E premte, 02.05.2025, 06:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Nehat Jahiu: Sot u hodh fara e diturisë

E marte, 29.09.2009, 08:01 PM


Nehat Jahiu

Sot u hodh fara e diturisë
                  
Kur analfabetizmi…! Për çdo ditë lëshonte rrënjët thelllë…! E më thellë…! Në fshatin Dushkajë…! Erdhi mësuesi A. dhe mësuesja  S. Që të dy ishin caktuar që në këtë fshat të kryenin profesionin e mësuesisë…! Banorët e fshatit u gëzuan shumë…! Gëzimi verehej në sytë e tyre…! Mësuesja S. dhe mësuesi A. I kishin lajmëruar fshatarët që në mbrëmje …! Pas faljes së namazit të mbrëmjes…! Të presin në lokalet e xhamisë së fshatit…! Aty do të vijnë mësuesja S. dhe mësuesi A. Që të dy para kohe kishin arritur dhe pritnin në oborrin e xhamisë…! Pas përfundimit të faljes së namazit…! Kryeplaku i fshatit…! Imami i xhamisë…! Dhe dy pleq tjerë më  të moshuar të fshatit dolën për ti përshëndetur…! E pas tyre dolën edhe xhemati tjetër qe ndodhej…!  Brenda lokaleve të xhamisë…! Dhe të gjithë u përshëndetën me mësuesen S. dhe mësuesin A. U përshëndetën ngrohëtsisht dhe ju dëshiruan mirëseardhje…! Takimi i banorëve të fshatit Dushkajë…! Do të mbahet në atë dhomë të fshatit që gjendej….! Mu aty pranë xhamisë…! Mu në qendër të fshatit…! Fillimish kryeplaku i fshatit i njoftoi banorët …! Me mësuesen S. dhe mësuesin A. Qëllimin e ardhjes së tyre në fshat…! Pastaj fjalën e mori edhe hoxha i fshatit…! Dhe ju dëshiroi mirëseardhje…! Punë të mbarë dhe suksese…! Që pastaj ua dhanë fjalën…! Mësuesit A. dhe mësueses S. Edhe ata i përshëndetën përzemërsisht banorët e fshatit Dushkajë…!  Duke iu falëmnderuar për mikpritjen e tyre…! Ata gjërë e gjatë…! I njoftuan për qëllimin e ardhjes së tyre…! Për rendësinë e shkollimit dhe arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja …! Që nga dita e nesërme…! Rrezet e diellit në këtë fshat…! Do të lëshojnë rreze të diturisë…! Rrezet e kësaj drite…! Do ti shpërndajnë…!  Çifti bashkëshortor…! Mësuesja S. dhe mësuesi A. Ata për herë të parë…! Do të mbjellin…! Farën e diturisë në këtë fshat…! Ata me vete kishin sjellur….! Për nxënësit e tyre…! Edhe ca kopje abetaresh…! Në gjuhën e tyre amtare…! Në gjuhën e lashtë të këtij populli…! Në gjuhën e të parëve të tyre…! Në këtë gjuhë që e flitnin…! Toka…! Guri…! Uji…! Zogjtë…! Dhe…! Të këtij fshati…! Gëzimi i kësaj mbrëmje …! Për banorët e fshatit Dushkajë…! Nuk kishte fund…! Nata kishte kaluar…! Me rrezet e ngrohta…! Dhe të arta…! Të hënës…! Që gjer në gdhirje të mëngjesit…! E kishte ndriçuar tërë fshatin Dushkajë…! Tani ndrroheshin…! Hëna me diellin…! Hëna iku diku larg bjeshkëve të larta…! E dielli doli nga bjeshkët…! Me rrezet e dritës…! Gëzim të madh ka sot fshati Dushkajë…! Në qendër të fshatit…! Janë tubuar…! Pleq…! Të rinj…! Fëmijë…! Dhe…! Buzëqesh fshati…! Malet…! Fushat…! Sot buzëqesh gjithëçka…! Në fshatin Dushkajë…! Për herë të parë do të hapet një shkollë…! Ku fëmijët e banorëve të këtij fshati…! Do të thithin nektarin e diturisë…! Në gjuhën e tyre amtare…! Mësuesi A. dhe mësuesja S. Në mesin e tyre…! Të buzëqeshur…! Gëzim i papërshkruar…! Ata me dashurinë e tyre të ngrohtë shpirtërore…! Të një profesioni të shenjt[ mësuesie…! Përqafojnë dhe perkëdhelin nxënësit e tyre…! Duke i futur një nga një në dhomën…! Që gjendej në qendër të fshatit…! Mu aty pranë xhamisë…! Në fillim aty do të mësojnë nxënësit e fshatit Dushkajë…! Edhe pse jo e përshtatur për mësim…! Kjo dhomë prej kësaj dite do të shërbej…! Si mësonjëtore e nxënësve të fshatit…! Që në të ardhmen do të rregullohet…! Dhe do të adaptohet për një mësonjëtore të përshtatshme…! E tërë kjo do të bëhet vullnetarisht…! Nga banorët e fshatit dhe nga mësuesja S. dhe mësuesi A. Për çdo ditë që vinte…! Shkolla e fshatit Dushkajë merrte…! Një pamje shumë të bukur…! Zgjerohej lokali i saj…! Zbukuroheshin dy mësonjëtoret…! Zyra e mësueses S. dhe mësuesit A. Oborri i shkollës ishte shëndrruar…! Në një kopsht të mrrekullueshëm…! Të mbjellur me lule e drëndafila…! Të llojllojshëm…! Që në mëngjesin e hershëm…! Për çdo ditë cicëronin zogjtë…! Dhe këndonin këngën më të bukur të tyre…! Ata cicëronin…! Sëbashku me nxënësit e mësuesit A. dhe mësueses S. Të fshatit Dushkajë…! Drita e diturisë…! Kishte filluar të rrezoj…! Në shpirtërat e njomë…! Të fëmijëve të fshatit Dushkajë…! Këto rreze të diturisë…! Për çdo ditë futeshin…! Lëshonin rrënjë…! Thellë e më thellë…! Tek gjeneratat e reja të këtij fshati…! E errësira e paditurisë…! Po mbetej e kaluar…! Por…! Asnjëherë e harruar…! E sot…! Sot u hodhë…! Fara e diturisë…!


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx