E diele, 28.04.2024, 07:32 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Gjokë Sokoli

E marte, 22.09.2009, 01:21 PM


Poezi nga Gjokë Sokoli, nga libri NEPER KOHE DHE NGJARJE
 
MARTIREVE TE PAGJETUR
1999

Në nje vend pa ujë
Një vend pa gjelbrim
Ku njerezit
S' i dallojne stinet
Si nje qytet
Pa drite mbetur
Bjeshka ia percjell bjeshkes
Agimi agimit
Dhe viti vitit
Thirrjen time
-O,ku jeni more?!
Bjeshka ia percjell bjeshkes
Agimi agimit
-Oh,ne jemi
Kudo
 
EMER KANE
 
Zera te pikelluar
M'trokasin ne dritare
Dhe ne vargjet pa pra
Here duken
Dhe here zhduken
Dhe prape aty jane
Emer kane
Thirrin liri
Thirrin nene
Ata jane lindja
Ata jane vdekja
Ata jane jeta
Per token e Kosoves
Rene viktime
I kallen nen dhe
Por varre s'kane ende

2004
 
POETI NE MAL
 
Midis malit eshte poeti
Nje fletore e mban ne xhep
Nje fletore
Vargje dhembjesh mbushur
Per te mjeret
Per te tjeret
Bukur therret.
 
Kur poeti i thur vargjet
Midis malit rri i qete
Nata erret era fryne
Vargje mllefi
Vargje gazi
Ka me mijera porosi
 
I kthen ne fjale zhurmat e pyllit
Fut renkimet e popullit te tij
Fle poeti thelle nen toke
E kerkojne lulet e varreve
E kerkojne zerat me gaz
 
KATERQIND MARTIREVE
(MEJE)

Katerqind martire
Mbreme zbriten nga mali
Dhe hyne
Ne katerqind shtepi
Varen ne mur
Mbi katerqind pushke
Qe ende nxirrnin tym
Ne balle
Katerqind shqiponja
Mbi krahe
Katerqind plage
Mbi shpatulla
Katerqind kenge
Per katerqind
Lapidare
 
PERKTHYESI  LARAMAN

Dera u hap (bastisje)
Turme e zhurmshme
Ra menjehere ne heshtje
Nje burre nga qyteti
Prane tyre ishte
Une dhe femijet
Qendronim qetesisht
Ai lavderohej shume
Per bemat
Dhe foli mire per te gjithe
Ne fund
Mbeti shume i pakenaqur
Ne dhome heshtje e ftohte
Te hidhur shijen e kishte
Te mprehte i kishte dhembet
Te shkurtra i kishte kembet


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora