12.
[5] ) Robert D’Angely, „Enigma/Nga pellazgët te
shqiptarët“, Toena, Tiranë 1998, faqe 241, 242, 243.
[6] ) Dr. Fehmi
Pushkolli, „Programet e Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare të Kosovës prej Lidhjes së
Prizrenit deri te Kuvendi i Kaçanikut“, Zëri i Rinisë, Prishtinë 1991, faqe 9-10.
[7] ) Prof. Dr. Skender Rizaj, „E drejta historike
e shqiptarëve për vetvendosje“, Qendra e Mendimit Pozitiv, Prishtinë 2005, faqe
7.
[8] ) Prof. Dr. Skender Rizaj, vepra e cituar, faqe
8.
[9] ) Shiko librin e Robert D’Angelys „Enigma/ Nga
pellazgët te shqiptarët“, Toena, Tiranë 1998.
[10] ) Prof. Dr. Skender Rizaj, „E drejta historike e
shqiptarëve…“, faqe 10.
[11] )
[12] )
[13] )
[14] )
[15] ) Statistikë e pabotuar e Qeverisë
së Rebulikës së Kosovës, Ministria e Informatave, Gjenevë.
[16] ) UNIKOMB, „Libri i Bardhë /
Lashtësia shqiptare dhe shtetësia e Kosovës si realitat historik dhe politik“ ,
Prishtinë 1992, cituar sipas hyrjes.
[17] ) Unitet States Agency for International Developement- „Strategy
for Kosovo 2001-2003“, paqe 2/ Kosovo Business Support, Prishtina, May
2002-2003.
[18] ) Shiko librin e Ramiz Lushajt „Kosova me elementë tërësor të
pavarësisë /Vështrime historiko-poplitike“, Dardania, Tiranë, gusht 2007, faqe
7-8.
Shënime biografike
Brahim (Ibish) Avdyli (1960), është poet i cili i takon plejadës së krijuesve të
fundviteve shatëdhjetë dhe të fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar
(XX). I lindur dhe i rritur në Morinë të Malë-sisë së Gjakovës, në këtë vend me
tradita të njohura kulturore dhe kombëtare, ai që në vitet e hershme të rinisë
së tij u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative
për lirinë dhe bashkimin e popullit shqiptar.
Pas
përfundimit të gjimnazit „Hajdar Dushi“ në Gjakovë i filloi studimet në
Fakultetin Teknik, dega e arkitekturës, të cilat nuk i përfundoi, ngase, për
shkaqe ekonomike, por edhe politike u de-tyrua të emigrojë në Zvicër. Më vonë,
si student me korrespo-ndencë në Fakultetin Filologjik vijoi studimet në Degën
e Letërsi-së dhe të Gjuhës Shqipe.
Pas
fatkeqësisë së madhe shëndetsore, ka vazhduar t’i ndjekë
studimet
postdiplomike në Universitetin Ndërkombëtar të Stru-gës, në Fakultatin e
Shkencave Politike/Marëdhënie Ndërkombë-tare dhe Diplomaci.
Ka
botuar shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera politiko-organizative,
ndërsa gjatë viteve 1990-1995 ka udhëhe-qur revistën „Qëndresa“ në Zvicër.
Pos
botimeve në periodikun shqiptar, ka publikuar këto për-mbledhje:
-Në hijen e Alpeve, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983,
-Buka e kuqe, poemë, Atdheu, Cyrih, 1990,
-Kur zgjohet Dodona, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992.
-Pasqyrë e përgjakur, poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994,
-Klithje nga fundi i ferrit, poezi, Onufri, Tiranë, 1997,
-Gjuha e dheut tim, poezi, Albin, Tiranë, 1999,
-Klithje nga fundi i ferrit, botim i dytë, Jeta e Re,
Prishtinë, 2000,
-Baraspesha e humbur, poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003,
-Vragat e një kohe, prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005,
-Lëvozhga e vdekjes, prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007,
-Setele Vesniciei /Yjet e Përjetësisë, Poezie albaneza, din Kosova, BKSH të Rumanisë, Bukuresht, 2008,
-Zogu i këngës, poezi të zgjedhura, SHB “Pjetër Bogdani” Has, 2009.
Është i prezentuar edhe
në këto libra:
-Rrjedhë
e lë gjurmë, poezi e studentëve të
Kosovës, Bota e Re, Prishtinë, 1983,
-Nebil
Duraku: Shkrimtarët e Kosovës, 1945-1985, Rilindja, Prishtinë, 1985,
-Poezia dal Kossovo, Antologji e poezisë kosovare, Besa Editrice,
Nardò (Lecce), Itali,1999,
-Hasan
Hasani: Leksikoni i shkrimtarëve shqiptar, 1501- 2001, Faik
Konica, Prishtinë 2003,
-Vulcanul
rabdarii/Vulkani i durimit, Poeme traduse in liba
romana de Baki Ymeri, Editura Do-Minor, Bukuresti, 2008,
Libri i tij i parë
poetik „Në hijen e Alpeve“ ka hyrë në
zgjedhje të ngushtë për shpërblimin „Hivzi Sylejmani“ që filloi të jepej
në vitin 1983 për librin më të mirë të autorëve të rinj. Është fitues i vendit
të dytë në konkursin letrar me rastin e 28
Nëntorit 1997, të organit të LPK „Zëri
i Kosovës“ dhe i Penës së Artë
në takimet pranverore të krijuesve shqiptarë të Diasporës, më 2001. Me 25 prill
2009 ka marrë shpërblimin e parë “Agim
Ramadani” në Konkursin e hapur pranë Qendrës Kulturore Shqiptare për poezi
në Cyrih të Zvicrës…
Poezia e tij është
përkthyer në italisht, gjermanisht, rumanisht, anglisht. etj.
Brahim Avdyli është
njëkohësisht anëtar i Lidhjes së Shkri-mtarëve të Kosovës dhe i Shoqatës së
Shkrimtarëve të Zvicrës (AdS).