E shtune, 27.04.2024, 07:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Marie Nikolla

E diele, 27.09.2009, 06:47 PM


Nga Shpend Karadaku

Një poete e re zbret nga Stublla e Don. Mikelit të Madh në “Zemrën Shqiptare” për të treguar se kërkon të sfidojë kolegët e saj. Marie Nikolla, paraqitet, me një cikël poetik tejet simbolik dhe plot ndjenjë. Ajo përpiqet të udhëtojë në një botë që duket e panjohur por që realisht është pjesë integrale e jetës së përditshme shqiptare. Dhe kjo përplasje idesh krijon një performancë poetike për t'u admiruar.
Zoti të bekoftë.

Marie Nikolla

SONTE HAMLET

Sonte skaj më skaj do i biem çmendurisë
Hamlet sonte do u themi të përgjumurve
guxoni e mbulojani buzëqeshjen
ëndrrës së hedhur në hënë
sonte Hamlet shkojmë ku të duam
po deshe e vrasim natën
e puthjet i pagëzojmë për nesër
ngjitemi lart pyesim yllin a e din që jeton
në errësirë
e po t`mos ishte dritë ç’do bëhej me të Hamlet
sonte Hamlet eja ta shkundim terrin.

REALITET

Nuk ja ndien kohës
që ne zvarritemi në të
as që qëndrojmë pip në këmbë
fjala ia shkelë syrin heshtjes
kur heshtja gërryen si pika gurin
koha veç rinohet në rrudhat tona.

MOZAIK

Një ditë e acartë
rrugët tona i ndau
në mijëra copë
te hodha përtej lotit të kripur
tutje natës drithtake
kur s`më binte në mend asgjë yjet u kujtuan
me rrugët tona krijuan mozaik kujtimi.

ME TË THANË ME SHKUE

Me të thanë me shkue
është si me këputë fijen
që më lidh me qiellin
si me met veç e tokës
me të thanë me shkue
është si me mshelë diellin
në oxhak të shtëpisë
me mujt mos me dashtë dritën
të kisha thanë me shkue.

DETI PRAPË FJETI

Hodha një guacë të vjellur
dhe i prisha gjumin detit prej inati
se me ftohtësi dhjetori na mshefte qielli
e në përrallë dimri nata përkundej
por deti prapë fjeti.


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora