Kulturë
Halit Bogaj: Filmi “Kufomat”, i regjisorit Luan Kryziu
E merkure, 07.10.2009, 05:19 PM
 Filmi “Kufomat”, të regjisorit - Luan Kryziu, i shfaqur në kinematë tona
Filmi “Kufomat”, të regjisorit - Luan Kryziu, i shfaqur në kinematë tonaNga Halit Bogaj
Me filmin”Kufomat”, i regjisorit të ri dhe perspektiv – Luan Kryziu,edhe ne e pamë se kur kemi potencial finansiar mund të krijojmë filma të mirë dhe seriozë.
Kinematografia kosovare, e cila vazhdon të rilind prapë në vendin tonë, viteve të fundit është duke u bërë gjithnjë e më produktive me realizime të ndryshme filmore.Falë guximit të talentëve të rinj, sidomos të një gjenerate që është formuar gjatë kohës së vështirë nën okupim dhe kur çdo gjë ishte jashtëinstititucionale, filmi ynë po merr një dimension të ri dhe një çasje tjetër nga ajo e gjeneratave paraprake.Derisa në kohën e okupimit klasik nga regjimi i egër serbosllav duhej të mbijetonim me videokaseta të ndryshme, tani po e shohim se nëse kemi sadopak mjete materiale, mund të realizojmë edhe projekte të tilla, siç është filmi“Kufomat”, i regjisorit të talentuar –Luan Kryeziu.Në kët film kemi shumçka nga pak, madje edhe humor të zi, në një tragjedi të brendshme familjare kur vritet një i ri në një konflikt të armatosur që rezulton nga një zënkë tragjike mes personazheve të filmit në një kafiteri të natës në të cilën ndodhin rrahje dhe vrasje të ndryshme për të cilat jemi dëshmitarë edhe nga realiteti i hidhur jetësor.Duke e pasur parasysh suksesin e arritur të filmit në fjalë, shihet qartë se qysh moti kemi pasur nevojë për një krijim të këtillë.
Filmi”Kufomat” është një realizim i qëlluar I cili tregon se kur kemi liri edhe ede ne mund të bëjmë vepra filmore me të cilat mund të konkurojmë edhe nëpër festivale të ndryshme botërore.Aktorët kryesorë:/Luan Daka, Enver Petrovci, Hadi Shehu dhe Luan Kryeziu/, dëshmuan në mënyrë bindëse se dinë të krijojmë edhe këso vepra inventive me të cilat mburret populli ynë, për të treguar qartë se pas okupimit klasik, mund ta vazhdojmë rrugën tonë të ndërprerë nga një gjenocid i paparë kulturor .Filmi”Kufomat” është vazhdimësi e krijimeve paraprake”Njeri prej dheu”,” Era dhe lisi”, “Proka”, ”Si të vdiset” dhe i disa realizimeve të tjera të cilat i arritëm në periudhën e kaluar kur sado pak e kishim njëfarë lirie krijuese.. “Kufomat” është një film që trajton ngjarjet tona tragjike që ndodhin pas lufte dhe për të cilat as që kishim menduar fare se mund të kenë pasoja aq të përgjakshme. Një kohë të gjatë e kemi imagjinuar çlirimin tonë definitiv dhe në asnjë mënyrë një kriminalitet të tillë çfarë e shohim në filmin në fjalë,i cili ndodhë ose mund të ndodhë edhe në Kosovën e pasluftës.Filmi dënon dhe i stigmatizon aktet e tilla kriminele që janë pjellë e keqe dhe e papranuar në shoqërinë tonë.Me ato akte të panevojshme vritet edhe liria dhe prosperiteti ynë i arritur me mund dhe sakrifica të mëdha dhe të gjithë ne që kemi vuajtur nga një regjim vrastar,jemi ngopur me krisma armësh, me vrasje dhe kriminalitet, të cilat nuk kanë qenë asnjëherë pjesë përbërëse e popullit tonë .Në filmin”Kufomat”, përveç roleve kryesore, mbresa të mëdha na lënë edhe rolet episodike dhe sidomos ai i Luan Kryeziut i cili është autentik dhe me të cilin na bën të besojmë se me të vërtetë ishte i zgjedhur për ta interpretuar atë rol të ndërlikuar.Luan Kryezi/në rolin e Kërcyllit/, na duket shumë original dhe bindës I cili paraqet invencion të duhur filmor..Ai na lë mbresa të posaçme sikur të ishte ndonjë veteran që ka krijuar shumë filma, prandaj roli i tij është fascinant .Dikush mund të pyeste- përse ky i ri, përveç regjisë së filmit, e luajti edhe njërin ndër rolet kryesore, por jemi të bindur se ai e ka qëlluar që edhe vetë ka luajtur në film, për të na e dhuruar një rol të paparë dhe të realizuar për mrekulli dhe për ta hequr çdo dilemë në këtë drejtim.
Luan Daka, me rolin e tij në këtë film, varros përgjithmonë ato videokaseta të mjera me të cilat duhej të mbijetonte, ashtu si edhe çdo kineast tjetër kosovar në një kohë të vështirë.Ai na tregoi se është aktor i formatit të shkolluar ,çfarë dëshmoi në mënyrë bindëse në çdo skenë të filmit.Në film kemi edhe role të realizuara të femrave, të cilat gjithashtu kontribuojnë pozitivisht që filmi të dilte sa më i plotë dhe me sukses të madh.Sidomos kanë mesazh të qartë edhe fjalët e bashkëshortes së Luanit e cila e di saktësisht se çka mund të del nga vazhdimësia e çmendur e hakmarrjes së shfrenuar që ka lëshuar rrënjë të thella në qenjen tonë kombëtare dhe që shpie në varre dhe kufoma të reja.Mes tjerash duhet theksuar edhe faktin se filmi është një e arritur e lakmuar me të cilën mundt të krenohemi të gjithë, aq më tepër kur e dimë se ai është realizuar me një shumë modeste mjetesh që nuk janë aspak të mjaftueshme për një film me vlera të larta artistike.
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Blerim Rrecaj: Gjurmë kohe dhe shtresim stresi dhe jo vetëm kaq...
						Engjëll Koliqi - Vjersha të 11 shtatorit 2009 - Poesie del 11 settembre 2009
						Albina Idrizi: Sot dua të kënaqem
						Halit Bogaj: Albatrosët
						Baki Ymeri:  Kosova u përfaqësua me dinjitet në një kongres ndërkombëtar të oftamologjisë
						Gjon Keka: Fryma e re e reformave Europiane
						Sejdi Berisha: Pasqyrë e rrugëtimit historik të arsimit
						Nehat Jahiu: Burgosen pse mbollën farën e diturisë…
						Skender Korça: Ndarje kombi (Dy poezi)
						Blerim Rrecaj: Na thirri Meri
						Nijazi Ramadani: Kapitulli i një historie të albanologjisë që po shkruhet
						Këze Kozeta Zylo: Dy motra shkodrane, dy lule të bukura gjithë aromë të Mëmëdheut tonë
						Ekrem Ajruli: Bini burra! (Cikël poetik)
						Mujë Buçpapaj: Intervistë me shkrimtaren Vilhelme Vranari
						Agron Duro: Fjalët e huaja dhe gjuha shqipe
						Halit Bogaj: Mariana e rinisë sime
						Cikël poetik nga Stavri Nikolla Risto
						Shtëpisë së lindjes së Ismail Kadaresë i jepet dora e fundit
						Marius Chelaru: Duke e pritur yllin
						Poezi nga Isa Spahiu
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










