E diele, 28.04.2024, 02:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikle me poezi nga Përparim Hysi

E marte, 22.09.2009, 12:53 PM


Soditje

Nga Përparim Hysi
 
1.Soditje
 
"Pllaja" që shoh nga prapa
Ka"lëndinën" për matan
Dhe për të më zuri"vapa"
Djersët çurg më shkojnë,moj xhan!
 
Në"lëndinë" dikur "kullota"
(s'e harroj atë ende!!!)
Duket unë me të s'u "ngopa"
E kërkoj  ende sepse...
 
Sepse shije aq më pati
Ndaj dhe goja më shkon lëng
Pa"lëndinën" miku "vajti"
O merak,ti plaç në vënd!
 
Dua të ulem shesh mbi të
Të"kullos" me nge,me qejf
Grriq-grriq një lemzë më zë
Mall,o mall,më bën telef.
 
Shpreh dëshira prej rioshi
Nepsi rritet,mosha shkon
Pa"lëndinën" miku sosi
Ah,moj zëmër,që s'harron...
        
4 shtator 2007
 
2.Tek porta juaj më nuk trokas
 
Në se tek porta juaj më nuk trokas,
Jo se mua më mungon guximi
Por s'dua që"kolla" dikë të ngasë
Nuk dua atë ta  brejë dyshimi.
 
Xhelozia të errë sytë
Ca më shumë:të humbë gjykimin!
Si det mbi mua lëshoi stuhitë
Si det mbi mua lëshoi mallkimin.
 
Ta hajë dreqi!Qe krejt kot
(Sa keq!Sa keq më gjykoi!)
Ndaj më s'trokas në tënden portë
Xhelozi të shpëtojë.
 
11 shtator 2007
 
3.Për një mike
 
Tri sërë me urupa
Varur mbi jelek
Dua ta pi me kupa
Syrin  se m'u tek
 
Si e piva syrin
Unë se ç'bëj më tutje
Zë dhe pi gjirin
Se jam mbushur huqe.
 
Kam huqe të rënda
Se jam plak sojëli
Si të ka bërë nëna
Të zhvesha tani.
 
Edhe mbi dyshek
Të shtrij gjer e gjatë
I dehur qeshqek
Hëngra hojëzën mjaltë.
 
Hëngra sa u dënda
Aq qeshë i uritur
Mu tek këmbët u shëmba
Si bar i kositur.
 
11 shtator 2007

____________

Cikël me poezi
 
Nga Përparim Hysi
                    
1.Në shullë

Në shullë,tek ngroh këkurën,siç bën dhe në verë gjarpëri
Jap e marrë kutjoj qëkurën;përsiatem pak,i varfëri,
Pala-pala vijnë kujtimet dhe më mbushin nostalgji
Po s'më ndahen regëtimat,për një kohë që s'vjen përsëri.
 
I shtrij këmbët gjer e gjatë,zë e kthehem në anë tjetër
Një kujtim më mban më gjatë(ku harrohet"bukë e vjetër?!")
Bukë e vjetër,malli i vjetër,seç më hapin plagë të re
Dhe,sado jam burrë i vjetër,fluturoi një çast në re...
                          
29 shtator 2001

2.O moj lule manushaqe

O moj lule manushaqe
Ç'më kënaqe,ç'më kënaqe
Kur t'i putha gushë e faqe
Kur t'i putha aq e aqe.
 
Sy e vetull seç t'i putha
Isharet më bëri buza
Dhe u ndeza porsi shpuza
Trupi erdh u mbush  flluga
 
Dhe u ndeza,dhe u dogja
O moj lule,nga të poqa?!...
               
29 shtator 2001
        
3.Pleqëri

Pleqëri,moj  qofsh lanete,a largohesh për një çast?
Me rininë,pakësa,të vete;të shfryj dufttet,t'ia thërras
Ç'ma tund kokën lapurake;majtas-djathtas,më thuaj:jo!
Ik,mbushu,kokësapllake,se dhe bojën s'dua të shoh.
 
Zë shtrëngohesh si cigune;mezalla,s'e lëshon pe
Shpirtin ke si firaune;ku pranon ti moshë të re?!
Edhe mblidhesh,edhe mblidhesh,mu si gjarpëri nën gur
S'ke nga mendja mos roitesh;mendja të ka lënë që kur.
                        
29 shtator 2001
 
4.Aq më bën

Aq më bën që tash u plaka,aq më bën dhe në u zbardha
Tek i zoti ardhka haka,siç vjen pas ditës,nata
Dua që të jem prapë i ri,që të dalë e të dëftrej
Që të madhen dashuri,unë prej zverku ta mbërthej
 
Që të endem,hallakatem,si pa brengë edhe pa hall
Ta lë tutje,tani ,plakjen;pleqëri,moj,vafshë në djall!
Jakë këtu rini e bukur!O çapkënia që s'njeh fre
Mbeta-mbeta duke lutur(pse çapkëne nuk më sheh?!)
                           
29 shtator 2001

5.Mall

Një gllënjkë ajëri nga Shqipëria
Makar dhe një pikël me vesë
Më ikën ,sakaq,pleqëria
Dhe nuk kam më debulesë
 
Se malli aq më ka marrë
Sa dot me fjalë nuk e shpreh
Kurbeti më thinji si djall
Përtërihem vetëm atje  *
*në Shqipëri.
               
13 shtator 2002
 
6.E humba një mik

E humba një mik:për pesë para
Se qe ashik dhe bie në sevda
Se bënte sevda dhe s'njihte kufi
Më humbi,aha;ku është,nuk e di.
 
Me miken ka ikur,që unë nuk e gjej
Me të kokolizur;nuk kam si e mbërthej
Mall kam për të,se qe mik i ditur
Tani s'e kam më;me miken ka ikur.
 
Po jam racional dhe di të arsyetoj:
Ia bëj hallall;se dashuroj...
                      
15 shtator 2002
 
7.Më zuri "gërshëra"

Më zuri"gërshëra" se "qetha"shelege
Ah, sesi u bëra,se po"qethej"sefte!
Që të"qethësh"sefte,nuk është aq kollaj
Hoqa ca"gazepe",pastaj"puna" vajti,vaj...
                       
15 shtator 2002
 
8.Meraku më ka tretur

Për një buzë e për një sy
Për një gushë e për një gji
Jap,ç'kam të shtrenjtë,moj ti
Se më kot nuk jam qejfli.
 
Për një sy e për një vetull
Për një buzë që më ka qeshur
Jap gjithçka që më ka mbetur
Se meraku më ka tretur.
                    
27 shtator 2001
              
9.Një  mall më ka kapur

Një mall më ka kapur si peshkun me grep
Çfarë s'jap për të ardhur;po vuaj për qamet
Nuk di si do bëj,nuk di si ta shtyj
Do zhbëhem i tërë,aty do të vij.
 
Se malli më grreu,më shkoqi,më zhbëri
S'di se si behu;mbarova,i tëri
Lëshohem me yrysht si një kalë dori
Se vdiqa,ta dish,po s'erdha tek ti.
                     
 28 shtator 2001
 
10.Hape gjinë!

Hape gjinë e bardhë,si qai të ngrohtë
Se vdiqa,i lodhur,nga rrugët në botë
Atje ta vë kokën:në gjinë si jastëk
Nuk kam turp në bota më thënka:jazëk!
 
Se malli më lodhi,thuaj më mblodhi grusht
Po gjiri më çlodhi(përse t'më vijë turp?!)
Se shkova nga shkova,kudo,nëpër botë
Po gjëkundi nuk gjeta si gjiri yt i ngrohtë.
                         
28 shtator 2001
 
11.Mos u mblidh grusht

Mos u mblidh grusht sikur paske ftoht
Se ta dish,moj zonjë, e bukur si lot
Mua më dhimbesh shumë kur ashtu të shoh
Se këtë "mbledhje grusht",unë mirë e njoh.
 
E kuptoj pse mblidhesh,edhe pse dridhesh
Shoh fytyrën flakë si në ethe digjesh
Ç'është ky "i ftohtë" me fytyrën flakë?!
Në se mblidhesh grusht,ke rënë në merak.
 
Je mbushur merak,je e mbushur mall
Të tradhtoh fytyra:lulëkuqe-all
Ma shtrëngon dorën si të jetë morsetë
Se ke "nxënë",moj zonjë:di për isharet.
 
Në se mblidhesh grusht,mua më jep shënjë
Më thuaj si me turp(që të vë në shënjë?!)
Se je e vetme,se je e "parritur"
Tash të marrë në krah,aq më ke goditur.
                          
30 shtator 2000
 
12.Më bën isharet

Që pas derës hapur,më bën isharet
Brënda nuk hyn;sikur ke siklet?!
Hajde,kapërceje pragun
Që t'më heqësh mua merakun.
 
Bën të hysh,po s'ke guxim
Pse kështu,o shpirti im?
Ti kujton se bën mëkat
Ndaj nuk hyn,moj faqekartë.
 
S'duroj dot, të zë prej dore
Ja,kështu,moj lulebore
E ta putha buzën që dridhet
Zëmra zu si zok të hidhet.
 
Që të duash,nuk bën mëkat
Dua ta dish,moj zemrartë.
Mos ki turp as dhe pendesë
Dashuria,ndaj nuk vdes.
                
30 shtator 2000
 
13.O Demon bukurie

Si demon që më prish gjumin,ja,kështu,m'u bëre,djalle
Ti ke hyrë në jetën time dhe s'më le të fle,hiç fare
Nuk e di se ç'më ka gjetur;edhe vet dot s'e shpjegoj
Dhe mundohem e mundohem,s'e kam gjetur dot,moj.
 
Në e gjej seç më ka humbur,vlerë nuk ka asnjë çikë
Se dhe mëndjen e kam humbur,e ke marrë ti dhe pikë.
Vij vërdallë e vërdallisem mu si flutura rreth dritës
O demon bukurie,po më djeg mua dita -ditës.
                           
3 shtator 2000
                    
14.Natyrë e qetë

Mbi tryezën time të punës:shkresa e libra,rrëmujë
Ti hyre pa trokitur dhe mëndja m'u bë"ujë!
S'shpejtova  të ndreqja librat(të vija diçka "rregull?!")
Por të mbërtheva ty dhe buzën ta putha i etur.
 
S'pyeta për etikë a moral:morali të shkojë në dreq!
Nga gjithë pikturat që shoh,më pëlqejnë ato:"Natyrë e qetë..."
                             
17 shtator 2000
 
15.Dashuri

Dashuri!Sa pushtet paskërke mbi mua
Megjithëse po plakem,e humbas pusullën si i ri
Humbas në labirinth pa krye e fund
(të gjitha rrugët më duken qorre)
Apo ti më "qorron",o përbindëshe që më mund?!...
                              
 17 shtator 2000
 
16.Xhelozia dhe dashuria

U nisën që të dyja
Dhe bën goxha rrugë të gjatë
Xhelozia plasi:
-Kur ecka dhe kjo"noksania plakë?!!!"
                             
17 shtator 2000
 
17.Si Lagushi

O moj njëzë,o moj njëzë
O moj njëzë si një fëllëzë
Nëmi,moj,syçkëzat
Se më ikën dritëzat
 
Edhe s'kam,moj,si të shoh
Mbeta qorr,moj,oh dhe oh!
Nëma,moj,pak buzëno
Nëma mua,të "ligut-o"
 
Se për të unë jam sëmurë
Koka po më digjet-furrë
Lëmi t'i thithë thithkat
THithkat si dy shtizat
 
Më shpojnë sytë e më "qorrojnë"
Si Lasgushi,dashurojmë
Si ai s'dimë të këndojmë
Po e duamë,ndaj s'e harojmë.

17 shtator  2000
 
18.Unë dhe bota

Bota më ka mbajtur në krahë
Se ja  që qenkam i vogël
Dhe bredh nëpër dynja
Se dua të rritem(s'dua të rri i"vogël?!")
 
Dua që dhe unë të rritem
Dhe botës t'i kthej borxhin:ta mbaj në krahë
Me botën zë e "rrihem"
Se ajo s'ma ndan "shkopin",varda,
 
Pra,me botën zëmë e "rrihemi"
Dhe ke parë:me botën duhemi e s'nginjemi.
                      
17 shtator 2000
 
19.Ma preve rrugën

Seç ma preve rrugën,mua,shul e shul
Buza jote e qeshur,fytyra purpur
Buza që të qesh është për mua sinjal
Flitet dhe pa folur veç kur ke mall.
 
Në më preve rrugën,e bëre kastile
Ndaj të ndoqa pas,o moj mikja ime
Erdha unë pas teje,si qingji manar
Gjaku nëpër deje,tanimë qe valë.

16 shtator 2000
                
20.Më rri mbi karrige

Më rri mbi karige,këmbë përmbi këmbë
Unë,o moj fsinike,ha veten me dhëmbë
Vij dhe afrohem,po ti nuk je vetëm
Uë po përgjërohem;të them të vërtetën.
 
Afrohem dhe ca;mënd po bëjmë "masë?!"
Dua t'i vrasë "ata",se sa nuk po pëllcas.
Pse s'ikin tani,që të mbesim vetëm
Mos paça njeri(do t'i "vrasë",patjetër)
 
Mandej,ne të dy,do të jemi vetëm
Pa të puth në sy,pa të puth në vetull
Mirë bën që ikën,se do bëja "krim?!"
Se për dashuri,unë s'pyes hiç për çmim...
                    
19 shator 2001

___________

Cikël me poezi
 
Nga Përparim Hysi
 
1.Mos kërko...
"Njerëzit idealë e  kanë vëndin në muze"
                                     Çaplin

Mos kërko tek unë njeriun ideal
Se unë jam si çdo tokësor tjetër
Në se jam i çiltër dhe bujar
Por egon e kam;më bluan si krimb i vjetër.
 
Pra,siç të thashë,edhe unë kam  huqe
Ti,mos më çmo veç me syrin tënd
Se,në më quan  jashtëtokësor,më skuqe
Unë nuk jam përjashtim;s'do mënd!
                          
2 shtator 2000
                 
2.Kur nuk shkruaj

Kur nuk shkruaj,më duket vetja si kot
Domethënë,vegjetoj dhe nuk bëj asgjë.
Bëhem nervoz,cingërosem fare kot
Ideja e të shkruarit,tinëzare nuk më lë.
 
Kur shkruaj,duket sikur jetoj
(Medemek,më shikoni;jam i zënë me punë!
Pra,siç shihet,kohën kot s'e çoj
Shkruaj dhe e vras mërzinë unë.
                        
23 shtator 2002
                     
3.Nuk e di

Nuk e di a të kam thënë
Je mademë e je si hënë.
Ja,së fundi,tek të thashë
Pres përgjigje se po plas.
 
Pres përgjigje sa s'po plas
Jam i mbushur me maraz
Fol me gojë,o gurelmaz!
A e sheh që po firaps?!...
                         
23 shtator 2002
                        
4.E zbrita hënën nga qielli

E zbrita hënën nga qielli
E solla tek këmbët e tua
Ta solla peshqesh,o moj Leni,*
Mbaje,se kaq fort të dua.
 
Ta çash këtë zëmrën time
Do të shohësh si rreh për ty
Dhe mbytem me ngashërime
Për ty,moj mike,për ty...
*mikja ime
                     
23 shtator 2002
                        
5.S'mund të harroj

S'mund të harroj unë sharmin tënd
S'e harroj,sado të shkojnë vite
Kujtimi për ty është i shtrenjtë
Sa mall  kam për ty,o moj mike.
 
Më mbushet zëmra me aromën tënde
(se ç'kish të veçantë ajo aromë?!)
Ku je dashuri?Ah,sa ma kënde
Që t'i puth ato buzë që lëng kullojnë.
                         
27 shtator 2002
                        
6.Dot s'të thashë

Sa qeshë afër,dot s'të thashë
Se të doja sa më s'ka
E thënë shkurt:isha frigaç
Për së largu,zbraz dogrra.
 
Më së fundi,ja,ta thashë
Kam kaq kohë që unë të dua
Nga e keqja sa s'pëllcas
Ah,t'më marri dreqi mua!
                      
27 shtator 2002
                    
7.Sa kam pritur

Sa agime kam pritur krahëhapur
Pa mbyllur sy tërë natës
Malli me grep më ka kapur
Dhe loz me mua "haptas"
 
Kjo"lojë" më shkakton dhimbje
Se moshën s'e kam që të"loz"
Mbushem me plagë dashurie
Tërë ditën e ditës-nervoz.
 
Askush nuk më qan mua hallin
( e kush ka,fundja,ngenë tim?!)
S' e dinë sa të madh e kam mallin
Për ty,për ty,o shpirti im...
                        
27 shtator 2002
               
8.Mos më merr për Uratë

Kur më flisje për  një dashuri
(Natyrisht, s'më more për uratë)
Kërkoje të bëje analogji
Dhe,më duket,se pate fat?!
 
Se"urata" qe usta i vjetër
Kish rënë me kohë nga fiku
"Shëroi" një plagë të vjetër
Siç bën,gjithmonë,ashiku.
                      
27 shtator 2002
                 
9.Dale,dale...

Dale,dale,moj lulëkuqe!
Se jam plak,i mbushur huqe
A e sheh që heq me supe,
Sa shoh sy e vetullçupe?!
 
Më rreh zëmra si zogsute
Jap me çap e jap me supe
Herë përdrejt e herë hajdutçe
Po të zura,nuk njoh turpe.
 
Jam i regjur,litar-zhuke
E çfarë s'bëj për ty,moj ruspe?!...
                         
27 shtator 2002
                   
10."Kolonelit" nuk ka kush t'i shkruaj

Unë jam "koloneli" që s'ka kush të më shkruaj
Mos u mundoni që të lexoni Markesin
Nga kjo heshtje e gjatë,natyrisht që vuaj
Askush s'ka nge;që të më heqë sikletin.
                         
28 shtator 2002
                      
11.Kur ma hape gjirin

Kur ma hape gjirin mua,
THashë se zura qiellin e shtatë?!
Se atë gji aq fort e dua
Qe sheqer e më qe mjaltë.
 
Mjaltë më qe;pa vënë në zjarr
THithe e thith e s'ndjej të ngopur
Por dhe mjalti bën "zarar"
Kot nuk rashë unë si i "ngordhur?!..."
                          
28 shtator 2002
                    
12.Nuk jam Bajroni

Unë nuk jam Bajroni që u vra në Mesollonjë *
Natyrisht,s'pretendoj si ai të jem poet
Po për Amerikën,në u dashtë,bëhem mburojë
Në u sulmoftë ajo,e fal timen jetë.
 
Se Amerika e do popullin tim
Për popullin shqiptar ka dhënë kontribut
Unë s'jam njeri,po thjesht një biçim
Në s'jam me të,kur ajo shkon në luftë.
*në Greqi
                         
25 shtator 2001
                       
13.Na është gjendur Amerika

Që nga "koha e Wilsonit" na është gjendur Amerika
Dhe në kohën e Klintonit,po me ne,Amerika
Edhe Bushi,dhe kushdo,veç mbështesin Shqipërinë
Ndaj kush prek Amerikën,sikur prek vëndin tim.
 
Kush flet për "luftë fetare"(ky sllogan mua më nxeh)
Paragjykim nuk ka hiç fare(nxirr pasqyrën,pa e sheh)
Se Sërbia është krishtere;Amerika mbroi Kosovën
Si tani dhe kurdohere,parasysh e kini provën.
                            
25 shtator 2001
                       
14.Më  ka marrë malli

Më ka marrë malli të bëj dashuri
Si njëherë e një kohë,kur isha i ri.
Të dalë e të çmallem me miken që dua
Nga hallet të ndahem;më mbytën,pothua.
 
Të shtrihem lëndinave a tutje,në livadh
Mes trëndelinave,atje,mbushur fllad
Në flladin e mëgjeseve spërkatur me vesë
Që halleve  e derteve,mos ua kem për pesë
 
Malli më ka marrë,po s'është hiç e mundur
Që tutje të dalë(varë buzët,i mundur)
Dhe krrusem e krrusem këtu mbi makinë *
Se hallet më mbytën,ndaj shkruaj për dashurinë.
* makinë shkrimi.
                               
25 shtator 2001
                  
15 Kur ma hape gjoksin

Kur ma hape gjoksin ti,unë thashë se u hap parajsa
Se ta dish, o mike ti,aq e  madhe më qe ngasa
E ç'kërkoja unë më shumë?S'kish gjëkundi më të lumtur
Tash kujtimet vijnë si lumë( mike,moj,po ku je futur?!...)
                              
25 shtator 2001
                     
16.Si flutura

Si flutura që loz rreth flakës
Po "loz" me mua tek sillesh përqarkas
Në flutura loz dhe s'di që do digjet
Ti me zjarrin loz dhe hiç nuk frikesh
                           
25 shtator 2001
                      
17.Më ngrinë mendimet

Mendimet më "ngrinë";si në akullnajë
Dhe muza,kuptohet,që ngriu
Nuk di në do shkrijë më pastaj
Se e kam humbur pusullën,i ziu.
 
Duarët i vë mbi karelë për forcë zakoni
Dhe,po për forcë zakoni,ulem mbi makinë
Nuk di për mua se çfarë mendoni
Por ja që mëndimet më ngrinë.
 
Kjo gjëndje lantante më mërzit
se kush do që të rrijë i ngrirë
Kurbet,o kurbet,po më lajthit
Shpirti për Shqipëri u bë fir...
                   
2 shtator 2001
                 
18.Do të plakesh

Do të plakesh,do të thinjesh një ditë
Sç jam plakur dhe thinjur dhe unë
Nëse sot je si trëndafil dhe feks si dritë,
Do vyshkesh,do thahesh,do dukesh si majmun?!!!
 
Nuk ta them këtë gjë që të përçudnoj
Të të fyej nuk dua;Zoti mos e dhëntë!
Po a s'jam për vete, si majmun,tani,moj?
Dhe kjo nuk është stisje;po ndodh me gjithkënd.
                       
2 shtator 2001
                     
19.Feks si meteor

Ja tek feks si meteor
E rrëshqet porsi një dritë
Vetëm kaq dhe bën me dorë
Jep një shënjë që më nxit
 
Që të sulem unë pas dritës
O pas gjurmës që ti le
E ku kam shpejtësinë e dritës
Se u sula,po s' u pe.
 
Tash u futa unë në valle
Der në fund dua ta kërcej
Se kjo dritë më ra havale
Derman s'kam gjersa ta gjej.
                      
2 shtator 2001
              
20.Fuqinë e dikurshme s'e kam

Fuqinë e dikurshme s'e kam
Dëshirën dhe nepsin të madh
Nuk di unë seç dreqin kam
S'e shoh që koka m'u zbardh?!
 
Mbi kokë ka filluar bryma
Po zëmra siç duket s'dëgjon
Se sa nuk më mbahet fryma
Kur shoh një vajzë si beronjë.
                           
2 shtator 2001


(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora