Kulturë
Blerim Rrecaj: Vjeshtë, mirë se erdhe!
E premte, 25.09.2009, 06:17 PM

Vjeshtë, mirë se erdhe!
Jemi në të hyrë të stinës-vjeshtë. Tashmë ajo ka hedhë hapat e parë të ditëve të veta. Dielli i fortë dhe i ngrohtë, tashmë vjeshtak sikur na bën me dije se shkurorëzimi me verën do të jetë, i qetë dhe i ngadaltë, pa shumë dhimbje. Zverdhja dhe rënia e gjetheve ka filluar si gjithnjë, si përherë, dhe kjo padyshim përbën njërin prej elementeve të cilin e përmendim, e e përmendim, e kemi dëgjuar e mund ta dëgjojmë. Edhe mund ta shohim e përjetojmë nëse ndodhemi në një park e hijen e një pishe, gjethet e së cilës i rezistojnë edhe dimrit të acartë. Freskia e netëve që anon nga një ftohtësi të cilën e vërejmë e ndjejmë po të jemi veshur hollë e pa xhaketë është karakteristikë tjetër, e përsëritshme si çdo vit nëse na bije të bëjmë ndonjë shëti paksa të gjatë. Dhe shumëçka tjetër mund të jetë përsëritëse. Ama shpresojmë që ne të mos kemi ngelur të njejtit. E këto ndryshime që na sjellin stinët çdo herë t'i përjetojmë e t'i shohim ndryshe, siç thuhet me tjetër sy. Dikujt kjo stinë do t'i sjell më shumë frymëzim, dikujt më shumë begati, dikujt më shumë bereqet, dikujt më shumë melankoli, dikujt më shumë trishtim, dikujt më shumë mërzi a vetmi... E dikujt, dikujt kjo stinë t'ia çoj mallin e një kokteji ndjenjash të ngjashëm me një të tillë frutash që e kemi përpara dhe ndonjëherë do ta pijmë me aq ëndje, e ndonjëherë pa shumë qejf. Dikujt ndoshta do t'i zgjojë e ngjallë kujtime të larmishme, e ndokujt do t'i duket aspak e veçantë dhe e rëndë nga hallet jo të vogla e jo të lehta të përditshmërisë. Dikush do shesë dru e dikush do blej ato sepse ditët do të shkojnë dhe temperaturat do zbresin. Dikujt do t'i kryejë punë ngrohja qendrore e dikujt mali i vet. Të flasim për vjeshtën sepse për dimër kohë. Dikush s'do pajtohet, mbase me te drejte. Po për vjeshtën jemi duke folur e cila si një plakë që nuk plaket çdo vit na viziton. Një plakë që plaket them kur kam parasysh gjithë këto vjeshta që parakaluan kushedi qe sa kohë. Se përndryshe mund t'i them edhe një foshnje që sapo ka filluar të ecë duke na folur me shenjat e saj të veçanta. E pagojë, e pa fjalë... Për të mos e zgjatur po them sa mirë që nuk eksiston vetëm një stinë. E për të gjitha duhet t'i mbajmë dyert hapur e sidomos zemrat...Vjeshtë mirë se erdhe, vazhdo deri në cakun tënd...
Komentoni
Artikuj te tjere
Sabit Rrustemi: Mëngjesi me sy gruaje (Tregim)
Edison Ypi: Rruga e Markut
Albina Idrizi: Dhembje e ëmbël
Përparim Hysi: Jari...
Naser Aliu: Sindroma Stokholmit
Edhe një Çmim për Yllka Sheqirin
Demir Krasniqi: Resurset natyrore dhe pasuritë nëntokësore të Kosovës futen nën juridiksion të minoritetit serbë
Viron Kona: Drithërimat e Yjeve (I)
Këze (Kozeta) Zylo: Ta ruajmë si një gur të çmuar gazetën “Dielli” thesarin e Kombit
Bashkim Saliasi: “Një udhëtim i çuditshëm” i shkrimtarit Viron Kona
Cikël poetik nga Ismet Tahiraj
Tregim nga Sabit Idrizi: Mëditja
Halit Bogaj: Imer Popoci
Yrjet Berisha: Proza e Camajt
Kalosh Çeliku: Njerka dhe kopilat e shitur për një torbë taxhi
Edison Ypi: Shën Vasili
Keti Bashhysa: Jam në pozitën e asaj femre që kam xhan por nuk dashuroj
Shaban Sinani: Letrarësia dhe vërtetësia në letërsinë dëshmuese
Suzana Kuqi: Të shpëtosh të mbyturin...
Vangjush Saro: Koha për teatrin e fëmijëve