Kulturë
75-vjetori i Brigitte Bardot
E merkure, 23.09.2009, 10:29 AM

Pas skandalit ndërkombëtar që provokoi në vitin 1956 me filmin "Dhe Zoti krijoi gruan", Brigitte Bardot u shpreh në një interv-istë se nuk do të kishte dashur kurrë që të lindte. "Dje ‘eksporti‘ më me vlerë i Francës, pas ‘Renault‘, mbushi 75 vjeçe", sipas fjalëve të vetë ish-Presidentit de Gaul. Bota e modës dhe e kinemasë e ka risjell sërish në vëmendje të saj këtë ikonë të shekullit XX.
Kur vendosi "të dalë në pension" në vitin 1973, ishte vetëm 39 vjeçe, por me 50 filma në karrierë. Ajo u tërhoq në shtëpinë e saj në San Trope dhe iu kush-tua me kohë të plotë borës dhe mbrojtjes së të drejtave të kafshëve. Këtë vend do ta linte vetëm kur i duhej të protestonte për mbrojtjen e kafshëve nëpër vende të ndryshme të botës. Gjatë gjithë jetës dhe sidomos pasi u tërhoq nga kinemaja, ajo ka qenë vetvetja, madje edhe në paraq-itjen e jashtme, duke mos u munduar që t‘i shtojë fytyrës apo trupit të saj asgjë të tepërt përveç atyre që ia kishte dhënë natyra. Nuk ka kryer asnjë operacion plastik, ndërkohë që shumë bashkë-moshatare të saj të botës së kinemasë e kanë "ndrequr" fytyrën me bisturi që hershëm. Bardot është ndër të rrallat aktore që vazhdon t‘i mbetet besnike autenticitetit të saj, fytyrës që ia ka falur Zoti, edhe pse ajo me kalimin e viteve është rrudhur dhe është tkurrur. Ajo ka refuzuar njëherazi jo vetëm ndryshimet fi zike, por edhe hipokrizinë njerëzore dhe shpesh thotë se po aq të pavlera janë edhe kujdesi, përllogaritja dhe parapër-gatitja për diçka. Kur doli për herë të parë në publik në vitet ‘50, Franca dhe bota nuk ishin të përgatitura për të. "Gratë e brezit tim e mbajnë fare mirë mend foton time të parë në kopertinën e revistës ‘Elle‘", thotë Bardot. Ajo është fotoja e një biondeje shumë elegante dhe sharman-te, që kishte pozuar si të ishte një kërcim-tare e vërtetë. Por në këtë foto një sy i vëmendshëm do të vinte re diçka që nuk ishte shfaqur më parë në shoqëri, qoftë edhe në botën e modës. Kjo ishte diçka vajzërore dhe e pastër. Para Bardot, ad-oleshentet nuk përfshiheshin në jetën publike, madje as në botën e modës. Me të ndodhi një ndryshim i madh, që u pasua nga të tjera aktore e modele të moshës së hershme. Sipas specialistëve, Bardot krijoi një modë të sajën dhe bashkë me të një stil të ri jetese. Më në fund adoleshentet nuk do të visheshin më si gra apo fëmijë, por si vajza në prag të rinisë. Dhe kur Bardot u bë grua, bota u çmend fare. Në moshën 18-vjeçare ajo u martua me Roger Vadim, regjisorin me të cilin luajti edhe të përdalën në fi lmin "Dhe Zoti krijoi gruan". Në vitet që pa-suan dhe që u "sunduan" nga James Dean dhe Elvis Presley, format dhe vësh-trimi i saj shkaktuan një revolucion të papritur e me përmasa të paparashi-kuara dhe me filmin e mësipërm ky revolucion arriti pikun e tij. Bardot inter-pretonte Juliete, një grua me një oreks të jashtëzakonshëm për seks. Skena kur ajo kërcen me fl okë të lëshuar, zbathur dhe me fustan të shkurtër, është një nga skenat që përcaktuan kinemanë e atyre viteve dhe përbën një gur kilometrik edhe në vetë historinë e kinemasë. Një kritik i një të përditshmeje amerikane shkruante: "Për sa i përket Bardot, ajo çka i çmend meshkujt nuk është perfor-manca e saj në shtrat, por ajo çfarë mund të bëjë. Ajo është një fenomen i pabe-sueshëm që mund të arrish ta kuptosh vetëm kur e ke përballë". Filmi "Dhe Zoti krijoi gruan" ishte një fi lm që skandalizoi Amerikën dhe suksesi e kundërshtitë që ai krijoi shkaktuan një boomerang të vërtetë në Europë. Në vitin 1958, bot-uesi i asaj kohe i revistës së famshme parisiene, "Paris Match", i dedikoi një artikull 8-faqësh çështjes "Bardot". Ai e konsideroi një fenomen për t‘u studiuar, në të cilin duhet të bëheshin bashkë sociologë, antropologë, psikologë, për të dhënë shpjegimet e duhura në lidhje me rrënjët dhe ndikimin e fenomenit "Bar-dot". Ai analizoi veçanërisht ngjarjet në Shtetet e Bashkuara, që në disa raste kishin shkuar në ekstrem. Kështu, kishte raste kur pronarët e kinemave ishin ar-restuar për shkak të shfaqjes së fi lmit. Pas shfaqjes së fi lmit madje pritej që trans-metimi i tij të ndalohej. Ndërsa për sa i përket artikullit të "Paris Match", në fund të tij shkruesi konkludon: "Bardot është një imorale nga koka te këmbët". Madje në të thuhet se Bardot duhet të ndalohet nga ekranet e kinemave. Ndërkohë, in-telektualët francezë, të përballur me


Komentoni
Artikuj te tjere
Gjon Keka: Sulltanizëm i kulluar
Demir Krasniqi: Bashkëpunimi në fushën e folklorit me Lorenc Antonin
Kalosh Çeliku: Oda e miqve
Poezi nga Gjokë Sokoli
Blerim Rrecaj: Përgëzime për festën, pije dhe ëmbëlsira…
Cikle me poezi nga Përparim Hysi
10 shkrimtarë të mëdhenj që s’kanë marrë Nobel
Harilla Koçi: Skënderbeu, një portret i panjohur në arkivin e Sienës
Gjon Neçaj: Kur mësohej fshehurazi gjuha e huaj...
Kujtim Mateli: “Ikja e muzave” dhe viti i mbrapshtë ’97
Kujtim Agalliu: Mahmoud Darvish, poet i humanizmit
Qamil Foniqi: Evropë Jo!... (Cikël poetik)
Arbër Arapi: Rosalie Prudent
Muharrem Sfarqa: Një libër i ri për Kosovën në gjuhën Gjermane
Alma Papamihali: Intervistë me aktorin shqiptar Herion Mustafaraj
Dibrani - Transport: Gëzuar Bajramin
Mustafë O. Hoxha: Motiv deti- arbëreshë
Isuf Zela: "Majekrahu", një perlë e rapsodisë shqiptare
Sejdi Berisha: Pushimi në dhomën time, ose leximi i lumturisë që nuk ekziston...! (Ese)
Kalosh Çeliku: Beqaresha partiake