Baki Ymeri: Kosova u përfaqësua me dinjitet në një kongres ndërkombëtar të oftamologjisë
| E marte, 06.10.2009, 08:01 PM |
 |
Pamje nga Sinaia |
 |
Dr. Halil Ajvazi dhe Prof. Dr. Ilhami Goranci |
Korrespondencë nga BukureshtiKosova u përfaqësua me dinjitet në një kongres ndërkombëtar të oftamologjisëNga Baki Ymeri Organizuar nga Societatea Romana de Oftamologie, këto ditë u mbajt në Sinaia të Rumanisë Kongresi i VIII-të Ndërkombëtar i Shoqatës Rumune të Oftamologjisë (SRO). Me këtë rast, vend të veçantë iu dha për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë, edhe Kosovës, përkatësisht përfaqësusesve të saj në kongres, Mr.Sc.Dr. Halil Ajvazi (autor i punimit Glaukoma neovasculare), me koautorët Prof.Dr. Ilhami Goranci dhe Prof.Dr. Meshqyre Brestovci. Prezentimi i punimit të tyre (më 2 tetor të këtij viti), ka zgjuar interesimin e oftalmologëve të panumërt, si nga Rumania, poashtu edhe të pjesëmarrësve të tjerë nga Bashkimi Europian. Edhe pse me obstrukcione perfide nga ana e Shoqatës së Oftalmologëve të Serbisë, autorët e puminit arritën të futen ndër të parët sipas rradhës së prezantimit me shkrim dhe ligjërimit me gojë të punimit të tyre, duke potencuar faktin janë krenarë që u është dhënë mundësia për ta përfaqësuar Fakultetin e Mjeksisë të Universitetit të Prishtinës dhe Kosovën si shteti më i ri në botë. Fjala dhe inovacionet shkencore të oftamologëve kosovarë u pritën me vëmendje të veçantë. Punimi i tyre zgjoi interesim te auditoriumi i përbërë nga ekspertë të mirënjohur në fushë të oftamologjisë. Autorët u prezantuan për herë të parë në një Kongres ndërkombëtar me pjesëmarrje aktive. Studimi i tyre pason të botohet në revistën me indeks ndërkombëtar të oftamologëve të Rumanisë. Ky është rasti i parë i bashkëpunimit aktiv të oftamologëve kosovarë me Shoqatën oftamologjike të Rumanisë në suaza ndërkombëtare. Projekti i prezantimit të këtij punimi ka qenë i iniciuar nga Prof. Dr. Ilhami Goranci, në bashkëpunim me Dr. Halil Ajvazin, duke marrë për bazë punën disavjeçare të tyre nga lëmi i glaukomit. Rezultatet e prezantuara në Kongres nga ekipi kosovar kanë zgjuar te pala rumune admirim dhe simpati, kuriozitet dhe interesim të veçantë, duke trasuar kështusoj rrugën për bashkëpunim të mëtejshëm ndërmjet Shoqatës së oftamologëve të Kosovës me Shoqatën e oftamologëve të Rumanisë. |
Dr. Halil Ajvazi |
Shumë oftamologë rumunë u interesuan për nivelin e zhvillimit të oftamologjisë në Kosovë. Duke marrë për bazë mendimin e Prof. Dr. Ilhami Gorancit, si dhe të kryesisë së punës së kongresit, punimi i prezantuar nga magjistri i shkencave të oftamologjisë, Dr. Halil Ajvazi, ka qenë i nivelit të lartë dhe ka zgjuar interesim të madh, rast me të cilin vërehet një dëshirë për ngritjen e raporteve në nivel institucional ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë. Përfaqësuesit e Kosovës u shprehin mirënjohje Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe Zt. Sabri Novosella, drejtor i Banjës “Nana Naile” nga Kllokoti i Vitisë, për përkrahjen dhe ndihmesën që iu dhanë për të marrë pjesë në këtë kongres të rëndësishëm me karakter ndërkombëtar. Ata i priti priti me përzemërsi të veçantë edhe Presidenti i Nderit i komunitetit shqiptar të Rumanisë, Dr. Xhelku Maksuti, i cili shprehu dëshirën e ndërlidhjes sa më të madhe të Kosovës me Bukureshtin, duke potencuar faktin se ka ardhur koha kur shkenca ndërlidhet me politikën për përforcimin e kritereve paraprake për njohjen e Kosovës nga pala rumune.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.