Asllan Dibrani: Masakra në Reçak të Kosovës
| E merkure, 23.09.2009, 07:00 PM |
 |
Skicë në karikaturë e masakres serbe në Reçak të Kosovës nga Asllan Dibrani 1999 |
Asllan Dibrani
Masakra në Reçak të Kosovës
Ky është i biri i shkaut
preu pleqë, gra e fëmijë
në shtëpi , na ka ardhë armiku
na prishi besën e njerëzinë
zakon u lumturi
ku të shkojmë nga kjo votër
gjakun e bëri lum ,e lumin e bëri gjak
toka u skuq sikurse lumi
u mbush livadhi me kufoma
u mbush prroni e u mbush mali
lulet i vyshku dhe i thau
gëzimin e shëndrroi në pikllim
buzëqeshjet u ndalen në Reçak
të vrarë në shtëpi
të prerë në oborr
të vrarë në shkollë e kudo
të prerë e të sakatosur
të masakruar e të varrosur
disa të mbetur as gjallë e as te vdekur
terror ,tmerr,torturë e pa parë
nga t'bijt e shkinës Serbi
masakër e barbari
Rusia i ndihmon këta këlysh
Europa është e përgjumur
Amerika u alarmua
o i biri shkaut ,shporru nga ky vend
ky është vend i shenjtë
ky është vend i dashurisë
ky është vend i lirisë
këtu është Reçaku i Kosovë së shtrenjtë
Reçaku i gjakut të lirisë
po a durhoet shkau ma kështu
or burra shqipetarë?
ku jeni?
dilni zot atdheut
bashkohuni or të mjerë!
rreth një ushtrie ,rreth një flamuri
jemi një komb, një gjuhë kemi
a s'po e shihni, si jeni shkapërderdhë
ca në UÇK e ca në Fark
njëri në parti e tjetëri në manifiki
ah njerëz të ligj e të pa kurriz
të pa moral e tradhtarë
dikush nuk e prishë kumbarinë me Sërbinë
dikush në lluks e dikush
vdes edhe për një kafshtë bukë
dikush n'kafe e dikush në deti
a s'po e shifni mor faqe zi
se çka është duke bërë
Sërbia
don me na çfaros
nga faqëja e dheut
turp ,turp ,turp për ju
bishtroni sa të duani
por vet LIRIA nuk do të vijë...
Eningen Gjermani 1999
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.