Kulturë
Baki Ymeri: Kosova u përfaqësua me dinjitet në një kongres ndërkombëtar të oftamologjisë
E marte, 06.10.2009, 08:01 PM
![]() |
Pamje nga Sinaia |
Dr. Halil Ajvazi dhe Prof. Dr. Ilhami Goranci |
Kosova u përfaqësua me dinjitet në një kongres ndërkombëtar të oftamologjisë
Nga Baki Ymeri
Organizuar nga Societatea Romana de Oftamologie, këto ditë u mbajt në Sinaia të Rumanisë Kongresi i VIII-të Ndërkombëtar i Shoqatës Rumune të Oftamologjisë (SRO). Me këtë rast, vend të veçantë iu dha për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë, edhe Kosovës, përkatësisht përfaqësusesve të saj në kongres, Mr.Sc.Dr. Halil Ajvazi (autor i punimit Glaukoma neovasculare), me koautorët Prof.Dr. Ilhami Goranci dhe Prof.Dr. Meshqyre Brestovci. Prezentimi i punimit të tyre (më 2 tetor të këtij viti), ka zgjuar interesimin e oftalmologëve të panumërt, si nga Rumania, poashtu edhe të pjesëmarrësve të tjerë nga Bashkimi Europian. Edhe pse me obstrukcione perfide nga ana e Shoqatës së Oftalmologëve të Serbisë, autorët e puminit arritën të futen ndër të parët sipas rradhës së prezantimit me shkrim dhe ligjërimit me gojë të punimit të tyre, duke potencuar faktin janë krenarë që u është dhënë mundësia për ta përfaqësuar Fakultetin e Mjeksisë të Universitetit të Prishtinës dhe Kosovën si shteti më i ri në botë. Fjala dhe inovacionet shkencore të oftamologëve kosovarë u pritën me vëmendje të veçantë. Punimi i tyre zgjoi interesim te auditoriumi i përbërë nga ekspertë të mirënjohur në fushë të oftamologjisë. Autorët u prezantuan për herë të parë në një Kongres ndërkombëtar me pjesëmarrje aktive. Studimi i tyre pason të botohet në revistën me indeks ndërkombëtar të oftamologëve të Rumanisë. Ky është rasti i parë i bashkëpunimit aktiv të oftamologëve kosovarë me Shoqatën oftamologjike të Rumanisë në suaza ndërkombëtare. Projekti i prezantimit të këtij punimi ka qenë i iniciuar nga Prof. Dr. Ilhami Goranci, në bashkëpunim me Dr. Halil Ajvazin, duke marrë për bazë punën disavjeçare të tyre nga lëmi i glaukomit. Rezultatet e prezantuara në Kongres nga ekipi kosovar kanë zgjuar te pala rumune admirim dhe simpati, kuriozitet dhe interesim të veçantë, duke trasuar kështusoj rrugën për bashkëpunim të mëtejshëm ndërmjet Shoqatës së oftamologëve të Kosovës me Shoqatën e oftamologëve të Rumanisë.
Dr. Halil Ajvazi |
Komentoni
Artikuj te tjere
Gjon Keka: Fryma e re e reformave Europiane
Sejdi Berisha: Pasqyrë e rrugëtimit historik të arsimit
Nehat Jahiu: Burgosen pse mbollën farën e diturisë…
Skender Korça: Ndarje kombi (Dy poezi)
Blerim Rrecaj: Na thirri Meri
Nijazi Ramadani: Kapitulli i një historie të albanologjisë që po shkruhet
Këze Kozeta Zylo: Dy motra shkodrane, dy lule të bukura gjithë aromë të Mëmëdheut tonë
Ekrem Ajruli: Bini burra! (Cikël poetik)
Mujë Buçpapaj: Intervistë me shkrimtaren Vilhelme Vranari
Agron Duro: Fjalët e huaja dhe gjuha shqipe
Halit Bogaj: Mariana e rinisë sime
Cikël poetik nga Stavri Nikolla Risto
Shtëpisë së lindjes së Ismail Kadaresë i jepet dora e fundit
Marius Chelaru: Duke e pritur yllin
Poezi nga Isa Spahiu
Cikël poetik nga Përparim Hysi
Engjëll Koliqi: Vjersha të shtatorit 2009
Dhurata Hamzai: Londo, fituesi i Çmimit “Liburna”: Pse Poetika do të jetojë gjatë
Ndue Ukaj: Romani Passio i Anton Gojcajt
Sokol Demaku: Aforizma