E diele, 28.04.2024, 05:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Na thirri Meri

E marte, 06.10.2009, 05:47 PM


Blerim Rrecaj

Na thirri Meri

Derisa ishim në parkun e qytetit shokut i bije zilja e telefonit. Pasi do ta përfundoj bisedën do të më tregoi se ishte Meri një shoqe shkolle gazetarie e "Faik Konicës". Na ftoi të takoheshim në bufenë e "Radio Kosovës". Dhe u nisëm në drejtim të vendtakimit tonë duke zbritur dalëngadalë nga parku. Mbërrijmë në bufe. E shohim që ishte ulur në një tavolinë në cep të këtij lokali. Përshëndetemi me të. Kishte kaluar shumë kohë pa u parë me të. Eshtë punë vitesh. Pesë, gjashtë, shtatë...s'jemi të sigurt për numrin. Dhe fillojmë të flasim, thuajse aty ku e kemi lënë e duke shprehur mendimet, opinionet, pakënaqësitë tona për vendin, njerëzit, ambientin dhe kjo zgjatje e mospamjes sonë do të na bëjë pak të ëndërrt në zgjëndërr. Pak gjëra do tregojmë secili për vete. Një bisedë spontane e të lirshme veç për pak çaste do t'i vërejmë njerëzit tjerë që ndodhen , që hyjnë a që dalin. Do shprehemi atë që mbajmë brenda pa ndonjë rezervë e duke i kërkuar njëri tjetrit ndonjë të falur për fjalët që shpehim për realietin e rëndë me të cilin rrethohemi. Koha shkonte pa si pa u vërejtur dhe pas dy-tri orëve ndahemi me respekt e dashamirësi për njëri tjetrin. Ajo merr udhën e saj e ne drejt e në takimin që e kemi të caktuar me Ombudspersonin (Avokatin e Popullit) për ta realizuar intervistën për gazetë. Pasi emrin e Merit e patëm parë vetëm në gazetën ku edhe ne punonim tash e shtatë a tetë muaj, na pat rënë ndërmend ta thirrnim për t'u parë por nuk patëm mundur t'ia gjenim numrin telefonik.Ajo u tregua më e zonja. Na thirri. U takuam. Ndejtëm. Sikur na kapluan rreze ndritshmërie nga ky takim.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora