E marte, 30.04.2024, 10:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Përparim Hysi

E hene, 05.10.2009, 05:29 PM


Alida Hiskut  *

(poezi )

Nga Përparim Hysi

Qe e bukur porsi Miss
Dhe këngëtare qe e rrallë
Një regjim i zi,i pistë
E degëndisi mu në djall.

Këngën seç ia prenë në mes
Më s'e lanë të dil në skenë
Shpirti i brishtë e mu si shpezë
Befas seç u kthye zgalem.

S'pyeti hiç për vështirësitë
Si trimoshe:hiç s'u dha
Dhe regjimi i zi,i pistë
Tek shpirtbrishtja gjetë kala.

Një kala gjithë me bedena
Që e mbajti kokën lart
Sado që i mungoi skena,
Tek njerëzit jetoi gjatë.

Dhe u kthye siç kthejnë kometat,
Dhe ridoli prapë në skenë
Sado që kaloi pesëdhjetat
Përsëri është si madem.

Papo zëri:si atëherë
Krejt si një Vaçe e dytë **
E dëgjojmë dhe na këndell
Ndonjë lot na shket nga sytë.

Lot për vuajtjet që ka hequr
Lot malli se e duam
Zëri i saj:kë nuk ka mekur?
Zëri i saj:për ne ballsam.

Një ballsam që na i do shpirti
E urojmë për këtë rikthim
U ringjall siç u ringjall Krishti
Ndaj për të ne ndjejmë gëzim.

Se këngëtare qe  e rrallë
Edhe kish një zë brilant
Por regjim i zi si djall
Jetën seç ia ktheu adhap.

Por i çau dallgët e jetës
Sikur qe vërtet zgalem
Në se kohë i mungoi skenës
Tash e kemi prapë në skenë.

Veç ky fakt na gëzon
Kur dëgjojmë zërin sërish
Skena gjithë bubullon
Ovacione...edhe bizz.

Tek e mbyll unë vjershën time
Jam i prekur veç nga mbresa
Dhe i jap njëmijë urime
Kësaj artisteje që e kërkon skena.

* artiste që për një bllok shënimesh vetiake,u persektua dhe u dërgua
në "prodhim"
**Vaçe Zela,Artiste e Popullit.

29 shtator 2009

___________

Më zu "vera" e poezisë

Nga Përparim Hysi

1.Çika-çika le të shkrihem

Jam ulur,po rri shesh
Aty qaj e aty qesh
Se do iki,do shkoj larg
Për ty qaj,moj faqekartë.

Jam i tëri mbushur brengë
Kam një "ah" e kam një rrengë.
Kam një zjarr,nga brënda digjem
Le të digjem,të zhuritem.

Se me ty,hiç nuk nginjem
Çika-çika le të shkrihem.


15 tetor 2000


2.Shoh një ëndërr

Shoh një ëndërr në mesnatë
E më prish një gjumë të rëndë
Se me "një" lozkam nga pak
Edhe gjumi m'u bë pëndë.

U gajasa unë nga qejfi
Qejf,o qejf,or qerrata
Kur më doli mua "të pirët"
Zu më  shumë buza më ha.

Më s'më zuri gjumi mua
Hapur sytë si luvgat
Ah,ç'më bëre ëndërr mua
Gjumi shkoi e u çart.

Dhe filloj nga mollloisja
Jo kështu,jo po ashtu
Ah,moj ëndërr kokolisja
Pse ma punove kështu?!...


15 tetor 2000


3.Më zu "vera" e poezisë

Ja,tani,në moshë të ikur,më zu "vera" e poezisë
Se tash që jam i thinjur,i këndoj unë dashurisë
Gjithë ata që më njohin,nuk besoj që shkruaj tani
-0po lëre,s'na mbush mëndjen,i ke shkruar kur qe i ri?!!!

Jo.Për Zotin e vërtetë,tash po shkruaj në vërsë të ikur
Se një peng më ka mbetur për një kohë që më ka pikur
Dhe "hakmerrem" pak me kohën;padrejtësisht më ra në qafë
50-vjet ndënja vuv dhe nuk shkrova asnjë varg.

Se përgjonte Polifemi me një sy goxha të madh
Vinte lupën përmbi fjalë;fjala dridhej kishte mardhë
E,mandej?E dije vet:në Bulqizë a në Burrel  *
Ku t'i thoshe derrit dajë dhe mos shihje me sy diell.

Tash që iku kohë e keqe(ajo kohë mos ardhtë kurrë)
Unë shkruaj për 7-qejfe:se si dua,vargje thur
Në se vargjet që unë shkruaj,janë të mbushur dashuri
Mua më bëhet zëmra mal;vallahi,s'urrej njeri.

*në burg

15 tetor   2000

4.Më ka hipur një zjarrllëk

Më ka hipur një zjarrllëk si të jem prapë i ri
E nuk gjej jarallëk;një çast s'mblidhem në shtëpi.
Dhe ky zjarr në moshë të ikur,vjen si bekim nga Zoti
Se një zogë e arratisur,bamp me shënjë sa mëndja lojti.


Ky zjarrllëk në moshë të ikur,si rrufe në ditë me diell
Ç'më bën zogë e arratisur(dil,o shpit,dhe pse nuk del)
Syri flaska si  me gojë;hap e mbyll e më dongëdis
Ah,ky zjarr më përvëloi;zjarr e hi,moj zogëlariskë.

15 tetor  2000

5. Ma gjeni

Ma gjeni ju miken me shpirt si pëllumbi
Se ndryshe,o miq,Përparimi e humbi
E humbi pusullën si Xhaferri simiten
Ma gjeni se ndryshe vajta pa miken.


I thoni: e dua.I thoni:e pres!
Po s'erdhi tek mua,ta dini do vdes.
Ma gjeni,ma sillni atë miken e parë
Në qença i vdekur,do ngrihem,i gjallë.

2 tetor 2000

_______________

Dale,moj fierake!

(cikël me poezi)

Nga Përparim Hysi

1.Dale,dale,moj fierake!

Dale,dale,moj fierake!
O moj gusha topolake!
Se më lodhe,se më mpake
Unë një hap e ti tri çape.


Si s'më the,me gojë,një llafe
Mos je vuve,belbacake?
Mbeta,moj,pas zotrisë sate
Si jarani hane-hane.


Më t'u bëfsha këmbës sate
Si bodile me verë Narte
Qafën si bozhur Divjake
Faqen mu si cipënape.


Trupi i drejtë si drukavake
Dale,moj,se më plake
Ma bën zëmra rrak e take
Do të vij tek ti ndajnate
Ta gëdhijmë,o moj fierake.

2.Elbasane


"Do dalë,nëno,me yll të karvanit

Se më ka dongëdisur goc'e Elbasanit"

Popullore

Elbasane e bukur,mu si pika e lotit
Ç'më ke bërë ti mua,t'ia tregoj Zotit
Elbasane e bukur,o ylle me bisht
Në mëngjes si lule,në darkë-trëndafilishtë.


Shtëpinë tek sahati,punën në gjimnaz
Kur kaloje rrugës,lezeti i dynjasë
Punën në gjimnaz,shtëpinë tek sahati
Aty më ke mua:të prisja i ngrati.


Elbasane e bukur,si ti s'ka asnjë
Sonte e vendosa të marrë për gjithnjë
Pa ty,e kuptova:nuk rroj dot një ditë
E,moj Elbasane,e bukur si dritë!


3.Dikur...

Dikur,kur qeshë djalë,në shkollë,në Elbasan
Më deshte një gocë;e mirë ish,aman!
Po unë siç duket s'dëgjoja me atë vesh
Një tjetër,një fierake,e zgjodha si"peshqesh"


E mirë qe elbasania;me synë e zi me bisht
Ç'e do që fierakja,më hante egërsisht
Pa rrodhën vitet shkuan;asnjë prej tyre s'mora
S'e di për elbasanen;fierakja mor nga Vlora.


Tani që u plaka,të dyja zë kujtoj
Seç bëhet me të dyja,të di,dëshiroj
Për vete jam i lumtur me time shoqe,Sikën,
Po ja që i kujtoj ca çaste që u "fikën".


4.Qielli i Shqipërisë

Qielli i Shqipërisë,qiell i mbushur yje
Ka vajza të bukura,maja bukurie
Qielli i Shqipërisë ka vajza të bukura
Ka vajza të bukura,për t'i pirë në kupa.

Ja;shikoje njërën!Është a s'është me sharme
Pa lëre kjo,tjetra,mu si syfilxhane
Po ç'them njëra-tjetra?Është humbje kohe
Sa të ëmbëla janë mu si mjaltë  me hoje

Qielli i Shqipërisë,si ti s'ka të dytë
Po vdiqa larg teje,s'do më dalë ky shpirt
Se qielli i Shqipërisë është xhami e kishë
Dërgomëni një copë,të ngjallem si Krisht.

5."Mëkati"

Që nga koha e Evës,nga kohë e Adamit
Qenkan bërë "mëkate"për kokrrën e namit
Shfleto historinë,mbushur plot "orgjira"
Qoft tek vegjëlia,qoft në mbretërira.

Shiko Muhametin  a s'merrte ca gra
Më tutje 100 ka veç një pasha
Ali Tepelena të hante më dhëmbë
Po Vasiliqisë i rrinte ndër këmbë.

Sa për mua,të duash,nuk është hiç mëkat
Se mos dhe "shënjtët"jetuan fillikat?!
Dhe "etërit" e kishës xhëku e kanë shkelur
Me ndonjë si "motër" edhe e kanë"dredhur"

Po burrat e shtetit?Janë të ndershëm vallë?
Kur ikin nga bota,del,dikush si "djall"
Goxha burrë Klintoni flirtoi me Monikën
Teveqel jam unë që kam "frikë"Sikën ?!!!*

Ja dhe Lizë Tejlori,8 burra,e shkreta!!! **
Do të shkoj nga bota e "ngopur" nga jeta
Shëmbujt si ajzbergu:fundi nuk i duket
Është i hapur shtegu:mëkati nuk zhduket.

*ime shoqe
**artiste e madhe e Holliwoodit

6.Rusallka

Një rusallkë doli nga deti
Dhe shkund shkumën nëpër flokë
Syri im mbi të seç "treti"
Dhe tek gjiri i saj i  plotë.


E ndeu trupin nën rreze
Tek kënaqej në shullë
I nemitur,kapur mbrese
Nuk bëj zë e nuk bëj zë.


Tek rusallka u afrua
Një anijez velëbardhë
Hop kërceu po sytë mbi mua
Seç i hodh si një pulëbardhë.


Nën velën loz si flutur
Tutje-thu me sytë nga unë
Isharet më jep të puthur
I tramaksur mbeta unë.


Mbi një shkëmb të thepisur
Kacavjerrem gjer në majë
Që të shoh miken e"krisur"
Por asgjë:veç deti-vaj


Dhe aty,në majë të shkëmbit,
Rri ofshaj si i goditur
Prapë zë kthehem mu tek vëndi
Ende jam duke e pritur...

28 shtator  2009


(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora