Kulturë
Alma Papamihali: Intervistë me aktorin shqiptar Herion Mustafaraj
E hene, 21.09.2009, 01:55 PM
![]() |
Herion Mustafaraj |
Intervistë me aktorin shqiptar Herion Mustafaraj
"Po te kishte nje parfum qe te vinte era film do ta vija perhere, kudo qe te ndodhesha..."
Nga Alma Papamihali
Hapat e tij çuditërisht ishin të mëdhenj, që atëherë kur ishte në moshë të vogël. Por jo aq çuditërisht emri i tij, mbeti personazhi që shoqëroi fëmijërinë e një brezi të tërë, duke e marrë me vete kudo nëpër pushimet e verës, nëpër bangat e shkollës, apo në bisedat fëminore.Ishte pikërisht talenti i padiskutueshëm që kishte lindur bashkë me Herion Mustafarajin dhe që u përcoll mjeshtërisht nga një fëmijë star, në filmin Beni ecën vetë, për tu ndalur në atë stacion të paharrueshëm dhe me sukses të papërsëritshëm për vetë historinë e filmit shqiptar. Viti 1975, në të cilin i xhirua ai film, do të ndiqej edhe nga filma të tjerë ku pothuajse Herioni ishte protagonsit, që do ta plotësonin edhe më tej karrierën artistike të tij...
Tomka dhe shokët e tij - 1977
Pas Gjurmeve - 1979
Shoku ynë Tili - 1981
Sinjal dashurie - 1988
Rikonstruksioni - 1988
...dhe me pas.Mbase lexuesi qëndron skeptik ndaj aktualitetit të tij. Nuk është e vërtetë që Herioni dhe karriera e tij u ndalën përfundimisht. Edhe pse ashtu si shumë artistë të tjerë nisën t´i mungojnë ekranit dhe artëdashësit shqiptar, shpirti artist mbase do të ndalej për disa çaste, por asnjëherë nuk mund të shkëputej nga pasioni...Dhe pasioni i Herion Mustafarajit, vazhdon të mbetet skena, publiku, filmi dhe spektakli...
Aktualisht jetoni në New York dhe po pregatiteni për shfaqjet tuaja, të cilat tashmë kanë një tjetër natyrë dhe nuk kanë shumë lidhje me natyrën të cilin të njohim...Mendoni që i erdhi koha tashmë Herionit të realizojë besimin që kishte në ëndrrën e tij...
![]() |
Herion Mustafaraj ne ''Beni ecen vete'' |
Tani Dea është 6 vjeç dhe më kupton dhe ndihmon edhe në përpjekjet e mia, për t'ju futur përsëri me guxim, rrugës së vështirë të ndërtimit të një karriere artistike. Po keshtu edhe Elvis, bashkëshortja ime.
Është koha për të plotësuar ëndrrat, pikërisht tani e jo me vone.
Nëse për një emigrant të thjeshtë jeta është njëherë e vështirë, si e konceptoni vështirësinë që has një artist...ndërkohë që përballet me tjetër kulturë, tjetër mentalitet arti.Mendoni se kjo vështirësi është e disafishtë, apo u përshtatët lehtë ...
Vështiresitë në jetë sa vinë e shtohen, me sa shoh... Ç'do ditë e mëparshme, duket sikur ka qene më e lehtë se e sotmja. Të përballesh me një jetë të re, është një shans i madh për njeriun, e sidomos për brezin tonë, që ishte e paimagjinueshme deri nnë vitet 90-të. Mbi vështiresitë duhet të dali dëshira për të jetuar një jetë më të mirë e nëse ke një profesion, ai të ndihmon ta përjetosh çdo vështirësi si një hap përpara drejt së ardhmes së ndritur.
Sa e ndritur është vërtet, e sheh kur ke momente të këqija, që ashtu si momentet e mira , kanë vendin e tyre në dramen e jetës. Është thënë gjithmonë që nuk duhet ta humbësh veten..., e dimë këtë po pas saj...,ç'ka?!
Unë jam me një shans tjetër për ti dhënë vetes. Të provosh të ndërtosh një njeri të ri nga vetja me ato virtyte që gjithmonë i ke adhuruar tek të tjerët. Ashtu si një aktor që kur merr një rol, duhet ti studiojë karakterin deri në detaj që ta interpretojë sa me natyrshëm brenda personalitetit të tij, ashtu edhe një jetë e re, të jep mundësi të jesh një njeri i ri, pa paragjykimet e jetës së shkuar.
E si mund ta humbësh veten, kur vetja është e vetmja fije bari ku mbahesh, për të mos rënë në humnerë?
Ne jemi këtu për të provuar diçka që brezat e mëparshëm ëndërronin. Sigurisht që mund të jetë e pamundur personalisht të mbahesh pas ëndrrash, por ja që ëndrra e të tjerëve përpara nesh, sot është realiteti ynë, dhe endrra jonë do jetë realiteti i fëmijëve tanë. Një gjë është e qartë - Jeta vazhdon!
Keni pasur çaste të cilat iu shndërruan në pesimist, duke menduar të hiqni dorë nga filmi...
Çdomethënie vazhdon të ketë kinematografia për ju...

Një shans i djegur..., apo një provë e dështuar. "To be or not to be"!- që kur eshtë shkruar kjo, jemi futur në të thella dhe asnje nuk po e gjen dot....:-)
Nga rolet e biografisë suaj artistike, dashamirsi i filmit shqiptar kujton kryesisht "Benin ecë vetë"...Ndërkohë për ju, vazhdon të mbetet "Beni", roli më i dashur...
Sigurisht. Jam munduar gjithmonë të kem diçka më të dashur..., por ja që pafajsia fiton. S'ka asgjë që të bën përshtypje, më shume se të beri për herë të parë. Ajo do të ishte një çudi., edhe të bësh çudira është çuditërisht, hiç e thjeshtë.
Roli i Benit fiton deri tani.
Nga karriera juaj, cilin bashkëpunim do quani të paharrueshëm dhe keni nostalgji...
Bashkepunimin me znj Xhanfize dhe z. Pandi Raidhi. Të dy kolloza të vërtetë të artit kinematografik deri në rrënjë. Ata më mësuan me punën e tyre që kur isha fëmijë, se ç'është vërtetësia e krijimit të një roli, edukatën ne punë, seriozitetin, këmbënguljen, dashamirësinë, kënaqësinë artistike të krijimit..., si dhe shumë virtyte të tjera ..., dhe pas punës me ta unë e kisha shumë të lehtë kudo që të shikoja, mbi të gjitha, të isha i natyrshëm. Në jetën time një ndryshim kolosal në anën profesionale të të interpretuarit e të menduarit si aktor, ma ka bërë të mundur, profesor Timo Flloko. Unë për asnjë moment gjatë shkollës nuk kam menduar se mund të ishte një vend tjetër ku do isha më i suksesshëm. Timo është magjik si njeri , si pedagog, the si artist. Gjithashtu Z. Viktor Zhusti një mjeshtër i fjalës artistike, më ka ndihmuar shumë të riparoj gabime dhe më ka mësuar si të shpreh emocionin nëpërmjet fjalës, si ta përdor zërin tim të vogel e teë veshur me nikotin e alkool. Këtë ma ka shkruar edhe në karakteristikën e vitit të parë shkollor. Unë thash se po me ngelte..., ai më dha notën më të lartë në kurs.Më krijoi një besim që nëse jo në atë mënyrë, mbase do kisha vuajtur gjithë jetën për diçka që tani është karakteristikë e imja në aktrim.
A mendoni ti riktheheni filmit...
Po të kishte një parfum që të vinte era film, do ta vija përherë, kudo që të ndodhesha...
![]() |
Herioni me Dean |
Pyetje shumë interesante....Unë shoh tek Dea, veçse veten time kur isha fëmi. Tani e kuptoj, se sa veshtirë duhet ta ketë pasur familja ime me tekat e mia si Herioni-Ben. Dea është vërtetë e talentuar në fushën e artit dhe unë e inkurajoj që të studiojë në atë drejtim. Bëj çmos ti tregoj nga eksperienca ime dhe më duket se më kupton shumë mirë. Femijët e sotëm çuditërisht janë më të avancuar se ne... dhe sikur i fillojnë shijet e të rriturve, ti kenë që në vogëli.
Kam dëshirë që Dea të bëhet një artiste e mirë, e një ditë të luajë në Broadway, e mua të më japë një llozhë ku të shoh shfaqjen e saj, i perlotur nga gezimi.
Talenti juaj përfshin jo vetëm filmin, ndërkohë jeni një artist i kompletuar, nëse kemi parasysh pasionin tuaj muzikor, humoristik, etj. Megjithatë ndodh që njeriu të zhgenjehet. Mendoni që diçka i ka munguar karrierës suaj, për të pasur edhe më shumë role dhe angazhim artistik...
Alma, unë nuk jam njeri karrierist. Kam deshirë të krijoj dhe prandaj mundohem që të kapem pas veçantive që kam. Muzika është pjesë e jetës sime. Mendoj që njoh muzikën më mirë se sa njoh artin skenik. Më pëlqen zhanri i muzikaleve, sepse mendoj që loja live në teatër ka nevojë për një emocion total që nuk mund të kuptohet pa këngë e kërcim. Një numër muzikor ka një impakt të çuditshëm tek publiku, e mund të të bëj qe ta duash atë shfaqje , thjesht për një këngë apo një kërcim. Kemi plot këngë famoze të muzikaleve që dihen në tërë botën. Aty është piksynimi...
Jam me shoun që po ndertoj, si një aktor, stil, muzikal-komedy...Sa mirë ndihem kur gjendem në botën krijuese.
Në festivalin e 21 të këngës në Radio Televizion, ju ishit prezantuesi i saj...Eksperiment...Ç mund të na thuash diçka më shumë, si lindi kjo ide dhe ç rëndësi pati...
Në atë kohë unë bashkë me shokun tim të ngushtë Ilir Taja, kitarist dhe kompozitor, po punonim në një album muzikor dhe po mundoheshim që ta promovonim në NY. Kur Z. Martin Leka ish drejtori i radios shqiptare më bën ftesën nëpërmjet një bisede telefonike, për të bërë këtë prezantim. Mu duk interesante idea e prezantimit, si një rast i mirë për të parë vendlindjen pas 10 viteve që isha larguar, për tu çmallur me shoket e të dashurit, e për të parë si kishte ndryshuar gjithçka . Gjeta një ngrohtësi që më nevojitej, një realitet shumë më ndryshe nga çe kisha lënë , por mbi te gjitha kuptova që s'ka si vendi yt. Egoizmi për të ecur përpara më kishte shkëputur nga një jetë e tërë e shkuar, që erdhi tek unë me gjithë ngjyrat, forcen e së cilës e ndieva sapo zbrita ne Rinas. Plus një përvojë më shumë...

Mund të na permendni disa emra konkrete dhe vlerat që percjellin tek ju të tilla miqësi...
Miqësia nuk humbet me largimin, si njëherë e një kohë. Sot dashuria për miqtë e vërtetë shtohet nga mungesa. Kam shumë miq të mirë që i dua dhe më duan në Shqipëri , e pa përmendur emra, sepse nuk dua të le asnjë jashtë, më vjen mirë për sukseset e tyre, si edhe të gjithë miqve të tjerë kudo në botë që janë. Do vi një ditë që të gjithë do kthehemi në vendin tonë, mbase për arsye të ndryshme, por le të shpresojmë se ajo dite do të na gjejë të tërëve më të fuqizuar e me avancime në fushat tona të profesionit. Kjo është dhe përshëndetja që u dërgoj si të njohurve ashtu edhe artëdashësve. Suksese e lumturi në jetë të nderuar miq. Shihemi së shpejti me arritje të mëtejshme. Nuk duhet kurrë të harrojmë që si për mirë apo për keq, ne jemi reflektimi i Shqiperisë aty ku jetojmë, dhe të huajt e vleresojnë vendin tonë permes nesh. Unë e kam vënë flamurin Shqiptar në verandën time ku valëvitet dimër e verë, e më kujton nga vi e ku shkoj në jetë. Jam krenar që jam Shqiptar.
Donit të falenderoni dikë nëpërmjet kësaj interviste dikë që ka qenë apo vazhdon të jetë pjesë e inkurajimit tuaj...
Përshëndes mamanë time Natashen dhe nusen time Evin, për dashurinë e pashtershme që tregojnë për mua.
Uroj vajzen time Dean : Të bëhet artistja më e madhe shqiptare që ka parë bota.
Ju faleminderit për intervistën edhe juve Alma.
Kur Herioni përgjigjet shkurt...
Sporti i preferuar - Gjuetia e peshkut nën uje.
Artisti i preferuar - Marlon Brando, Timo Flloko.
Pika e fortë - humori
Pika e dobët - Ajo që qëndron poshtë pikëpyetjes.... ?
Stina - Vera
Pija -Fërrnet
Figura e shquar - Skënderbeu..., Nënë Tereza.
Motoja - Të qëndroj i freskët në botëkuptimin tim.
Komentoni
Artikuj te tjere
Dibrani - Transport: Gëzuar Bajramin
Mustafë O. Hoxha: Motiv deti- arbëreshë
Isuf Zela: "Majekrahu", një perlë e rapsodisë shqiptare
Sejdi Berisha: Pushimi në dhomën time, ose leximi i lumturisë që nuk ekziston...! (Ese)
Kalosh Çeliku: Beqaresha partiake
Veprat e Anton Nikë Berishës të botuara deri në qershor të vitit 2009
Intervistë e autorit Petraq Risto dhënë gazetarit Albert Zholi
Albina Idrizi: Poezia ime
Agim Bacelli: Mrekullitë e Botës
Kujtim Agalliu: Varri i shitur (Tregim)
Dy letra të panjohura për Mustafa Krujën nga Dhimitër Beratti dhe Karl Gurakuqi
Llemadeo: Ajo natë…
Xhafer Syla: Biblioteka dje dhe sot
Demir Krasniqi: Edhe një këngë e fuqishme atdhedashurie
Gjon Keka: Demokracisë në Ballkan i mungon "oksigjeni shpirtëror“
Zbulohen gjurmë të Mesjetës në Koman
Artan Bytyçi: Një botim i rëndësishëm kushtuar shkollës shqipe në Viersen të Gjermanisë
Blerim Rrecaj: Një shkrim me kombinim fjalish plus dromca në vargje
Bilall Maliqi: Intervistë me shkrimtarin Agim Gjakova
Engjëll Koliqi: Vjershat e 29 gushtit 2009 - Le poesie del 29 di agosto 2009