Kulturë
Cikël poetik nga Ismet Tahiraj
E enjte, 24.09.2009, 06:58 PM

MBETJET MORTORE
As klithma e nënave
As ofshamjet e baballarëve,
Nuk zgjonin erërat e mehura
Qe mbetjet mortore, janë te mbyllura
E gojet e kyqura
Si vet humbetira , e nxirë
Për të dal ne dritë
Për të përligj-humbetirën
Ozot n’ kuti moti
Janë te shtrtirë.....
I BLEM ARAT E BUKËS I BLEM
(viti 2009 AKM ,arat, ish pemishtja Produkt)
i blem arat e bukës
i blem,
qindarkat e fundit
në çanak i lëmë...
gurin e strallit
me djersë ta zbusim.
2.
se arat e bukës kanë dalzotës
dhe plugje me plor të plotë.
Si na ikën më parë nga dora
Të tërtbuar drapri e çekani
I zhvirgjëroi të gjorat.
3.
sërish i blem të tonat arat
erërat e tërbura(kurrë )mos
bëfshin te çara.
Me kallinjtë të rinj
I kemi përpara...
KODRA E KALIT
(Klinë e epëme 99– rruga për Pejë)
Kodra e kalit
Mbase kishte kalin e trojës
Mbrenda tij: engjëll xhelat
Dehese për shpetim
Kodra e kalit
S’ duhej nginjur me gjak
Mbase xhelati më verbësi thërrte
Vetëm qafën dhe shpatulla njerëzisë....
HUTINI I MBLIDHTE THËMIJAT E DASMËS
Doli shfarosja prej karkalecëve
Mbi gjarpërinj
Flamurin e saj e shpalosi tërbimi
Hardhucat donin t’i bënin nuse
Mbase kishte shkrepur vetëtima
Dhe krushku hutini, mbidhte thërrimajt e dasmës
Birucave hynë, nga pendimi
Për të bërë broçkullën e lavirerisë
Nëpër dhërat e bukës
Tuhafi hutini, rrëkllënte gotat e gostis
Dhe thërrmijat e dasmës i bekonte me truarje...
ERËRAT KUTËRBUESE
Erërat kutërbuese
Na bëhën shpesh,
Na dalin nga dhoma
Na dalin nëpër shesh.
Erërat që kutërbojnë
Erërat qe gufojnë mes nesh.
Dhe unë s’ të përqesh
Ti mua më përqeshë...
HIJE E ÇORR ILAZIT
Ti je vet çorr Ilazi
I ndjësive të kaltërta,
Nëpër muzgjet e përflakura.
Ku i ke , rrugët,ku
Rrugët e kalldrëmta.
Ku i ke ,ku zindanet
E xhandarmarisë.
Tafil Rrepën e ke kryerruarë
Me hokat qerose.
O ti Vushtrri....
*** ***
nëpër ulluqet e tuaja
rruzare të bardha,
i hidhnin vashat
vashat-çika
dhe macet kaleronin
rrezëve të hënës
skaj me skaj nahisë.
Eh , një hap i gemtë
E krekoste milic Ukën
Për ta vrarë hijën
E çorr Ilazit –të përndriturë.
Se nuset për ditë
I shtoheshin malit,
Për ditë materniteti
Rritej ne gji bjeshke.
Dhe nuk hynte trauma
Ne tharkun për peshq,
As për lulet e rreme
As për leshverdhat –e zverdhura
Që u t’buheshin me demon...
Se hija e Ilaz çorrit
Rrinte qerpik mbi bebzën
E syrit,
Dhe ashti mbeti
Fylli i vendit tim.
Për t’i paguar
Kokëfortësinë e të ligut,
Dhe buzqeshjën karafil
Qe (në mëngjesë) e rreme.
E hiri i moçem
Rilind sy trimash,
Dhe betejat e djeshme
Sot do lindin
Për dritë dielli,
Truallin tonë
Për trima .
Ku janë më rrugët e kalldrëmta
Ku janë më hapat e gemtë...ku?
Komentoni
Artikuj te tjere
Tregim nga Sabit Idrizi: Mëditja
Halit Bogaj: Imer Popoci
Yrjet Berisha: Proza e Camajt
Kalosh Çeliku: Njerka dhe kopilat e shitur për një torbë taxhi
Edison Ypi: Shën Vasili
Keti Bashhysa: Jam në pozitën e asaj femre që kam xhan por nuk dashuroj
Shaban Sinani: Letrarësia dhe vërtetësia në letërsinë dëshmuese
Suzana Kuqi: Të shpëtosh të mbyturin...
Vangjush Saro: Koha për teatrin e fëmijëve
Asllan Dibrani: Masakra në Reçak të Kosovës
Bahtir Hamza: Këtu Liria
Engjëll Koliqi: Vjershat e 30 gushtit 2009 - Le poesie del 30 di agosto 2009
Lleshanaku: 'Magjia e dashurisë, gjëja që shkatërrohet më shpejt'
75-vjetori i Brigitte Bardot
Gjon Keka: Sulltanizëm i kulluar
Demir Krasniqi: Bashkëpunimi në fushën e folklorit me Lorenc Antonin
Kalosh Çeliku: Oda e miqve
Poezi nga Gjokë Sokoli
Blerim Rrecaj: Përgëzime për festën, pije dhe ëmbëlsira…
Cikle me poezi nga Përparim Hysi