E diele, 28.04.2024, 05:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Neçaj: Kur mësohej fshehurazi gjuha e huaj...

E hene, 21.09.2009, 03:13 PM


KUR MËSOHEJ FSHEHURAZI GJUHA E HUAJ…

Nga Gjon NEÇAJ

Zhan Pol, filolog e filozof, ka thënë se njerëzit fisnikë,me ligjëratën e tyre,fitojnë më shumë armiq,se sa njerëzit e liq me veprimet e tyre të liga.E kjo do të thotë se fjala ,që ishte e para sipas biblës,mban peshë të rëndë në zhargonin e përditshëm.E fjalët mësohen nga gjuha…
Në tranzicionin e stërgjatur shqiptar,mësimi i sa më shumë gjuhëve të huaja  është domosdoshmëri,pasi pothuajse në çdo aspekt të jetës së përditshme kërkohet të dimë  gjuhë të huaj: për të filluar një punë,madje të rëndomtë,duhet të dime gjuhë të huaj,për t’u regjistruar në një kurs të çfarèdoshëm,duhet të jetë kusht gjuha e huaj.Madje për të punuar kuzhinjer,banakier,kamarier në lokale ‘luksoze” në Tiranë, e jo vetëm,duhet të dimë të komunikojmë në një gjuhë të huaj të komunitetit europian,etj.,etj.
Në fakt,shkak për këtë shkrim,u bë një rubrikë në një faqe interneti me titull ;”Sa gjuhë të huaja dini,cilat janë ato”,ku diskutohej për këtë temë,çka të bënte përshtypje se të rinjët thonin se dinin disa gjuhë huaja,por shqipen e shkruanin me gabime.Gjuhët e huaja vertetë japin kulturë,por gjuha e nënës jep identitetin.Prandaj nuk duhet pranuar asesi që nga njëra anë t’na mbulojë anlgishtomania,frengjishtomania e të tjera,e fjalën e bukur shqipe “nënë” ta shkruajmë gabim…
Nejse,ne nuk do të gjykojmë në këtë shkrim metodikën e gjuhës shqipe,as frenimin e studimit të gjuhëve të huaja,por të krahasimojmë si mësohej gjuha e huaj në vitet 70-të të shekullit të kaluar,për të arritur në konkluzionin që cituam jo pa qëllim në fillim të këtij shkrimi.

Një thënie profetike që duhet ta kemi udhërrëfyes pothuajse çdo ditë ne shqiptarët,jep të kuptohet se jemi akoma në vijën e mbrame të zhvillimit tërësor në këtë periudhë të mbarsur me lloj-lloj “mani-ash”.”Në qoftë se i gjykoni njerëzit ,nuk do të keni kurrë kohë t’i duani ata”,e thënë shkurt e shqip që mund të jetë kredoja e përditshme…Po ç’hyn në këtë shkrim kjo fjali??? Se pikërisht këtu,te interpretimi i kësaj fraze,zë fill diskreditimi i një populli të tërë nën diktaturë .

Deri në fillimin e viteve 70-të në shkolla mësohej vetëm gjuha ruse,kurse privatishrt mësoheshin disa gjuhë që preferoheshin nga nxënësit apo studentët që studionin në Tiranë.Është për t’u theksuar se në 80 përqind të këtyre kurseve mësohej gjuha italiane,kryesisht nga intelektualë të dënuar nga regjimi dhe që punonin rëndom si roje konvikti,shitës kinkalerish,etj.Më kujtohet Mehmet Myftiu,shkrimtar i dënuar nga regjimi,  shiste cigare dhe  pasditeve në fundjavë  u mësonte studentëve fshehurazi italishten.

Por më interesante është mësimi i gjuhës së huaj larg kryeqytetit,në qytete të largëta.E është interesante se në Tropojë në vitet 60-70-të,nga të rinjët dhe intelektualët mësoheshin disa gjuhë të huaja,kuptohet tëpër në fshehtësi.

Ja ç’kujton Elez Bashkurti,gjimnazist i asaj periudhe:

Mësimi i gjuhëve të huaja,përveç rusishtes që ishte në program,nuk lejohej.Bile përjashtohej nga shkolla po gjendej me literature të tillë,sepse quhej literaturë e ndaluar.Në ato vite,thotë Elezi ,vinin kryesisht nga Tirana intelektualë të dënuar për të punuar në Tropojë,të cilët jo vetëm që ishin të përgatitur,por kishin mësuar disa gjuhë të huaja.Një ndër ata ishte edhe doktor Spiro që zotëronte shumë mirë gjuhën spanjolle.Disa moshatarë të mi kanë mësuar këtë gjuhë prej tij.
Kurse gjuha serbokroate është mësuar nga nuset e ardhura nga Mali i Zi dhe të martuara në Tropojë.

Ndërsa Bajram Gjongecaj,thellon mendimin duke shtuar se në ato vite në Tropojë mësoheshin edhe shumë gjuhë të tjera eurpiane,si hungareze,bullgare.Mësuesit e këtyre gjuhëve ishin edhe disa punonjës të institucioneve shtetërore që shkonin për të të kryer kurse 2-3 vjeçare.

E një ndër ata ishte edhe Beqir Shpendi,nga fshati Markaj,shok pune për shumë vite me Shiqer Sadikun,i cili kujton :

Nga mesi i viteve 60-të Beqirin e dërgoi shteti në Hungari për të kryer një kurs specializimi 2 vjeçar për specialist bylmetrash.Ne kemi punuar disa vite bashkë në ndërmarrjen e gurmbullimit.Pasi mbaroi kursin,vazhdon Sheqeri,rifilloi punë në ndërmarrje dhe  ditëve të shtuna e të diela zhvillonte kurse në gjuhën hungareze.Unë ruaj edhe sot e kësaj dite një bllok shenimesh ,përfundon kujtimet e tij  për Beqirin,shoku  dhe kolegu i tij i punës,Shiqer Sadiku.

Duke hulumtuar për këtë temë,dikur tabu,mësojmë se edhe në Kosovë,pikërisht deri në fillimin e viteve 70-të shekullit të kaluar në shkolla mësohej gjuha ruse,kurse gjuhët e tjera ishin të ndaluara.Çuditërisht si  në Jugosllavi,si në Shqipëri!!!

Musë Kastrati,profesor gjimnazi,Malishevë,kujton se në gjimnaz kemi mësuar gjuhë ruse,kurse gjuhët e tjera mësoheshin fshehurazi në kurse private,si italisht,anglisht apo ndonjë gjuhë tjetër më të preferuar.
Mirëpo tani,mbyll bisedën profesori,mësimi i gjuhëve të huaja,edhe në Kosovë,edhe në shtetin amë,është në dëm të gjuhës sonë amtare.

Unë do ta mbyll me një postulat këtë shkrim ,i dashur lexues i ,se “nëse më kuptove gabimisht,mësoje që s’kuptove asgjë”.Se po përseris edhe një herë thënien që cituam në fillim: “Gjuhët e huaja të japin kulturë,gjuha e nënës të jep identitet”.
Vertetë gjuhët e huaja mësoheshin fshehurazi edhe nën diktaturë,por fjalën shqipe e shkruanim bukurshkrim.


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora