Kulturë
Kalosh Çeliku: Beqaresha partiake
E shtune, 19.09.2009, 05:28 PM

BEQARESHA PARTIAKE
Hanëm Firdesi është një grua e rreth viteve të dyzeta. Nuk e di a ka të kryerë ndonjë shkollë fillore katërvjeçare. Vetëm e di se, nuk ka shkollë të mesme. Nuk ka rëndësi kjo stoli partiake. E rëndësishme është se, e ke në Qeveri... Ministri... Universitet... Redaksi...
Hanëm Firdesin e njohin të gjithë. E njoh edhe unë, më ka pri disa herë me radhë te zyrat e Partisë... Ministri... Universitet... Redaksive, për ndonjë intervistë në emisionet kulturore. Shkurt, ajo e kryen detyrën për mrekulli: mysafirët, secilin e dërgon në kohë dhe vend të duhur, te zyrat e sheficave dhe shefave të redaksisë.
E çuditshme është se, Hanëm Firdesi kurrë nuk vonohet në punë. Nuk shet mend si shoqet tjera asgane. Nuk zihet me kolegët e punës. Nuk e shanë Qeverinë... Partinë.. Vetëm se, edhe Hanëm Firdesi e ka një të metë, nuk është e përkryer. Punemadhe, do të thoni ju: edhe Shkespiri nuk është i përkryer. E ku më, Hanëm Firdesi. Megjithatë, Hanëm Firdesi me këtë ves së paku nuk është e dëmshme për shoqërinë... Qeverinë... Shtetin... Hanëm Firdesi i sheh sheficat e saja se si përdridhen korridoreve dhe do t’i imitojë, do të vishet si ato zonja të rënda të salloneve. Fustane mini... Frizura bjonde... Grime lloj-lloj ngjyrash. Thonj të gjatë e të ngjyrosur. Dhe, gji na, hakaret pak të nxjerrë për mejdani. Pse jo, edhe ajo të mos ketë një dashnor si sheficat e saja asgane?!... Edhe dashnorët kohën e fundit janë në modë. E sidomos ata partiakë me poste: ministra, deputetë, drejtorë, partizanë partie...
E takova një ditë, përsëri Hanëm Firdesin në Ministri. E hijshme dhe e pispilosur ashtu siç di Hanëm Firdesi më, sipas modës së fundit të sheficave. E lyer dhe e përlyer alla shefice partiake.
Një ditë tjetër, përderisa më printe për në zyrat e Ministrisë, mora guximin dhe e pyeta:
- Cilën modë të fundit e ndjek ti Hanëm Firdes?!
- Modën artistike të sheficës sime partiake bjonde, m’u përgjigj. Të pëlqen, ë?!
- Po, edhe atë shumë. Patjetër.
- Është moda më e re e fundit e sheficës sime partiake. Qeshi. Rrush i tharët do të thuash ti për veteranët e luftës?!
- Jo, po çuditem në cilat vreshta të Atdheut e vjelë Partia këtë rrush të zi kokërrmadh?!
- Te Çifligu i Xha Derallës... Qeshet. Përdridhet, Hanëm Firdesi.
- Mos mendon edhe ti të bëhesh sheficë, e pyes me ironi?
- Po, më përgjigjet plumb. Ta merr mendja, zoti shkrimtar. Çka kanë ato kokone më shumë se unë si grua?!... Shkollë?!... Tru?!... Pasuri të tundshme?!... Apo, përvojë partiake?! ... Qesh.
- Po, Hanëm Firdes ato shefica i kanë nga njëzetepesë - tridhjetë vjet. E ti i ke klauar të dyzetat?!...
- E di, më përgjigjet. Po, ato kanë burra, unë jam e pamartuar. Nuk kam burrë. Ende jam beqareshë. E pres Partinë, “demokratike” pasi më gjeti punë, të ma gjejë më në fund edhe një burrë!...
Hi-hii-hiii...
Komentoni
Artikuj te tjere
Veprat e Anton Nikë Berishës të botuara deri në qershor të vitit 2009
Intervistë e autorit Petraq Risto dhënë gazetarit Albert Zholi
Albina Idrizi: Poezia ime
Agim Bacelli: Mrekullitë e Botës
Kujtim Agalliu: Varri i shitur (Tregim)
Dy letra të panjohura për Mustafa Krujën nga Dhimitër Beratti dhe Karl Gurakuqi
Llemadeo: Ajo natë…
Xhafer Syla: Biblioteka dje dhe sot
Demir Krasniqi: Edhe një këngë e fuqishme atdhedashurie
Gjon Keka: Demokracisë në Ballkan i mungon "oksigjeni shpirtëror“
Zbulohen gjurmë të Mesjetës në Koman
Artan Bytyçi: Një botim i rëndësishëm kushtuar shkollës shqipe në Viersen të Gjermanisë
Blerim Rrecaj: Një shkrim me kombinim fjalish plus dromca në vargje
Bilall Maliqi: Intervistë me shkrimtarin Agim Gjakova
Engjëll Koliqi: Vjershat e 29 gushtit 2009 - Le poesie del 29 di agosto 2009
Spiro Xhavara: Sensibilizmi dhe arti në faqet e një romani
Viron Kona: Drithërimat e Yjeve (Parathënie nga Gëzim Tushi)
Poezi nga Përparim Hysi
Yrjet Berisha: Metafora berlineze
Demir Krasniqi: Lapsat me kapuça dhe intelektualët