E shtune, 27.04.2024, 07:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Përgëzime për festën, pije dhe ëmbëlsira…

E marte, 22.09.2009, 01:19 PM


Blerim Rrecaj

Përgëzime për festën, pije dhe ëmbëlsira…

Kthehem në shtëpi me një gazetë,një libër dhe një çokolatë në çantë. P os tjerash pashë edhe disa aktivistët të “Vetevendosjes” që me anën e një aksioni mundoheshin të tregonin edhe per fytyrën e Euleksit duke shkruar mbi pllakatet e ngjitura të tij per 467 raste në gjygjesi e 15 raste krimi duke shkruar me ngjyrë të kuqe edhe tri protokolle me Serbinë. Njëri shkruan tre a katër i rrinë afër, disa ia mbajnë një shkallë ndërsa një vajzë e fotografon aksionin.Ky aksion kryhej përpara katedralës, aty ku dikur eksistonte një shkollë me emrin “Xhevdet Doda”… Kthehem në shtëpi( në të vërtetë në banesë)… Më vonë dikur zhytem në një bisedë të zgjatur telefonike me vllaun në Gjermani. Pos tjerash më pyet edhe për situatën në Kosovë. Mirë, more, mirë si në Kosovë i them…Natë. Më sonte nuk do te zgjohemi në syfyr. Neser e diel. Ditë Bajrami.
Sot dita e Fiter Bajramit. Ceremoni te zakonshme zhvillohen ku në qender të saj dominojnë kryesisht vizitat familjare. Porositë telefonike dhe mjaft kohë do të kemi edhe me telefonat mobilë… Me mëngjes e marrim rrugën për kryeqytet dhe vizita të shkurtëra bëjmë tek ato pesë gjashtë familje të afërmish. Pije, ëmbëlsira, pemë na servohen në të gjitha këto ndeja. Mundohemi të mos e teprojmë me to. Kur të kthehemi në shtëpi do t’i presim ata që do të vijnë. Atmosrferë feste, dhe dita duket paksa më e gjatë. Ne ditën e dytë të kësaj feste marrim udhë nga fshatrat dhe edhe atje do ndalemi në mjaft vende, si te mixhallarët e babait, te daja, tek një motër e gjyshes, te tezja, te miqtë... Do të na ushqejë edhe ajri i mirë dhe natyra e mrekullueshme e fshatrave…Urimet, pijet, ëmbëlsirat vazhdojnë të na shoqërojnë. Eshtë ditë me diell. Dhe e hënë. Sot e martë dita e tretë e Bajramit. Njerëzit ende e urojnë njëri tjetrin, pra ata që ende nuk janë parë mes vete…


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora