E diele, 28.04.2024, 07:27 AM (GMT+1)

Kulturë

Qamil Foniqi: Evropë Jo!... (Cikël poetik)

E hene, 21.09.2009, 02:36 PM


Qamil Foniqi

EVROPË JO!...
_________________________
Cikël poetik nga libri në botim
''URREJTJE  E  SFIDË''

1.

Evropë  Jo,
pa emër nuk jam i ardhur tek ti
si dua mashtrimet ahengjeve
derisa me projekton  zbehje
e më ngushton n’frymëmarrje
dhe nuk di  ç’kuptim me rrethon

e ardhmja  me shfaq mosbesim tej kufish
kur të mbahet dorë e ftohtë
dhe m’del (Tym) vetvetës
duke ma shlyar hartën e vendlindjës
demokratisht

ç’përfundim nxirret nga kjo ëndërr e keqe
me shiqim kaq  përbuzshëm
dhe ferkim duarsh (mashtrimesh)
që del jofillit  rrokaqijve tu luksoz prej xhamash
e s’nxjerr vesh së nuk kam atdhé ti fal askujt

në një shtepi të pa kornizë, pa vegëzim  
e ardhmja me shton ankth së kafshuari, me trishton
Evropë,
ndaj s’lyp më shumë veq  të drejtës time
në sofrën e së cilës
nga t’parët  bukën e shtrova në të
përshëndetje pra, së gjak i  ri jam  s’friksohem  dueleve
vij dhe mbetëm po ai i autoktonisë Ilirike

ME NDIHMONI           

Me ndihmoni  më shumë seç mendoj
me ndihmoni ta vras iluzorën
e evropës së leshur
që më bënë  ndërsymje nënshtrimi
për të gjallurit tim
 
me ndihmoni së zgjuari nga boshatisjët  
të vjellurit torturë  prej verdhsish
dalë avullimi hirarkisë  evropë
o  me ndihmoni t’mos  zbardhëm mashtrues

me ndihmoni prap ta vdesë iluzorën
së dikush të bëka liri (t’dhuron)
e ti, t’mos ia luash  passhpinën
dikush i  bythve prej  marrzish
dikush me fytyra dritash të kuqe   

me ndihmoni ti braktisë,  urrejtur-
oh...urrejtur  prrallat - Evropjane
të dehura ahengjeve
mbi vithet e buta  t’lavirëve  
nëtëve të lodhura përç
me ndihmoni,
              me ndihmoni,
                            me ndihmoni                                                

BALLKANNIADË

(Ballkan lum miku e quajn këtu,
 vijnë hilegjit me thika coptimi
dhe shkojnë t’vjedhur         
e mi  lanë sherr atdhéut tim )   

në Ballkan lum miku
përvidhiu mohimit
vetës ti përseritësh biografi
dhe fatit mbi gjurmët e kohës

në Ballkan lum miku
sillen udhë që s’ecën
së këtu rrin ndezur  zjarr
këtu  të kafshon histeri

në Ballkan lum miku
mos e meso kurr gjumin
bëhu sall përgjim     
që e nesërmja mos të gjej bardhë
 
në  Ballkan lum miku
mësohesh  më të munderën
edhe kur vertikalja
t’ luhat  këmbësh

në Ballkan lum miku
mos u deshpro kur ta grisin portretin  
as kur të genjejnë së s’je vetvetja
por tekeve prej lakmisë së ture
rri pritave i barikaduam
së  ta rrudhin gjeografinë e atdhéut
edhe nëse të fryejnë erërat e tharta, të acarta

BËHET KOHË
                       
uri  qensh
e shtrejta kohë
trishtim lehjesh
                  
nga uri
serish lehje qensh
të kët lëpirë eshtra
                  
urbanizmit
veshur maskash                                                              
tinzisht apo,
kafshim njerëzish
                 
mbi kohën e qartur
prej urish qensh
dhe serish
bëhet kohë
 
NË METROPOLE  

Në metropole (s) flejnë netët
fjalët janë të rralla
udhët hapin kryqezime
ngjyrave gjithfarshe

në metropole pa asnjë qeshje
pa asnjë përshëndetje
je lodhur  qamil foniqi
tër ditën të flasesh  muzeale antike
veshshurdhërëve

edhe një ditë më afër fundit
mish  zbrazur eshtrave
nën prehjën e sfidës
drejtë feniksit të panjohur

së t’ka ikur gjithçka
lexo në shuplakë dore
derisa  loja të nxjerr kokë zvarritur
dhe ti numeron rrëshqitjët nga e para

tash shfaqesh teatrit tënd gjol në dhembje
 mbetur udhëve  shpresës  së kthimit
duke përshpëritë  ëndërrës  dremitur
natës së vetmuar tek mbyllë sytë pa buzëqeshje

kalimtari vjen  mërzitur nga anë
ngarkuar plot heshtje e pikëllim
pytur çastit mos vall  ka rrugëtuar harruashëm
përgjatë planetit tënd

hajt qello të shkrepësh një herë në  jetë
një zë sikur të thot
një këndim fort i përmallshëm
që të rri ndezur  metropoleve
bashk me  ecjakën  e  v e t m i s ë      

TRISHTIMI  IM

Të shurdher së nuk keni dëgjuar, bëhuni
a  s’me keni parë në kohën herë, herë i kot
kur jetoja në  orën time t’lodhur
thyrjeve nën qiellin tim të leckosur

kam bredhur me çmendinë time
shtigjeve mespërmes rreshqitjeve t’thepisura
ishte e kotë, nuk u pajtuam trishtimi im
dhe tash me bën lojë, në shpirtin e biruar
(ironike, dhembje e ligë)
 
sundimi yt kryeneq?  Rrenim
jo, nuk paska përkulje, as ikje
përplasje mureve të gurta
disfatave të papritura ku çdo gjë kallej qiellit

jemi shurdhuar pritave të mërzitshme
nëse diçka mungon, unë jam virgjër  
dhe heq dorë inatimeve të mos vjen ligësi
kështu më lejo, trimërisht dhe i buzëqeshur
ti afrohem botës sime të trishtë

DARDANË

Dardanë e ballit  tim dhe zotimit
që kur të mbaj copë dielli nën sqetull
udhëkryqeve idhnake pritave pa besë

lendimit edhe sa herë duan të zvogëlojnë
të humbin  gurit tënd  të fjalës,
përtej fronit dhe ndërgjegjejës

e di si e mbaje vdekjën mbi kokë
ku ankthi  të rrinte  kafshimit
derisa vilej përbuzje pallateve  Evropjane

fjalës dhënë  besë
mbi gurin tënd
traditës së lashtë kush të lekund
kur shqiperon  Shqip
Dardanë e ballit tim dhe zotimit

ARTA                   
(e bija e fisit)                      
                   
Ajo  vjen  Artë  Arbërisë
nga dhembja  e  trazuar -
Çamëria
vjen  rrugës së vjetër
Via Egnatia
Ajo vjen,  Artë-  
kalasë Teutë
rrahur brigjeve Jon, kaltërsisë
tek vjen  qytetrimit  Butrinti
hartës së vjetër Ilirisë
Ajo vjen,  Artë   
e Artë alkimisë së vet
atdhéut i bie valë deti   
shqipe Dardanës  së lashtë  
të vëllait çati    
ngjitur shkelqimit  Ilirik
vjen  Artë  e mallengjyar
ishullit të saj  Ballkanik

TË QENUNIT NJERI

Të me braktisësh kurr s’është vonë
shpirti i rënduar çarjeve
dhembje  pushtimit kryeneq
si nuk e morre  ikën nga unë
edhe nëse mbetëm  gozhduar
në ribërjën time  
bashk me kuvendarët e rikthyer
ciklonëve të lodhjës
hovi vinte dhuratë nga erë dheu
të ringjallesh sërish  
pas besës fjalë
si  margaritar  
duke u rritur në diell
shtepisë
së udhëtimi nuk me njeh venitje
në ktë mundim  rrugëtimi
mbi qortimin e syve  
i tretur shumëanshëm
rrethimeve me  plotë  vrazhësi
apo lekurë rjepur motivimit
të qenunit  NJERI

ORA E QIELLIT

Zgjohu kendez
dhe me përshpërit
derisa merr udhë
këndimit përtej shkretirës
hypur qepallave të përlotura

duke hapur zemer gurimi
kryqëzom rreshkës së diellit
plagëve tua mbylli pikimin
tua këputi dhembjen

në shtratin e bardhësisë
dhe fatit
shfletohu  jetëshkrimit tënd
ta  duash orën e qiellit

kupës që digjet
ndoshta do vie i shumpritur shi
ta shuaj etjën  e  shkrumur
që përmallshëm  loton ndër sy

QARJËS  NËPËR VETMI

Po me ndjek
me dhëmbin e mprehur
në ngjitjën time të përhershme
zbërthimit prej ëndërrash

që kur i përballëm  harresës
i varur  ringjalljës në meshirë
duke rikujtuar  orën
rremujë kohës së ikur  

nga mesimet e lashta
konvertoj besimin
ardhjës njeri
rjepur kah amblema lirisë   

trumbetimi del sheshit, brohoritë
rrotim fati  në pikim  sysh
së  gjallimit i ra floku
qarjës nëpër  vetmi

PËRPLASJE  POETIKE
    
Kur  dhembja rrugëton
shungullon domosdoshmerisht
poeti rri i zgjuar harlisur legjendave
nxerr fjalë ëndërrës çmendurisht

rizgjatjeve nëpër  shtigje
gjithçka  i ngjan mërzisë
katandisur në pahijeshi
shterrimeve

ajo që me gërreu fushëjetës
tash mbeti melodi telave të këputur
n’përpelitje
ti varët  arkitekturës së vet

në udhët e pa sosura
shfaqet bregu i pushimit   
midis të shkuarës dhe pritjës
i vjen flakë e tëra përplasje poetike

MBI  SHUMËNGJYRSHIN

Mbaj kujtesë  trimerie
të mos jesh i përbirë
edhe kur  binë kambanat
për fatin tëndë ecur ëndërrave

kthehu kur ti japësh fund fundimeve
së shpresa mund të mbarsohet
premtimit që rri në pritje
të ditës së vet

deri tek filli i së mirës
bën rrugë e mundimshme
dalë nga gjuhë njerëzish           
dhe mësohet për laryshinë
mbi shumëngjyrshin

ka çaste kur  rrotohen gjërat
nëmes mundesisë së deshiruar
zberthimit për të dalur i herrur
dhe sherimit


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora