E premte, 02.05.2025, 07:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Mihai Antonescu: Apostuj në tempullin e fjalëve

E enjte, 01.10.2009, 08:16 PM



Apostuj në tempullin e fjalëve


Nga Mihai Antonescu

“Tempulli i fjalëve” është, ndoshta, një nga antologjitë më të përkujdesura rumuno/shqiptare, duke mbajtur nënshkrimin dhe garancinë vlerësuese të dymbëdhjetë poetëve (apostuj të dashurisë dhe shkrimit në dy atdhetë e një kombi dhe të një vatre të dukshme dikurë), ashpërsisht e kremtojnë shëmbëlltyrën tonë. Botimit i ka hije të qëndrojë, me një pamje që i ka hije, në ballë të të gjitha gjërave të mira që i ka bërë deri tani poeti Baki Ymeri, qoftë dhe vetëm për faktin se, ja, nënshkruesi i këtyre rradhëve kështu thot dhe mendon, kështu ndjen zemra e tij duke u prehur për një çast ndërmjet kalimtares dhe përjetësisë. Por, ç’mund të jetë më kalimtare se sa fati që të jepet të prehesh mes hyjnive, qenje që nuk durojnë përreth veçse krijesa që shëmbëllejnë me ta, fqinje me madhështinë dhe pavdekësinë?
    Është superlative? Është, ngase vlerat janë plotësisht merita superlative, ndërsa gabimi nuk është veçse një rastësi kalimtare. Kështu pra, për vlerën është fjala, për ekuilibrin dhe shkëlqimin autentik në krijimtari; për stilet personale dhe për inkorporimin e tyre të lumtur në këtë libër të bukur për të cilin kemi të drejtë të pyesim në ekziston ndonjë gëzim më i madh? Ngase, nga i qëndrueshmi dhe i rëndësishmi në letërsinë shqiptare, Sali Bashota, e deri te Florian Hucanu, ai që muroset në brendi të fjalëve, arrijmë në hijen e shpirtit të Klara Mërxhineanut, në erëtimën e pashoqe të një qershie të lulëzuar, mu atëherë kur mahnitemi nga margaritarët e shpërndarë me dhunti para bukurisë së pakufishme të Florika Budit, për ta patur në mëndje dhe vlerësim siç i ka hije Nuri Plakut, dhe kjo, së bashku me Sabit Rrustemin, shqiptari që e ndjen përkushtimin ndaj vetvetes dhe mëmëdheut, duke arritur, më në fund, te Albina Idrizi dhe shpërndarjes së saj në brendinë tonë, në një pasqyrë veneciane, me siguri, duke shëtitur me ne nëpër kopshtijet e shpirtit dhe kulturës, të kapshme edhe për Theodor Damianin nga Amerika, jo të vetmuar, por së bashku me metaforikun e mahnitshëm Nexhat Rexha.
Ballina e revistes Oglinda literara
Ballina e revistes Oglinda literara
Zoti im, duke arritur në një parakohësi, te vëllaj im Traian T. Koshovei (që ta përkujton Kosovën), sa i hatashëm si shpirt, po aq dhe si opus letrar, po aq i përfshirë dhe shpërndarë në dashurinë tonë e të tjetërkujt! Antologji e një rëndësie maksimale, sipas mendimit tonë, sa për dy vendet dhe popujt miq, po aq dhe për përcaktimin në mondialitet të esencës sonë të përbashkët. “Tempulli i fjalëve” i shton një dritare qiellit tonë të paskajshmërisë dhe shpresës, të shpirtit dhe ndjeshmërisë ndaj së bukurës, afërsi me esencën dhe përkushtimin ndaj një bregu të vetëm, që duket se është më i mundshëm se sa rikthimi i Njeriut ndaj artit. Sa i përket Mihai Antoneskut, me qëllim nuk e kam përmendur, ai duke qenë një nga gabimtarët  e shumtë, ngase, dihet se edhe hyjnitë gabojnë nga ndoj herë. (Baki Ymeri, Tempulli i fjalëve, Antologji poetike, me një parathënie të Visar Zhitit, botim i Shoqatës së Gruas Italo/Shqiptare dhe Redaksisë së revistës Shqiptari, Bukuresht, 2009). Recension i botuar në revistën Oglinda literara (Pasqyra letare), nr. 93, Fokshani, 2009, fq. 43)



(Vota: 9 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx