Kulturë
Visar Gashi: Emisionet tona humoristike
E merkure, 30.09.2009, 07:41 PM
EMISIONET TONA HUMORISTIKE
Nga Visar Gashi
Ishte e vërtetë se u gëzuam pa masë ato ditë kur filluan emisioniet tona televizive ngase erdhi dita kur nuk do ta shihnim më ‘’Hajrie spikericën’’dhe 15 minutëshin e saj ‘shqip’’në televizioni ne Prishtinës.
Me fillimin e punës së televizioneve tona: 21,RTK dhe KTV , u krujuan emisionet e qëlluara humoristike nga disa të rinj të talentuar siç janë ‘’Stupcat’’dhe’’Sho meselejshën’’të cilët vërtet na bënin dhe na bëjnë përherë të qeshim me performansat e tyre të fuqishme.
Meqenëse humori është një fushë shumë e vështirë për t’u krijuar, këta dy palë djelmosha nuk i teprojnë paraqitjet e tyre para publikut, por kanë shumë kujdes në punën e tyre të mëtejme, ndaj paraqiten më rrallë, siç thotë populli ynë’’Rrallë e për mallë’’.
Gjithashtu ndodhë edhe me serialin e fuqishëm artistiko-humoristik’’Kafeneja jonë’’të cilën e drejton regjisori dhe aktori ynë i mirënjohur Adem Mikullofci, i cili edhe luan njërin ndër rolet kryesore, ndonjëherë edhe rolin e dyfishtë/të vetin dhe të vëllait të tij./
Të gjithë ne mezi presim që të vijë e hëna për t’i shijuar kënaqësitë që na i ofron ky serial i shquar, i popullarizuar dhe i mirëpritur nga të gjitha shtresat popullore.Nga kjo del se gjërat e bukura vërtet duhet lavdëruar dhe gjithsesi është e neojshme që të shkruhet për to ngase na mungojnë dhe na bëjnë pak a shumë të lumtur dhe gazmorë pas të gjitha atyre katrahurave që i kemi përjetuar viteve të shkuara nën okupimin tonë të egër nga armiku.
Përkundër kësaj që thamë gjer tani, për fat të keq po paraqiten edhe disa emisione humoristike tepër të qullta dhe të paduruara të cilat na e gërditin edhe humorin e vërtetë.I tillë është Emisoni’’Përrallë me tupan’’i cili na iriton me disa aktorë me shprehje rrugaçërie të cilët, për fat të keq, me veprimet e veta mendojnë se vërtet janë duke bërë diçka dhe kinse me shprehjet e tyre’’Na bëjnë që të qeshim’’!Aq më keq që edhe kreatori i këtij Emisioni mendon se’’Ka talent humori’’, kurse ai dhe humori i kanë shumë larg shtëpiat, i cili, së pari, me gjuhën e vetë të bastardhuar’’gjakovarçe’’na i ngrit nervat më tepër se gjithkush tjetër, duke e dhunuar aq keq gjuhën e bukur shqipe!Ai na i ngrit nervat dhe aq më keq, askush nuk mund të bëjë asgjë për ta ndalur një dukuri të tillë që ka marrë hov të paparë!Sa u përket këtyre’’Kreatorëve të humorit’’unë për veten time e kam ilaçin, e ndërroj shpejt e shpejt programin por çka t’u bëjmë fëmijve 6-7 vjeçar që i regjistrojnë shprehjet e tilla aq të poshtra dhe të ndyera të cilat ua zen goja vetëm atyre që luajnë në këtë emision!
Tjetër çka nga ky emision i shfrenuar është edhe një’’emitator kujdestar’, i cili është bërë tepër bajat duke e përqeshur Hashim Thaçin, pa pasur kurrfarë respekti për Kryeministrin e Kosovës. Pasiqë Hashim Thaçi nuk po i çon fjalë për ta pyetur atë se çka i ka bërë dhe çfarë borxhi i ka, ne themi le të vazhdojë, por ndoshta së shpejti do t’i thonë atij edhe anëtarët e familjes së vetë se vërtet ia ka nxerr lezetin dhe është bërë i paduruar.Mbase edhe Hasim Thaçi thotë’’O Zot fali se nuk po e dinë çka po bëjnë’’, por sidoqoftë, çka është e tepërt e tepërt është.
Kuptohet se ndonjëherë, ashtu si edhe në mbarë botën dhe në Shqipëri, mund të bëhet humor në llogari të politikanëve por jo në çdo të premte sikur kur falet xhumaja dhe të shkohet deri në këtë shkallë siç është duke ndodhur në të ashtuquajturën’’Përrallë me tupan’’,në të cilën sëpari janë bërë përrallë të gjithë ata që aktrojnë., duke mos e parë fare veten se në çfarë niveli kanë rënë!
Ky emision i ka plotësuar të gjitha kushtet që sa më parë të zhduket nga faqja e dheut dhe kreatorët e tij të mbesin një e kaluar e bastardhuar nga e cila nuk kemi përjetuar asgjë të mirë.
Përveç këtyre që u theksuan më lart, edhe në televizionin 21 për çdo të hënë na servohet një emison kinse humoristik i quajtur ‘’Kabare’’që pretendon t’u përngjajë emisioneve franceze në krye me gjeniun Moris Shevalie!Të njetin e ndotin motra dhe burri i drejtoreshës të cilët mendojnë se vërtet janë duke bërë diçka’’Të madhe’’dhe’’Të paparë’’në këto hapësira, pa menduar fare se sa qesharakë bëhen gjatë interpretimit të tyre tepër bajat!Mjerisht që nuk e kuptojnë se në çfarë gjendje kanë rënë dhe se sa të irituar janë bërë për të gjithë ne.Aq më keq ia kanë zënë vendin ndonjë emisoni pak më të mirë!Me fjalë të tjera as këtu, e sidomos këtu, nuk kemi çka të bëjmë kur kreatorët e këtij Televizioni janë vetë pronarë dhe ndodhë ajo që kishte thënë Fishta’’Lela Kros he Lela Kros, vetë shkruaj, vetë vulos’’.

Komentoni
Artikuj te tjere
Kujtim Agalliu: Puthje elektorale
Luan Çipi: Provonjësit e krisur
Përparim Hysi: Pulëbardha
Shemsi Mehmeti- Baca: Bijtë e tokës së djegur
Dhurata Hamzai: Amerikani Tom Sleigh fiton “Unazën Poetika”
Agim Cerga: Një detyrë morale...
Hysen Këqiku: Përmbledhje poezishë me vlera të qëndrueshme poetike
Nehat Jahiu: Sot u hodh fara e diturisë
Albert Zholi: Sot nuk ka shok!
Suzana Kuqi: Pa titull
Halit Bogaj: Sabit Jakupi - Mbijetesa
Fetah Berisha: Autostrada e Bashkimit Kombtar
Halit Bogaj: Abdurrahim Myftiu - ‘’Nga letërsia në film’’
Kujtim Agalliu: Plakat në tapet (Tregim)
Naser Aliu: Dashuria
Si u masakrua fotografia Gurakuqi-Fishta-Mjeda
Përparim Hysi: Më zë dashuria (Cikël poetik)
Kalosh Çeliku: O burrgrua, nëse nuk ke punë tjetër luaje së paku rezen e derës
Dorëshkrimi i librit të Hysen Këqikut në gjuhën rumune
Llemadeo: E shtrenjta ime...! (Në vënd të Enciklopedisë…!)