Kulturë
Cikël poetik nga Hajdin Morina
E enjte, 01.10.2009, 08:33 PM

Ti luftove për Arbëri
Kundër Serbisë së Parë
Kundër Serbisë së Dytë
Nuk luftove për demokracinë
Me liri të terratisur
Ç’faj tjetër ke bërë o Azem Bejta
Dëgjomë të lutem dëgjomë o Trim
Kanë ndryshuar format e dashurisë
Ndaj Atdheut tonë të moçëm
Janë zbuluar pamje të tjera
Për lirinë për Kosovën për Shqipërinë
Me ndihmën dhe kontributin e pakursyer
Të ekspertëve specialistëve dhe analistëve tanë
Dhe të atyre ndërkombëtarë
Ti Azem nuk i njeh rregullat e reja
Për lirinë e veprimeve demokratike
Për lirinë e integrimeve
Mbi varrin-shpellë dritë ndër shekuj
Kulla jote e vrojtimit
Plot Liri e guxim më mbush
Mbi Kosovë kur e lëshon vështrimin
Gjithnjë rritet trimëria jote
Kënga e Kosovës thirrja e shokëve
Mbështjellë me ajrin e Arbërisë
Me prushin e legjendës
O prite prite Azem Bejtën
VENDIM
Duke mos u mbështetur
Në asnjë Ligj të Drejtësisë
Në asnjë nen
Në asnjë pikë të nenit
Marr vendim t’i dua njerëzit
Marr vendim ta çmoj Lirinë
Dhe atë gjak- rrënjë të saj
Duke mos u mbështetur
Në asnjë Kushtetutë
Marr vendim ta bëj
Një buzëqeshje të fëmijës
Me zjarrin e yjeve në qiell
Duke mos u mbështetur
Në asnjë Legjislacion
Marr vendim të rri me kafshët
Të bisedoj me to
Nuk e di për sa kohë
Nuk e di për sa kohë
VONË
Të ishte shkruar më herët fjala
Më herët të ishte pjekur në pllaka dheu
Të mos i kishin djegur
Të mos i kishin vrarë librat
Si qielli të paprekshme
Të pashkelshme do të ishin
Hapësirat e lirisë
Dhe krojet e gjakut
Komentoni
Artikuj te tjere
Mihai Antonescu: Apostuj në tempullin e fjalëve
Demir Krasniqi: Zoti është me ne
Nexhat Rexha: Rrëmbim
Halit Bogaj: Adam Mickieviç “Grazhina”
Shazim Mehmeti: Cikël poetik nga libri ''Lumenjtë e dritës'' (II)
Cikël poetik nga Ekrem Ajruli
Visar Gashi: Emisionet tona humoristike
Kujtim Agalliu: Puthje elektorale
Luan Çipi: Provonjësit e krisur
Përparim Hysi: Pulëbardha
Shemsi Mehmeti- Baca: Bijtë e tokës së djegur
Dhurata Hamzai: Amerikani Tom Sleigh fiton “Unazën Poetika”
Agim Cerga: Një detyrë morale...
Hysen Këqiku: Përmbledhje poezishë me vlera të qëndrueshme poetike
Nehat Jahiu: Sot u hodh fara e diturisë
Albert Zholi: Sot nuk ka shok!
Suzana Kuqi: Pa titull
Halit Bogaj: Sabit Jakupi - Mbijetesa
Fetah Berisha: Autostrada e Bashkimit Kombtar
Halit Bogaj: Abdurrahim Myftiu - ‘’Nga letërsia në film’’