E enjte, 01.05.2025, 01:36 PM (GMT+1)

Kulturë

Asllan Dibrani: Masakra në Reçak të Kosovës

E merkure, 23.09.2009, 07:00 PM


 Skicë në  karikaturë e masakres serbe në Reçak  të Kosovës nga Asllan Dibrani 1999
Skicë në karikaturë e masakres serbe në Reçak të Kosovës nga Asllan Dibrani 1999

Asllan Dibrani


Masakra në Reçak të Kosovës
             
Ky  është i biri i shkaut

 preu pleqë,  gra e fëmijë

në shtëpi , na ka ardhë armiku

na prishi besën e njerëzinë

zakon  u lumturi

ku të shkojmë nga kjo votër

gjakun e bëri  lum ,e lumin e bëri gjak

toka u skuq  sikurse lumi

u mbush livadhi me kufoma

u mbush prroni e u  mbush mali

lulet i vyshku dhe i thau

gëzimin e shëndrroi në pikllim

buzëqeshjet u ndalen në Reçak

të vrarë në shtëpi

të prerë në oborr

të vrarë në shkollë e kudo

të prerë e të sakatosur

të masakruar e të varrosur

disa të mbetur as gjallë e as te vdekur

terror ,tmerr,torturë e  pa parë

nga t'bijt e shkinës  Serbi

masakër e barbari

Rusia  i ndihmon këta këlysh

Europa është e përgjumur

Amerika  u alarmua

o i biri shkaut ,shporru nga ky vend

ky është  vend i shenjtë

ky është vend i dashurisë

ky është vend i lirisë

këtu është Reçaku i Kosovë së shtrenjtë

Reçaku i gjakut të lirisë

po a durhoet  shkau ma kështu

or burra shqipetarë?

ku jeni?

dilni zot atdheut            

bashkohuni or të mjerë!

rreth  një ushtrie ,rreth një flamuri

jemi një  komb, një gjuhë kemi

a s'po e shihni, si jeni shkapërderdhë

ca në  UÇK  e ca në Fark

njëri  në  parti e tjetëri në manifiki

ah njerëz të ligj  e  të pa kurriz

të pa moral e tradhtarë

dikush nuk e prishë  kumbarinë  me Sërbinë

 dikush  në lluks  e dikush

vdes edhe për një kafshtë bukë

dikush n'kafe e dikush  në deti

a s'po e shifni mor faqe zi

se çka është duke bërë

Sërbia

don me na çfaros

nga faqëja e dheut

turp ,turp ,turp për ju

bishtroni sa të duani

por vet LIRIA nuk do të vijë...



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx